Vaksina AstraZeneca: Mieliti Transversal – Efekti Anësor që Stopoi Testet Klinike – Të Gjitha Simptomat!

Problemi shëndetësor që shfaqi vullnetari në Mbretërinë e Bashkuar, pasi iu bë vaksina kundër Coronavirus-it që përgatiti kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, sipas informacioneve të dhëna, është mieliti transversal.

Vlen të shënohet se pas këtij efekti anësor, stopuan të gjitha testet klinike.

Mieliti transversal është një inflamacion i palcës kurrizore.

Termi ‘mielit’ i referohet inflamacionit të palcës kurrizore, ndërsa termi ‘transversal’ i referohet shpërndarjes së lezioneve.

Inflamacioni i palcës kurrizore prish komunikimin e fibrave nervore me palcën kurrizore dhe pjesën tjetër të trupit, duke ndikuar në ndjeshmërinë dhe sinjalizimin nervor nga vendi/pika e dëmtimit.

Mieliti transversal mund të prekë persona të çdo moshe, gjinie apo race. Nuk paraqet trashëgueshmëri dhe diagnostikimet më të shumta të sëmundjes bëhen në moshat 10-19 vjeç dhe 30-39 vjeç.

Cilat janë simptomat e Mielitit Transversal?

Mieliti transversal mund të jetë akut (shfaqet brenda pak orëve apo ditëve) ose subakut (shfaqet pas një periudhe nga 1 deri në 4 javë).

Katër simptomat klasike të mielitit transversal:

1. Dobësi në duar dhe në këmbë;

2. Dhimbje;

3. Simptoma në Ndjeshmëri;

4. Simptoma në Zorrë dhe në Fshikëzën e Urinës;

Shumë të prekur nga kjo sëmundje kanë edhe spazma muskulare, pamundësi për frymëmarrje normale, dhimbje koke, temperaturë dhe mungesë oreksi.

***

Testi për vaksinën e shumëpritur nga majtisto-globalistët dështoi në Qendrën Universitare më të mirë të globit.

Jeta vazhdon!

Mesa duket një armë biologjike nuk mund dhe nuk duhet të luftohet me vaksinë, por me asgjësim të laboratorëve ku prodhohet dhe ndërshkim të atyre që e kanë prodhuar, si dhe atyre që kanë financuar për ta prodhuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Protestë e Madhe në Athinë nga Prindër që Janë Kundër Përdorimit të Maskës në Shkolla - Greqia po Zgjohet nga Letargjia (foto-viodeo)!

Next Story

"Adio Moria" Këndonin Refugjatët në Greqi, Pasi i Vunë Zjarrin Kampit në Lesvos.

Latest from Opinione