Koalicioni i Financuar nga Soros që Komploton Anarkinë e Ditës së Zgjedhjeve, për të Mosnjohur Fitoren e Trump!

Rrjeti i financuar i aktivistëve ekstremistë radikalë të majtë po përgatitet të luftojnë ashpër kundër Trump, ditën e zgjedhjeve, për të mos e lejuar atë të deklarojë fitoren.

Koalicioni i ekstremistëve të majtë kërkon të shkaktojë një krizë konstitucionale nëse dyshja Trump-Pence mposht dhe fiton përballë dyshes Harris-Biden.

Aktivistët po evidentohen, po trajnohen, po organizohen dhe planifikohet të mobilizohen miliona amerikanë në përgatitje për një situatë, që të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos pranojnë fitoren e Donald Trump.

Koalicioni është vetëquajtur “Mbrojmë Rezultatet” (PTR) dhe përbëhet nga 80 grupe advokimi dhe rrjete organizatash.

PTR proklamon se “ata nuk mund të injorojnë faktin se Trump përbën një kërcënim për demokracinë dhe kalimin e paqtë të pushtetit në duart e të majtëve”.

Parajogia në radikalët e majtë, mungesa e arsyes dhe e logjikës janë fenomene të shqueshme tashmë dhe mes marrëzisë do të çojnë Amerikën në kaos. Këtë planifikojnë. Por vështirë se do të mund t’ja arrijnë, pasi Amerika ka një popull të ndërgjegjshëm dhe të armatosur, si dhe një President dhe një administratë të organizuar. Gjithashtu një Sistem Drejtësie, deri diku të spastruar nga radikalët e majtë, të injektuar nga Clinton, Soros, Obama dhe diabolikët e tjerë të diktaturës globale.

“Përgatituni” – thërrasin në Media Sociale radikalët e Majtë.

Të dyja grupimet e mëdha të këtij koalicioni radikal majtist po financohen nga Soros, mes Fondit “Aleanca për Demokraci”, rrjeti më i madh i donatorëve, për të organizuar një lëvizje progresiste në Amerikë, sipas Breitbart.

Fondet arrijnë deri në 80 milionë dollarë. Po shkrihen fonde dhe pasuri të mëdha, vetëm e vetëm për të ndalur vazhdimësinë e Presidentit Trump. Veprimet e Sorosit janë kudo të ngjashme, shqiptarët e kanë të jetuar këtë formë të financimit të fushatave, me qëllim sjelljen në pushtet të radikalëve të majtë, apo të veglave të Soros.

Grupe të tjera që financohen nga Soros përfshijnë organizatat “MoveOn”, “Women’s March”, “Working Families Party” dhe “Center for Popular Democracy”, një rrjet me mbi 50 partnerë lokalë në 32 shtete, mes shumë rrjetesh dhe organizatash të tjera.

Duke e karakterizuar Presidentin Trump si Diktator, miliarderi i majtë radikal George Soros deklaroi në një intervistë të dhënë rishtazi se: “Trump përbën një rrezik, ai lufton për jetën dhe karrierën e tij politike dhe do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet”.

Duhet t’i kushtohet vëmendje gjithashtu faktit se grupet e mbështetuara dhe të financuara nga George Soros po udhëhiqen nën slloganin “rezistencë në ditën post-zgjedhore”.

Domethënë, të majtët e dinë shumë mirë që do të humbasin, por mes të tilla veprimesh dhe organizimesh, na dëshmojnë format e dhunshme që do të përdorin për të kthyer Amerikën në kaos, me qëllim rrëzimin e Trump-it dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.

A nuk ju kujton Shqipëri dhe politikë shqiptare e gjitha kjo? Padyshim!

***

“Më 3 nëntor, pasi të votoni, dilni dhe qëndroni nëpër rrugë dhe bulevarde! Donald Trump duhet të largohet dhe ne do ta detyrojmë të largohet. Jemi gati për aksion” – shkruan një grupim radikal i majtë në faqen e tij të Twitter.

Të majtët po përgatiten për ta kaluar Amerikën në kaos.

Ndërkohë që ish Zonja e Parë e Amerikës Hillary Clinton, po i bën thirrje publike kandidatit Biden për të mosnjohur rezultatin e zgjedhjeve në të tilla kushte, pasi sipas saj, Presidenti Trump do të vjedhë zgjedhjet.

Marrëzia e të majtëve i ka rrënjët tek frika dhe tmerri i tyre, se pas rizgjedhjes së Trump u vjen fundi dhe se me shumë mundësi, një pjesë e kupolës së majtë amerikane, do të jetë nën akuzë dhe prapa dyerve të burgut.

Mes financimeve të Soros, koalicioni anti-Trump po përgatit fushëbetejën për anarkinë post-elektorale dhe padyshim deklarata të tilla, duhet t’i çojnë deklaruesit përpara drejtësisë, pasi këto janë thirrje që prishin rendin dhe cënojnë autoritetin e ligjit, me qëllim vendosjen e pushtetit të kaosit, në vendin më demokratik në botë.

Kjo është fytyra diabolike e së majtës amerikane!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pelosi Kërkon një Tjetër "IMPEACHMENT" për Presidentin Trump, për të Ndalur Emërimin e Kreut të Gjykatës Supreme!

Next Story

SHBA: "Nuk Ka Fuqi Ligjore Harta e Seviljes" - Amerika Përkrah Turqisë!

Latest from Opinione