Pa fuqi ligjore është Harta e Seviljes, ku dhe përcaktohet kompozimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike greke dhe qipriote, këtë deklaron Ambasada e Amerikës në Ankara.
Në deklaratën e saj Ambasada Amerikane në Ankara thekson se: “SHBA-ja beson se Harta e Seviljes ka vetëm rëndësi ligjore”.
Siç dhe përmendet në njoftimin e saj, Ambasada e SHBA-së në Ankara, vendi i saj nuk pozicionohet lidhur me çështje divergjencash për kufijtë detarë mes shtetesh të tjerë.
Njoftimi thekson gjithashtu faktin që Amerika kupton se as Bashkimi Europian nuk e konsideron dot Hartën e Seviljes si dokument ligjërisht të detyrueshëm.
Së fundmi, fton Greqinë dhe Turqinë të fillojnë kontaktet për përcaktimin e hapësirave, mes dialogut dhe negociatave.
Kjo deklaratë është dhënë nga të gjitha Media-t turke, të cilat janë duke festuar («Hurriyet», «Yeni Safak» etj.), me tone triumfi.
Çfarë është Harta e Seviljes?
Harta e Seviljes u krijua kur Bashkimi Europian kërkoi nga Universiteti i Seviljes të përcaktojë në hartë Zonat Ekskluzive Ekonomike të shteteve anëtare, bazuar tek e Drejta Detare e viti 1982. Është bërë zakon të quhet “Harta e Seviljes”.
U hartua në fillimet e vitit 2000 dhe përcakton në hartë edhe kopozimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike greke dhe qipriote. Domethënë, përcakton kufijtë e skajshëm për Greqinë dhe Qipron, duke iu referuar bregut të çdo ishulli të banuar grek, pavarësisht madhësisë dhe pavarësisht afërsisë së ishullit me bregun turk.
Mesa duket, qeveria greke, e dorëzuar krejtësisht në duart e Berlinit, pro Biden dhe Partisë Demokratike në Amerikë, nuk siguroi dot mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por njëkohësisht haset me braktisjen e Berlinit, që e përdori dhe nuk i doli në krah. Tani më, Greqia duket të jetë e vetme, me Sulltanin përballë.
Erë lufte në Mesdhe!