Aktori francez Gérard Depardieu që më hershëm ka marrë nënshtetësinë ruse, me një ceremoni që u organizua në Paris, kaloi në Ortodoksi.
Ceremonia e Pagëzimit mes së cilës Gerard Depardieu kaloi në besimin ortodoks, u njoftua se u organizua në kishën e Aleksandru Niefski në Paris.
Një burim nga kjo katedrale që foli për Sputnik, tha se: “…mund t’ju siguroj për faktin se u pagëzua në Katedrale.”
Burimi i informacionit tha se ceremonia e pagëzimit të aktorit francez u bë në mesditën e së Dielës, duke u zhmangur për të dhënë detaje.
Një nga nunët ishte greko-francezi Nikos Aliagas, një nga ‘TV host & show man’ më të njohur në Francë.