Vlejnë me miliona fjalë këto pamje filmike, djemsh dhe burrash që shkojnë në luftë, me buzëqeshje në fytyrë, me doza optimizmi dhe kurajoje, të vullnetshëm se mund edhe të sakrifikojnë jetën për vendin e tyre.
Në këtë vendin tonë të vogël, buzë Adriatikut dhe majë maleve të ashpër, a ka burra si dallgët e kripura dhe si majat e thepisura?
Hajdutë, vrasës, bastisës, kriminelë, të korruptuar, narkotregtarë, shitës së mishit të bardhë, të pronës, kapitalit dhe trupit të bashkëkombasve të tyre, është e shqueshme, por edhe mesa informohemi në mënyrë të përditshme nga Media, ka me shumicë.
Na ka bekuar Perëndia që nuk kemi për fqinjë, shtete tejet agresiv, se kush do të mobilizohej.
Por, si për hironi, për të mos mbetur pa gjë dhe pa luftë, e bëjmë atë mes tonë!