Suedia është i vetmi vend në Europë që nuk ka kaluar kurrë në “lockdown” për të përballuar përhapjen e virusit COVID-19, duke bërë thjesht dhe vetëm sugjerime dhe duke ju dhënë këshilla qytetarëve, duke mbajtur kështu ekonominë në nivel funksional.
Mesa raporton edhe Kim Sneper, specialist mbi çështjen e virusit të ri, profesor në Institutin “Niels Bohr” në Kopenhagë, “Suedia ka fituar mbi pandeminë” – kështu shkruan edhe gazeta britanike “Daily Mail”.
Në një intervistë të tijën për gazetën “Politiken”, të Danimarkës, ai mbështet idenë se: “Ekzistojnë disa tregues që suedezët kanë fituar imunitet dhe bëjnë gjithçka për të ndaluar përhapjen e virusit, mes një proçesi në zhvillim të vazhdueshëm, por pa karantinim”.
Ka një shtim të numrit të rasteve të të prekurve në Suedi, i cili gjykohet si fiziologjik, pasi vjen vjeshta dhe menjëherë më pas dimri, periudhat më të përshtatshme për përhapjen e virusit (dhe jo vetëm, por disa kanë harruar edhe virozat e tjera, po ashtu edhe gripin sezonal).
Strategjia e mjekëve në Suedi i jep rëndësi të veçantë dhe vëmendje, përgjegjësisë së vetë individit dhe jo karantinimit, për mospërhapjen e virusit, edhe pse sturkturat shtetërore janë gjykuar dhe paragjykuar së tepërmi, nga vendet e tjera që izoluan ekonomitë e tyre dhe që duan të besojnë se kanë ndjekur rrugën e duhur.
Epidemiologu korife Anders Tegnell, arkitekti i “imuniteti të turmës” zbulon se “numri i të prekurve të rinj është shumë më i ulët dhe se numri i vdekjeve është ekstremisht i ulët”.
Nga fillimi i pandemisë, strukturat shtetërore të Suedisë kanë regjistuar 5.870 vdekje, një numër më i larët se vendet e tjera skandinave, por gjithashtu më pak se vende si Spanja dhe Italia që përzgjodhën një “lockdown” të ashpër dhe strikt, për rrjedhojë duket se strategjia e Suedisë ishte e duhura, pasi ekonomia mbeti funksionale, ndërsa vende që u izoluan tërësisht si Greqia, nuk arritën ta shmangin virusin, përkundrazi tani më do të përballen me një valë të dytë të tij.
Shumë specialistë të fushës dhe epidemiologë, mbështesin teorinë e “imunitetit të turmës”, duke parë se Suedia ka përjashtuar mes kësaj metode një valë të dytë goditëse nga virusi.