Shkrimtarë Parashikues, apo “Pena” të Atyre që Drejtojnë Botën – Antikrishti Shkruan “Apokalipset” e tij?

Gjatë javëve të fundit u përpoqa të plotësoj një ‘puzzle’ që kisha nga leximet e mia, duke kërkuar libra, shënime, publikime dhe të tjera, për të plotësuar pjesët që më mungonin, nga kjo ide ‘puzzle’: Shumë ngjarje nga këto që po ndodhin, nuk janë parashikuar nga profetë me aftësi hyjnore, por janë shkruar nga shkrimtarë, shumica e tyre thuajse ateistë, afetarë, tejet racionalë materialisht dhe pragmatistë, por fantazmagorikë për nga ato që kanë shkruar, që për epokën e tyre, dukeshin fantastiko-shkencore, ose ‘ficton’.

Ja dola deri diku, pas shumë e shumë kërkimesh, leximesh, konsultash, kontaktesh dhe durimi për t’u dhënë të ngjeshur, një “tabletë” të frikshme deri diku, përveçse tronditëse.

Si më poshtë shkrimtarët / filozofët / shkencëtarët me një minibiografi dhe botimi të cilit i jam referuar, duke shkëputur fjalë dhe fraza prej secilit, që janë ngjarje dhe fakte të së sotmes dhe që vetiu dhe pa sforco lidhen organikisht dhe konceptualisht me njëra-tjetrën. (Çuditërisht, ose shumë natyrshëm për ata që njohin tektonët / masonët, thuajse të gjithë janë britanikë. Nga ishulli janë dërguar mesazhet nga thellësitë e kohëve për të sotmen. Aspak rastësi!)

Mary Shelley

Lindi në vitin 1797, shkrimtare angleze, me një seri librash, disa prej të cilëve si “The Modern Prometheus” janë konsideruar si një shembull arkaik i shkencës ‘fiction’. Bija e filozofit politikan Wiliam Godwin, e filozofes dhe feministes Mary Wollstonecraftt (e cila vdiq 4 ditë pasi lindi vajzën, e cila i mori edhe emrin) dhe bashkëshortja e Percy Bysshe Shelley, poet romantik dhe filozof.

Në vitin 1816, Mary dhe bashkëshorti i saj kaluan verën me Lord Byron dhe John William Polidori (shkrimtar, fizikant, që ka shkruar librin e parë historik për ‘vampirët’). Pas 10 vitesh, në vitin 1826 shkruan romanin apokaliptik “The last man” (Njeriu i fundit). Dha përpjekje të mëdha për reformimin e Shoqërisë Civile, duke sfiduar teori politike të kohës.

Libri është një novelë ‘fiction’, i shkencës apokaliptike, distopike, që flet për një pandemi globale, që përpin njerëzimin, që ngriti diskutime edhe në parlamentin e Anglisë. Libri ishte zhytur në thellësinë e errësirës, deri në vitin 1960 që disa e nxorrën në dritë, e ripublikuan për publikun, lexuesin. (Më shumë se aktual për ditët tona dhe ngjarjet.)

Biography of Mary Shelley, Novelist

Aldous Huxley

Lindi në vitin 1894, shkrimtar anglez dhe filozof. Ka shkruar afro 50 libra (novela, punime ‘non-fiction’, ese, narativa dhe poema).

Punoi si editor i Revistës Letrare “Oxford Peotry”, para se të shkruante vetë dhe më pas u shpërngul në Los Angeles (SHBA) në vitin 1937 derisa vdiq. U njoh si një prej intelektualëve më të famshëm të kohës së tij, kandidat 9 herë për çmimin Nobel. Si pacifist u angazhua me mistiçizmin filozofik, si dhe me universalizmin dhe në këtë frymë, mes shumë librave dhe punimeve që shkroi ishte edhe novela “Brave New World” ( Botë e re e guximshme) (1932), një libër që ndërtonte një botë futuristike, banorët e së cilës ishin inxhinierizuar ambjentalisht mbi një inteligjencë me bazë hierarkinë sociale, ku trajtohen gjithashtu teknologjia riproduktive, mësimi i fjetjes, manipulimi psikologjik dhe kondicionimi klasik të kombinuara me shoqërinë distopike. (Më shumë se domethënëse për ditët tona.) Në vitin 1999 libri u klasifikua ndër 100 librat më të mirë anglezë të shekullit të 20të.

Brave New World by Aldous Huxley
Great Britons: Aldous Huxley – Author of Brave New World

George Orwell

Eric Arthur Blair, i njohur me emrin letrat George Orwell lindi në vitin 1903, shkrimtar, eseist, gazetar dhe kritik anglez. Puna e tij është kritiçizmi social, opozicioni ndaj totalitarizmit dhe suporti i socializmit demokratik.

Orwell ka sjellë në anglisht një seri neologjizmash, si për shembull “Big Brother”, që janë bërë tejet të përdoruar kryesisht në kohët tona.

I lindur në Indi, por i rritur në Angli. Gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si gazetar për BBC. U bë i famshëm me botimin “Animal Farm” (Farma e kafshëve), por gjatë viteve të fundit të jetës shkroi librin “Nineteen Eighty-Four” (1984), botuar në vitin 1949.

“1984” është një libër i shkencës ‘fiction’ sociale distopike, që ekzaminoi rolin e së vërtetës dhe fakteve brenda politikës dhe format me të cilat manipulohen.

1984first.jpg
George Orwell - 1984, Books & Quotes - Biography

Carl Philipp Gottfried von Clausewitz

Lindi në vitin 1780, në Prusi (Mbretërinë e Prusisë / Gjermani). Një gjeneral prusian, teorist ushtarak, që injektoi në principet e luftës aspektin politik dhe psikologjik në konceptin modern të kohës, ishte gjithashtu një realist dhe racionalist, si dhe një hegelian për nga metoda e tij dialektike.

Vlen të veçoj një prej aforizmave të tij mbi luftën: “Lufta është vazhdim i politikës në të gjithë kuptimin”. (Sërish gjithçka që ka shkruar për luftën dhe politikën, i gjejmë sot të aplikuara.)

Principles For War by Carl Von Clausewitz - Free PDF books - Bookyards
Clausewitz.jpg

Jean Baudrillard

Lindi në vitin 1929, francez, sociolog, filozof dhe teorist kulture. Është i mirënjohur për analizat mediatike, kulturës kontemporane dhe komunikimit teknologjik. Është gjithashtu nxitës dhe formulues i koncepteve, stimulim dhe hiper-realitet. Ka shkruar për personin konsumator, marrëdhëniet gjinore, mes të tjerash. Ndër botimet më aktuale sot, sikur të jetë ai planifikuesi i situatave që përjetojmë, është libri “Symbolic Exchange and Death” (Shkëmbimi simbolik dhe vdekja). Baudrillard mund të shikohet edhe si kritik i poststrukturalizmit dhe është distancuar nga postmodernizmi. (Fraza dhe paragrafë brenda librit janë pikërisht ajo që jetojmë sot, me imponim.)

L'echange symbolique et la mort: Baudrillard Jean: Amazon.com: Books
Jean Baudrillard (Author of Simulacra and Simulation)

Bertrand Arthur William Russell

Lindi në vitin 1872, britanik, matematicien, filozof, logjikolog, intelektual publik. Ka folur që në kohët e tij për inteligjencën artificiale, shkencën konjektive, filozofinë analitike, filozofinë e matematikës, epistimologjinë dhe metafizikën.

Me raste advokatoi parandalimin e luftës nukleare, përpara monopolit atomik që e çoi edhe më tej në idenë e Qeverisë Botërore. Russell në vitin 1950 u laureua me çmimin Nobel në Letërsi, kryesisht për shkrime dhe botime për idealin humanitar dhe lirinë e mendimit. (Mendimet e tij për Qeverinë Globale, duket se janë ato që po aplikohen sot, nuk ekzagjeroj t’u them që ka parashikuar, nëse nuk i është thënë, edhe forma sesi do të realizohet.)

The Impact of Science on Society: Bertrand Russell: Amazon.com: Books
Photo of Bertrand Russell

Simon Critchley

Lindi në vitin 1960, anglez, filozof. Sfidon traditën e antikitetit se filozofia fillon tek mrekullia, çudia, habia dhe debaton dhe parashtron idenë se filozofia fillon tek zhgënjimi, si dhe dy format e zhgënjimit janë ai fetar dhe ai politik.

Ky anglez i mirënjohur, dekada më parë na flet për vaksinën dhe mendimin e tij kundër saj. (Më shumë se aktual, në mos parashikues, apo i mirëinformuar, kjo në gjykimin e gjithësecilit.)

Notes on Suicide eBook : Critchley, Simon, Hume David: Amazon.co.uk: Kindle  Store
Simon Critchley – Member, Board of Directors of the Onassis Foundation |  Onassis Foundation

Autorët më sipër vijnë nga thellësia e kohëve dhe takohen së bashku, konvergojnë në ditët tona, me ato që ata kanë thënë dhe shkruar në kohët e tyre, por për ne sot, në këto që realisht sot po ndodhin.

Profetë nuk janë kurrësesi, parashikues edhe mund të jenë, kjo në gjykimin e çdokujt. Por a mos ndoshta këta njerëz janë të informuar dhe përcjellës të ideve të “vatrës” së mendimit të atyre që drejtojnë botën? Dhe është e natyrshme që “vatra” (konstilacioni) i drejtimit të botës, të përzgjedhë më intelektualët e epokave, për t’i bërë përcjellës të së ardhmes, që në fund të fundit, shumë pak e kapin dhe e kuptojnë mesazhin e tyre kur shkruhet, apo edhe më vonë. Por, teksa vjen koha që idetë e shkruara nga “penat” e arta ndodhin, kujtohen disa, si ne, që iu referohen dhe i sjellin në kohë, ato që ata kanë thënë “dje” për ne “sot”.

Mary Shelley në librin e saj “Njeriu i Fundit”, i shkruar në vitin 1826, temë qëndrore të tij ka një pandemi, një epidemi globale që gjen fillesën e saj në Azi, transmetohet në të gjithë botën dhe, lexoni me kujdes, virusin e quan “Armiku i Padukshëm”.

Sot, të gjithë krerët e shteteve, të gjithë marionetat e propagandës mediatike na flisnin për “armikun e padukshëm”.

Aldous Huxley, në librin e tij “Botë e Re e Guximshme” flet për Qeverinë Botërore që drejtohet nga 10 Administratorë, që ja arrijnë të shndërrojnë banorët e globit, në skllevër të lumtur.

Është pikërisht kjo që duan të bëjnë me ne sot, që në emër të “sigurisë”, bëhemi skllevër të lumtur, teksa shteti përpiqet të na mbrojë mes izolimit. Pra, që të jemi të sigurtë, nuk duhet të jetojmë!

Orwell dhe Clausewitz na kanë shkruar mjaft për luftën, për varfërinë, për imponimin, deri dhe për parandalimin e luftërave nukleare.

Ndërsa Jean Baudrillard në librin e tij “Shkëmbimi Simbolik dhe Vdekja”, në një prej faqeve të tij flet për detyrim, imponim dhe kërcënim në emër të sigurisë. Na kalon pikërisht mesazhin që përjetojmë sot, që me gjithë masat që na vendosën, ndaluam së jetuari me frikën se mos vdesim.

Baudrillard shkruan: “Siguria është një zgjatim industrial i vdekjes, ashtu si ekologjia është zgjatim industrial i ndotjes. Ndeshemi me fenomenin e përmbysjes së vdekjes, me pasojë staniacionin e vazhdueshëm”. A nuk është sot gjithçka në staniacion, në emër të shmangies së vdekjes, por që vetë vdekjen po e injektojnë me të gjitha format e detyrim-imponimit.

Diku më poshtë do të shkruajë frazat shokuese: “Kush është heroi i vërtetë? Ai që mohon, kundërshton, nuk pranon që të vdesë. Rezistenca e të presupozuarve të papërgjegjshëm dhe të verbër, duhet të lidhet vetëm me ata që historikisht, janë trupa demografike që promovojnë grupet tradicionale kundër progreseve ortologjike sociale të qeverisjes. Çfarë janë progreset ortologjike sociale? Vaksinimi, siguria e shëndetit, edukimi në shkolla, higjena, kontrolli i lindjeve…”.

Më pas shkruan: “Do u bëjnë ‘dopping’ njerëzve me virusin e vetëmirëmbajtjes dhe sigurisë, si dhe për t’ja arritur qëllimit që kjo të implementohet do të ngulmojnë deri në vdekje. Në altarin e të ashtuquajturës siguri njerëzit do të humbasin me imponim lirinë e përzgjedhjes”.

Më qartë dhe më shkoqur nuk ka ku shkon. Konkludojmë se jetën tonë e kontrollon tërësisht shteti dhe jetët tona gjenden në duart e një diktature globale. Pra, e gjithë loja luhet mes sigurisë dhe lirisë. Për të qenë i sigurtë, do të të privohet liria, sepse po të jesh i lirë, nuk do të jesh i sigurtë.

Besoj se e kuptoni absurdin dhe qefullën diabolike ku e kanë futur njerëzimin!

Në çdo mesazh që përsëritet nga Media e propagandës së konstilacionit të “10 Administratorëve”, dëgjojmë vaksinimin për larje trush, rrezikun për jetën, virusin që vret, armikun e padukshëm, tani janë shtuar në ofshamën e propagandës kriza ekonomike, kolapsi bankar, kriza energjitike, prej dy dekadash terrori dhe terrorizmi, tani u shtua edhe lufta.

Dhe të gjitha këto në emër të “sigurisë”. Po burgosemi, varfërohemi dhe traumatizohemi, në emër të “sigurisë”.

Nga i dinin të gjitha këto këta shkrimtarë, filozofë, intelektualë? Teksa flasin me kaq preçizion deri matematikor në disa parashikime që realisht po ndodhin ekzaktësisht ashtu siç e kanë shkruar.

Janë vallë profetë? Kurrësesi! Nuk kanë asgjë hyjnore, janë disa, thuajse ateistë. Nuk kanë lidhje me besimin në Perëndi.

Mos janë ndoshta njerëz të një arkade që u jep një detyrë të caktuar dhe që dinë ta perifrazojnë në mënyrë sa komplekse, po aq edhe preçize? Sepse vërehet fakti që shumë shkrimtarë, nobelistë, njerëz të njohur bien në një emërues të përbashkët lidhur me ngjarje që po ndodhin sot. Dhe kjo nuk mund të jetë rastësi, koinçidencë, të kithta që bëhen prerëse. Përjashtohet edhe kjo mundësi.

Shikoni tani çfarë do të shkruante Russell në librin e tij “Njeriu dhe Shkenca”, që është thuajse shokante: “Njerëzimi do të kishte shumë avantazhe nga një Shtet i Organizuar Global. Dhe përpara se të ndodhë kjo, duhet të garantojmë sigurinë, përpara çdo rreziku planprishës”.

Kurse Asimov do të thoshte tek botimi i tij “Sot, Nesër dhe…”: “Tek shkencëtarët si klasë sociale do të duhet të mbështetet Qeveria Globale, janë shkencëtarët ata që do duhet dhe do të mund të orientojnë njerëzit drejt Qeverisë Globale”.

Gjithçka lexojmë na bind se gjithçka është e planifikuar detajisht, paraprakisht. Këto nuk janë profeci, parashikime, por janë thjesht PLAN.

Aldous Huxley, në një leksion të tij të datë 20 prill 1959 thotë: “Me çfarë mënyra mund të vijë fundi? Mund të bëjmë aleancën e Kombeve për t’i sjellë në një Qeverisje Globale, e cila është padyshim më e dëshirueshmja. Si do të mund të arrihet krijimi i Qeverisë Globale? Krijesat njerëzore janë të predispozuara të bashkohen dhe të adoptueshme kryesisht kur duhet të përballen me mungesa në të përditshmen e tyre, për hir të së mirës së përbashkët, vetëm kur kërcënohen prej diçkaje, apo dikujt. Janë të gatshëm të bashkohen kur i kërcënon një luftë, ose një katastrofë. Padyshim, gjëja më e mirë që të mund të sjellim një Qeveri Globale do të duhet të ishte një invazion nga planeti Mars”.

Logjika e globalistit është ndrydhja e individit, për ta sjellë atë në mënyrë të imponuar, pranë tjetrit, sepse përballë një varfërie, katastrofe, lufte, vështirësie i vetëm, njeriu ndihet i dobët. Kështu ndodh edhe me kombet, sa më shumë vështirësi t’u vendosësh të gjitha kombeve në të njëjtën kohë, aq më afër do të vijnë, thotë teza e Huxley, afro 65 vite më parë.

Katastrofë është pandemia. Por katastrofën tani mund ta sjellin edhe nga atmosfera, mes ngrohjes artificiale globale, apo rreshjeve të shumta, ose edhe mes një bombe nukleare, që do të na duket se mbërrin nga “Marsi”.

Vetëm Simon Critchley është më pranë mendimit tonë dhe me pak fjalë jep mesazh domethënës në librin e tij “Shënime për Vetvrasjen”, ku përfshin edhe një esse të David Hume për ‘Vetvrasjen’ ku përmendet edhe vaksinimi, si formë e vetvrasjes: “Është mungesë respekti e diabolizmit Romak që i ndryshon shtratin lumit, teksa cënon privilegjet e natyrës. Është mungesë respekti diabolizmi frëng të vaksinosh për lijën, apo të ndërhysh në shëndetin e dikujt duke i injektuar një sëmundje”.

Shkrimtari dekada më parë, ka thënë këtë që mendojmë ne sot, që është diabolik vaksinimi dhe jo vetëm kaq, por shkrimtari thekson se është edhe vetvrasës.

Sa më sipër, të gjithë në sinkron fillojnë me Pandeminë dhe “Armikun e Padukshëm” të Shelley, tek të gjitha të tjerat që konvergojnë tek qëllimi fundor thundrimi i individit dhe krijimi i Qeverisë Globale. Këto të dyja, janë proçese që ecin dhe implementohen paralelisht.

Konstilacioni nuk ka më kohë. Mesa shikoni ka më shumë se 200 vite që pret, teksa përgatitet, ka ardhur koha të implementojë planin.

Është momenti që njerëzimi të rebelohet dhe të braktisë sigurinë, për lirinë! Si dhe të mbrojë kombin!

Antikiteti për lirinë tha: “Liria, më shumë se koncept mendor, apo themel besimi individual, është përvoja e një populli dhe e një kulture, që u shfaq në një vend të caktuar dhe u formulua për herë të parë, në mënyrën më kategorike si një kërkesë vlerash”.

2 Comments

  1. Një kafe virtuale..
    Mbase pa vetedije por te nje pjese e mire e njerezimit ekziston perceptimi i nje “Qeverie Globale”.Ky perceptim zë fill qe tek familjet patriarkale,ku secili duhet te kryeje rolin qe i caktohet dhe atributet do shperndahen sipas nevojes dhe gjykimit te Patriarkut…pra pjestaret e familjes heqin dore nga liria dhe zgjedhjet e tyre ne shkembim te sigurise dhe te qënit bashke perballe se panjohures ne te ardhmen.Shoqerite ku keto familje jane pjesa derrmuese jane te prirura drejt pranimit te diktatures si nje hap normal dhe me lart i “qeverise globale” që jeton perdite tek familjet e tyre.
    Një tjeter veçori e ketyre familjeve eshte se gjejnë nje “toke pjellore” dhe bekim veçanerisht tek besimi fetar Islam ku edhe atje me perjashtim te shume pak vëndeve te cilat kane Kushtetutë,prirja per diktature eshte shume e madhe.
    Pra per te shtruar rrugen e Qeverisjes Globale “pengesa” me e madhe jane kombet e lira nën Krishterizëm,( i cili duke qene se u reformua dhe u afrua me shume tek njerezit,u be me i veshtire per t’u manipuluar)dhe prandaj eshte vene ne shenjester prej shume kohesh.Mirepo ndersa me krahun Katolik ja kane dale disi te dobesojne ndikimin nepermjet skandaleve sa te stisura aq edhe te verteta..me krahun Orthodox ( Të Drejtet) po hasin rezistence te forte!Dominimin e “Popullit te Perendise” nuk po e pengokan arabet aspak,jane evropianet ata qe duhen perçare dhe mposhtur!Nje perhapje e madhe e besimit Islam ne Evrope do t’i sherbente shume kesaj çeshtje..sidomos tek vendet e Të Drejteve.Tentativa ne Greqi Hungari,Poloni (te vetmit katolike te forte) deshtoi…ne Rusi as qe behet fjalë!Atehere kalohet ne planin B…lufte mes tyre!Jo rastesisht britaniket u larguan turravrap nga BE..ne fakt ata u larguan prej Gjermanise,duke e lene atë te vetme ne prologun e nje lufte te planifikuar.”Me ne ose kunder nesh” dhe Gjermania ne udhekryq u largua nga bashkepunimi me Rusine i cili do te ishte nje rrezik i vertete sepse nje Evrope e Drejte dhe e Forte nuk i duhet aspak Qeverisë Globale.Fitorja e krahut konservator ne Itali eshte nje shenje se evropianet jane topitur nga politikat globaliste por akoma nuk jane nenshtruar,shpresoj te jete fillimi i nje levizje Rilindje (por jo si tek ne).
    Me besimin ne Zot…te falenderoj per shkrimet dhe mundesine e komunikimit.

    • Të falenderoj Helton, përzemërsisht dhe shpirtplotë për komentin vlerësues, por edhe për çdo mendim, renditur mes frazash, mendime që më gjejnë jo vetëm pro, por që në sintezë përbëjnë realitetin, pa njolla dyshimi, për ata që mendimin nuk e kanë mjet për konsum, por për konservim!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dame Angela Lansbury Ndërroi Jetë në Moshën 96 Vjeç

Next Story

Rusia "Verboi" Ukrainën & Satelitët "Starlink"

Latest from Opinione

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe