Uashington: Marrëveshja Sërbi-Kosovë Firmoset – Rama në Tiranë FeisBUKOSET!

Më 4 tetor 2019, Donald Trump emëroi Richard Grenell si i Dërguar Special i Presidentit për Negociatat Paqësore mes Sërbisë dhe Kososvës. Pas disa muaj bisedimesh diplomatike, më 20 janar 2020, Grenell fasilitoi negociatat mes Sërbisë dhe Kosovës ku dy kombet ranë dakord të ulin valën e përplasjeve mes tyre, pas dy dekadash. Një Samit për Paqe i organizuar më 27 janar 2020 mes dy palëve u caktua të mbahej në Washington D.C., por u anullua pas thirrjes së Hashim Thaçit, i cili u akuzua për krime potenciale lufte.

Duket që asgjë të mos jetë rastësi, dora e kancelares e shtrirë edhe në Gjykatat Europiane, por përkrah Kancelars Kasner-Merkel, Amerika punonte e paepur dhe ishte në një rrugë pakthim, mesa e vërtetoi marrëveshja e para disa ditëve mes dy vendeve.

Një takim i ri që do të bëhej në Shtëpinë e Bardhë u organizua nga Grenell dhe u caktua për më 3 dhe 4 shtator 2020. Grenell, përkrah Robert C. O’Brien, bashkëdrejtuan bisedimet. Më 4 shtator, marrëveshjet u nënshkruan nga Presidenti sërb Aleksandar Vučić dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në prezencën e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Dy dokumente të veçantë mes dy palëve u nënshkruan, një nga Vučić dhe tjetri nga Hoti. I vetmi ndryshim mes dy dokumenteve ishte klauzola e fundit, që ka lidhje me marrëdhëniet e dy vendeve me Izraelin. Të dy dokumentat kishin për parathënie një shënim përshëndetës nga Donald Trump.

Pas nënshkrimit të dokumentave në ceremenoni e organizuar, disa përdorues të Media-ve Sociale dhe gazetarë vënë në dukje faktin se Vučić të ishte i painformuar për klauzolën e fundit që kishte të bënte me shpërnguljen e Ambasadës sërbe në Izrael, nga Tel Aviv në Jeruzalem. Teksa Trump njoftonte lajmin e shpërnguljes së Ambasadës sërbe, kurse Vučić shfaqet i konfuzuar dhe i shastisur, shfeton marrëveshjen dhe më pas fërkon kokën me duar. Gjithçka e marrë fund.

Teksa merrnin pjesë në takimin negociator me prezencën e Shteteve të Bashkuara për çështje ekonomike, Kosova dhe Sërbia janë angazhuar të vazhdojnë të jenë në dialog paralel, udhëhequr nga Bashkimi Europian, lidhur me dialogun që ka qënë i fokusuar në mosmarrëveshjet politike mes dy vendeve.

Domethënë, Amerika i solli në një marrëveshje ekonomike, ndërsa për të bërë satirën e superfuqisë globale, Trump i transferon dy vendet tek BE-ja, për të vazhduar dialogun (vallaha) politik.

Marrëveshjet

Dy dokumentat që u nënshkruan mbanin titullin “Normalizim Ekonomik” dhe fillonin me preambulën “Sërbia [Beogradi] dhe Kosova [Prishtina] bien dakord t’i japin shtysë përpara normalizimit ekonomik duke rënë dakod përsa më poshtë”.

Nën termat e marrëveshjeve të nënshkruara, për një periudhë 1-vjeçare, Sërbia do të pezullojë përpjektjet e saj që inkurajonin shtetet e tjerë të mos njihnin Kosovën, apo të revokonin njohjen e saj. Në shkëmbim të kësaj, Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësime të reja në Organizata Ndërkombëtare për të njëjtën periudhë kohore. Janë bërë gjithashtu angazhime për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e njerëzve të zhdukur nga konfliktet 1998-99 dhe për të rehabilituar refugjatët nga ai konflikt dhe nga pas-lufta.

Kosova dhe Sërbia ranë dakord të kryejnë një studim të përbashkët fizibiliteti për të lidhur Beogradin dhe Prishtinën me hekurudhë dhe më tej më pas, me një linjë hekurudhore që i çon thellë në portin detar, në brigjet e Detit Adriatik. Të dyja palët ranë dakord me ‘Korporatën e Financës për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara’ dhe me ‘EXIM Bank të Shteteve të Bashkuara’ mes një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’, për të realizuar Autobandën e Paqes, lidhjen hekurudhore mes Prishtinës dhe Merdares, lidhjen hekurudhore mes Nish dhe Prishtinës, financimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe projekte të tjera. Ata do të operacionalizojnë gjithashtu pikën administrative të kalimit të Merdares në kufijtë mes dy kombeve. Ata do të drejtojnë studimin e fizibilitetit me ‘Departamentin e Energjisë së Shteteve të Bashkuara’ lidhur me ndarjen e Liqenit Gazidova / Liqeni Ujmani, si një burim i sigurtë i ujit dhe energjisë.

Si pjesë të marrëveshjeve, Sërbia dhe Kosova, të dyja ranë dakord të jenë pjesë e Zonës ‘Mini Schenken’.

Të dyja palët do të njohin diplomat dhe çertifikatat profesionale të tyre.

Gjithashtu, të dyja palët vendosën të punojnë me ‘Bankën e Eksport-Importeve të Shteteve të Bashkuara’ dhe me ‘Korporatën e Financës për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara’ për të financuar projektet dhe sipërmarrjet. Shtetet e Bashkuara u premtuan palëve kredi të buta të garantuara nga Qeveria e SHBA-ve për të siguruar fondet e zhvillimeve strategjike infrastrukturore.

Sërbia ra dakord të shpërngulë ambasadën e saj të Izraelit në Jeruzalem, nga Tel Aviv, në korrik 2021, dhe Izraeli dhe Kosova ranë dakord për njohje të dyanëshme dhe për vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Kosova njoftoi gjithashtu se do ta vendosë ambasadën e saj të Izraelit në Jeruzalem. Duke vepruar kështu, Sërbia do të bëhet vendi i parë europian dhe Kosova vendi i parë me mazhorancë muslimane, që do ta vendosin amabasadën e tyre në Jeruzalem.

Çdo palë do të largojë pajisjet 5G nga rrjetet e telefonisë së tyre celulare që u jepeshin nga “kompani të pabesueshme” dhe t’u ndalohet atyre e drejta për të hyrë në tendera në të ardhmen. Zyrtarë nga Sërbia dhe Kosova thanë se kjo referencë kishte të bënte me kompanitë kineze në të dyja tregjet, si përshembull ‘Huawei Technologies’. Të dyja palët u angazhuan të mbrojnë dhe të promovojnë lirinë e besimit, duke përfshirë ripërtëritjen e komunikimit ndërgetar, mbrojtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore lidhur me Kishën Ortodokse Sërbe. Dëmshpërblim i vazhdueshëm i pronave të patrashëguara dhe të pakërkuara të hebrenjve nga koha e Holokaustit.

Marrëveshjet përmbajnë dispozita mes së cilave Sërbia dhe Kosova e përkufizojnë Hezbollah-un si organizatë terroriste dhe se mbështesin mosndëshkimin e homoseksualitetit kudo në borë.

Vende pro marrëveshjes Sërbi-Kosovë:

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu bëri një deklaratë pro pranimit të marrëveshjeve dhe shkroi: “Vendi i parë me një mazhorancë muslimane që hap ambasadën në Izrael. Siç ju kam thënë para pak ditësh, rrathët e paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohen dhe pritet që edhe kombe të tjera të na bashkohen”.

Kryeministri Kosovar Avdullah Hoti tha se: “Nënshkrimi i marrëveshjeve është moment madhështor për Kosovën dhe rajonin”.

Kryeministri i Sërbisë Aleksandar Vučić the se: “Marrëveshjet janë një hap vigan përpara”.

Kurse për Presidentitn Trump, marrëveshjet shënuan një ditë historike. “Ka patur shumë luftë, por tani do të ketë shumë dashuri. Ekonomitë mund të sjellin popujt bashkë”.

Vende kundër marrëveshjes Sërbi-Kosovë:

Lidhja Arabe kritikoi vendimin e Sërbisë dhe Kosovës për të hapur ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Ministri i Jashtëm dhe i të Mërguarve i Palestinës denoncoi atë që ishte çertifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump, që lidhet me hapjen e ambasadave të vendeve në marrëveshje, në Jeruzalem. Ministri palestinez e karakterizoi këtë vendim si akt agresioni kundër popullit palestinez, një vendim që cënon të drejtat e njeriut.

Turqia shprehu shqetësimin e saj rreth vendimit që Sërbia do të shpërngulë ambasadën në Jeruzalem duke e përshkruar atë si: “…një dhunim i pastër i ligjit ndërkombëtar”. Turqia gjithashtu thuajse i dha ultimatum Kososvës për të mosvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem.

***

Po Kryeministri Rama ku, me kë, përkrah kujt gjendet vallë?!

Sigurisht, kurrsesi nuk mund të imagjinoj se gjendet përkrah “rrezikut të shkatërimit të Amerikës”, Presidentit Donald Trump! Për rrjedhojë është tashmë edhe kundër Kosovës dhe Sërbisë? Politikan i vogël dhe i paaftë Rama? Më keq akoma, i kapur dhe i vartur nga klanet sorosiane, majtisto-globaliste në perëndim (në dishezë).

Në një status të stërzgajtur dhe të stërgjatë, mes të cilit nuk është e qartë se kujt i drejtohet ekzaktësisht Rama, Trump-it apo opozitarëve të tij në çështjen e Kosovës, kryeministri i shqiptarëve citon (po shkëpus pak fjali ankthi dhe çoroditjeje, si dhe po i komentoj shkurt meqë më jepet e drejta me ligj):

“SHËNIM PËR NJË KEQKUPTIM TË MADH.

Rama do të thotë që ishte në një mendje me Trump-in dikur por është keqkuptuar? Nuk paskemi dëgjuar asgjë akoma.

Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!…

Në rolin e mësonjësit i thotë “bukur” Trump-it dhe më pas sërbëve dhe kosovarëve. E kuptojnë shumë mirë shqiptarët konotacionin e kësaj ndajfoljes “bukur”.

E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s’ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.

Sërbia dhe Kosova deri më tash paskan bërë faj që nuk komunikonin, por ky ka bërë edhe më shumë faj teksa në stadiumet e Sërbisë u lëshonte flamurin “autoktonus” sërbëve, ndërsa nën rrogoz me Thaçin dhe Sorosin thurrnin plane, por nga ato që fare publikisht nuk i shfaqnin, sepse prisnin Kancelaren Kasner-Merkel t’i shpallte. Por ja që u parapriu Trump-i në një linjë totalisht të paimagjinuar nga Rama-Thaçi-Soros.

Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte “Minishengenin” e ashtuquajtur – për mua është Shengen Rajonal, aspak “mini”!

Kosova nuk e pranoi Mini Shengenin. Atë e pranuan, që të mos themi gjëra të paqëna. Për Ramën qënka Shengen rajonal, që do të thotë se është edhe Shqipëria në të. Dhe në qoftë kështu, padyshim që do të jetë pa të, pa Ramën pra dhe pa çdo sorosian sot në terrenin e molepsur politik shqiptar. Por kjo do të vonojë mesa duket.

Më ka “lodhur” vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.

Ja edhe pak Gjermani për aleat të madh, sepse me SHBA-në dhe Presidentin Trump nuk ka sesi të ketë aleancë Kryeministri Rama. Por edhe paturpësisht baltë mbi Haradinajn dhe disa të tjerë.

Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s’përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.

Paska humbur shanse Kosova që nuk përsëriten? Domethënë kjo marrëveshje nuk qënka e “bukur”, por na qënka me shanse të munguara dhe të humbura në një “ndeshje” politike dhe diplomatike. Tezë, antitezë ky status i çoroditur.

Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatë gjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes “patriotëve” dhe “tradhëtarëve”, në daç atje e në daç në Tiranë.

Kryeshqiptari i përkohëshëm që ngallos kosovarët. Fjalë kryeministri vallë?!

Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë! E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara – si edhe përtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) – kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s’ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse.

Shpifje! Nuk ka asgjë të ngjashme me atë që kishin në kokë gjermanët dhe globalistët. Kishte në plan Madam Merkel që do të hynte potente me financa dhe investime Amerika në Kosovë dhe Sërbi? Këtë plan na paska patur proçesi i Berlinit? Shpifje qesharake, që e bëjnë statusin përçues të gjendjes apo sistuatës në të cilën ndodhet kryeministri.

Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!

T’u “thaftë goja” do i thoshin nëndajat e Kososvës. Me këtë frazë sulmon indirekt Presidentin Trump dhe lë hije dyshimi, me doza intrige “lavire politike”, ndërkohë që më sipër i jep Amerikës disa “ledhatime” me pahir, për hir të marrëveshjes së arritur në kohë rekord, kur BE-ja dhe Gjermania kanë vite e vite që dergjen në shtratet e mosmarrëveshjeve.

Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike.

E bëri Presidenti Trump marrëveshjen dhe e tillë është për Kososvën ajo, historike. Sepse Kosova nënshkroi shpëtimin ekonomik dhe shpëtimin nga kasta e ndotur politike, nga Clinton dhe Soros që kanë 20 vite që e drejtojnë dhe e kanë zhytur në korrupsion dhe çorganizim, që e kanë kapur për gryke. Nëse do ta kishin bërë këta marrëveshjen, jo vetëm tradhëti që do të kishte, por edhe “llokma” të mëdha do të kollofisnin makutët.

Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturë tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish – Prishtinë – Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si “rruga e turpit të tradhëtisë së Edvin Zografit”! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor! O Zot! Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!

E madhe dhimbja e kryeministrit, e thellë plaga e ciklit politik që po mbyll ai vetë, kryeopozitari, padyshim edhe Saliu me Metën dhe pasvanët me sallahanën politike.

S’ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën “patriotët” i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së këtyre hipokritëve të pafre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t’a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, kombit shqiptar.

Na hedh hi syve Rama, përpiqet ndoshta, ose nuk kupton që kjo marrëveshje nuk ka lidhje me shqiptarët e këtej bjeshkëve dhe me kosovarët e andej bjeshkëve, por ka lidhje me Trump-in e përtej Atlantikut dhe me Merkel-in e këtej Atlantikut, me globalistët e këtej dhe andej Atlantikut dhe me planetarkun në Uashington (me atë për “larg qoftë” të CNN-it).

Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t’u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t’u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që “u çmend” me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të “Minishengenit”. Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të “tradhëtarit të kombit” Hashim Thaçi. Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!

I falenderoi të gjithë kryekreu i shqiptarëve dhe nuk e përmendi askund emrin e Presidentit të Amerikës DONALD TRUMP në këtë logodiare batërdi. “Të shkuara shoku Kryeministër.

***

Një marrëveshje e re, e sjellë në kohë rrufe nga Presidenti TRUMP.

Një terren tjetër politiko-ekonomik në Ballkan dhe një Shqipëri e lënë pasdore, që kur t’i vijë radha, patjetër që do të dëgjojmë veprime dhe vendime të bujshme paraprakisht, nuk do të shohim më ekraneve këta që shikojmë sot nga selitë e PS-PD-LSI-së dhe do përqafojmë situatën e re që do të na vijë, apo serviret nga përtej sinorit, nga përtej Atlantikut, të çliruar nga arpagonët.

#MAGA drejt Adriatikut në 2021-shin!

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vucic i Shastisur për Marrëveshjen që Nënshkroi në Zyrën Ovale me Trump - Mos e humbisni Video-n!

Next Story

Protestë e Madhe në Athinë nga Prindër që Janë Kundër Përdorimit të Maskës në Shkolla - Greqia po Zgjohet nga Letargjia (foto-viodeo)!

Latest from Opinione