Profili i Një Gjyqtareje – Eglantina Mikani!

Për Korçën dhe korçarët, dikur, thellë në kohë një e panjohur, një hije demografike në qytetin e rrugicave, një heshtje e athët dhe e zhytur në rrathët periferikë të banorëve të një qyteti ku njerëzit njihen, me rrënjë dhe me degë.

Pasi uli shtatin në karrigen e gjyqtares në Korçë, pas përthimit të vertebrës dhe legenit që i mban gjymtyrët, Eglantina, Egla apo Tina, filloi të bëhej jo e njohur, por e përfolur, për bëma dhe gjëma, për mungesë etike në komunikim me palët ndërgjyqëse, gjatë seancave gjyqësore, për paaftësinë e saj “karabina” dhe për cënimin e shumë e shumë qytetarëve.

Nuk ka eksperiencë më negativisht mbresëlënëse, sesa një seancë me këtë gjyqtare, me “tinën” juridike. Seanca fillon me një të folur vulg, si për shembull: “moj…, çohu dhe na thuaj pretendimet”, apo “hë me, nuk kam nge unë të të dëgjoj ty, shpejt…”. Kjo përsa i përket etikës në komunikim, të një kryetari seance gjyqësore.

KPK-ja dhe anëtarët e Vetting-ut mund t’i vërtetojnë këto nga regjistrimet audio në Gjykatën e Korçës. Paligjshmëritë e saj mund t’i vërtetojnë nga dokumentacionet e arkivës së Gjykatës, paaftësinë e saj mund ta vërtetojnë edhe nga opinioni i njerëzve, bëmat dhe gjëmat nga vendimet e marra nga Tina, që ka zhytur dhjetra e dhjetra “fakirë”.

Më pas gjyqtarja në seanca, shpalos “aftësitë” e saj juridike, përballë të cilave të tulaturit heshtin dhe shastisen krejt, kurse rebelët, pendohen që i janë drejtuar drejtësisë, për t’u dhënë drejtësi.

Të mendosh që Tina të të japë drejtësi, të të veshë me të dhe të dalësh i ngrohtë me të drejtën tënde nga salla e gjyqit, është si të presësh të lindë Dielli nga Perëndimi.

Sa më sipër, të hasura, të provuara, të para dhe të dëgjuara personalisht. Sa herë e kam dëgjuar këtë Tinë gjyqtare më ka ardhur keq për të drejtën e humbur, jo për veten, sepse unë di ta gjej atë dhe t’i shkoj mat’anë fundit Tinës dhe kujtdo të ngjashmi të saj, por më ka ardhur keq për njerëz të thjeshtë, që u mungon formimi dhe kurajoja civile për t’u përballur me Tinën, që të thith në moçalin e sistemit gjyqësor, që të cënon pa skrupuj dhe me prepotencën e Përbindëshit “Drejtësi”, jetën, pronën, fjalën, dinjitetin, integritetin dhe gjithçka që mbart ndodkush, vetë të drejtën.

I kam bërë një padi penale Tinës gjyqtare dhe teksa Prokuroria e Korçës e pranoi dhe ia delegoi asaj të Pogradecit, Prokuroria e Pogradecit e pushoi Padinë Penale, vallaha për mungesë faktesh. Po ja përsëris të njëjtën padi penale gjyqtares Tinë, me të gjitha materialet shkresore dhe materialet audio nga seancat gjyqësore që vërtetojnë shkeljet e saj flagrante dhe do të pres nëse Prokuroria e Pogradecit do ta pushojë çështjen sërish.

Por, edhe në e mbylltë, e sido që të ndodhë Tina gjyqtare do të më ketë në sallë ditën e Vetting-ut të saj dhe mali me shkeljet dhe abuzimet e bëra, do ta nxjerrë Tinën nga moçali i drejtësisë dhe do ta kthejë në një qytetare pa çomage në dorë, si dikur. Atë ditë qyteti i Korçës, do të jetë më i qetë, një çomage më pak, që vret drejtësinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Jo vetëm kaq, por kur shkruan publikisht për Tinën gjyqtare, Tina të bën kallzim penal për “fyerje kundër gjyqtarit”, kërkon të burgosesh apo të paguash për korrupsionin e saj. Dhe kur të bën kallëzim Tina, Prokuroritë këto kallzime qesharake nuk i mbyllin, por ndjekin qytetarët dhe u bëjnë shantazh, duke treguar hapur dhe publikisht sesa të lidhur janë mes tyre gjyqtarët dhe prokurorët, kjo rrjetë merimange, që për ta prishur, nuk është aspak e vështirë në fakt, kërkon thjesht këmbëngulje, shumë këmbëngulje, mendje të mprehtë dhe të ftohtë. Përballë këtyre cilësish Tina dhe mopali thahen.

Nëse ndokush dëshiron të gjejë ndonjë fotografi të Tinës gjyqtare, e ka të pamundur. Tina gjyqtare është një banore në hije e globit, nuk shfaqet askund. E nëndheshme, e padukur, e pashfaqur, e pazë, hije. Askund nuk shfaqet, me asnjë shkrim, me asnjë publikim, në asnjë rrjet social, në asnjë aktivitet publik, e fshehur, e strukur në guvën e bëmave.

Por me një kërkim të shpejtë në Google për Tinën gjyqtare gjen vetëm një Kallëzim Penal që i ka bërë Ministria e Drejtësisë, Tinës.

NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE SE DREJTESISE
Lënda: Kallëzim penal, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me rezultatet e inspektimit për tre gjyqtarë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë, me shkresat nr. 848, datë 20.03.2013, dhe nr. 161/1, datë 02.04.2013, kërkesat për vlerësimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, SH.P, dhe gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, E.M, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, u kryen të gjitha verifikimet e nevojshme në rrugë administrative dhe në përfundim u evidentua mungesa e këtij dokumentacioni.

Duke qenë se kopja e materialit drejtuar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet, si pasojë ka dështuar procedimi disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve, ndaj dhe është kërkuar fillimi i çështjes penale dhe një hetim i plotë për individualizimin e përgjegjësisë penale.”

Sa më sipër na rezulton se Tinës gjyqtare e moçalit të sistemit të drejtësisë, na i qënka zhdukur dosja e vlerësimit të saj dhe mesa lexojmë në vendime të mëpasme, e kanë larguar nga detyra, e kanë kaluar si juriste në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, por më pas, “triumfalisht”, na kthehet sërish në Gjykatën e Rrethit të Korçës Tina e moçalit, për të spikatur me bëmat dhe shkeljet.

Si qytetarë na lind e drejta të ngrehim pyetje: Për shkeljet që kryhen Tina e moçalit drejtësi, mos ndoshta korruptohet në materie apo në monedhë? Nëse nuk korruptohet, atëherë përse e shkel ligjin dhe nomin Tina e moçalit drejtësi?! Sa është pasuria e Tinës gjyqtare vallë? A ka pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme?

KPK-ja / Vetting-u duhet t’ja kalojë të gjitha në skaner, por kryesisht duhet të shikojë dhe të kontrollojë të gjitha vendimet e marra nga kjo gjyqtare, për ta nxjerrë njeherë e përgjithmonë nga sistemi, sepse u ka hipur njerëzve në shpinë dhe jo vetëm kaq, u ankohet dhe i kërcënon se “nuk e mbajnë mirë”.

***

Qytetarë të ndërgjegjshëm dhe me kurajo civile të këtij vendi, kushdo që ka patur një rast gjykimi, seance që është shoqëruar me shkelje dhe padrejtësi nga kjo gjyqtare, drejtohuni tek KPK dhe organet kompetente, për të ndihmuar tharrjen e moçalit. Nuk mund të kenë më Tinë në gjykatat e Shqipërisë.

Këtë opinion, gjykim publik, po ja dërgoj edhe organeve që do kontrollojnë Tinën gjyqtare, si dhe të gjitha trupave diplomatikë dhe strukturave ndërkombëtare që po kontribuojnë në Reformën e Sistemit të Drejtësisë (siç kam bërë edhe në mars 2020).

p.s.: Ambasadat e Huaja në Shqipëri duhet t’u ndalojnë kalimin e territorit të Republikës së Shqipërisë gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, padyshim edhe Tinës gjyqtare. I shoh dhe i gjykoj si të aftë, që pasi të mos kalojnë Vetting-un të shkojnë nëpër Europë dhe të kërkojnë azil politik.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bota Proteston, Ndërsa Basha Flet për Masa & Coronavirus! - Basha nuk Është Ti, as Unë, as Ne, as Ju!

Next Story

Përshkallëzim i Luftës: Armenia po Lufton në Territorin e Azerbajxhanit Duke Sulmuar Qytetin Tartar!

Latest from Opinione