Nuk Ka Fund Zhvlerësimi i Lirës Turke!

Rekord i ri historik.

Asgjë nuk duket e aftë të ndalë zhvlerësimin drastik të lirës turke, pasi monedha që ka rënë prej fillimvitit me 24% të vlerës së saj, sot shënoi një tjetër rekord historik.

Përkatësisht, kursi i këmbimit të lirës me dollarin amerikan, natën e mbrëmshme preku vlerën 7,80, një tjetër rekord historik me një zhvlerësim prej 1,44%.

Në këtë situatë të pafavorshme për ekonominë turke dhe përpjekjeve të bankës qëndrore për të përforcuar monedhën vendase, duke shtuar interesat, erdhi dhe u shtua përplasja ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Tensioni i ri gjeopolitik ka shtuar frikën se Turqia po shkon drejt një tjetër përplasjeje rajonale” – thekson Timothy As, i “BlueBay Asset Management”.

Lira paraqitet në nivelet më të ulta të vitit, për shkak të shterimit të rezervës valutore, interesave reale negative dhe teksa ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj, në më pak se tre vite e gjysëm.

Banka Qëndrore e Turqisë habiti analistët e financave bankare ditën e enjte, kur shtoi interesin e saj bazë me 200 njësi në 10,25%, duke tejkaluar kështu politikat e saj për herë të parë në dy vite, me qëllim mbështetjen e monedhës vendase, si dhe në përpjekje për të ndalur inflacionin.

Sot, struktura rregullatore bankare BDDK e Turqisë, njoftoi se zvogëlon treguesin e kërkuar të aseteve mbi depozitat bankare në 90% nga 95%.

τουρκική λίρα

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përshkallëzim i Luftës: Armenia po Lufton në Territorin e Azerbajxhanit Duke Sulmuar Qytetin Tartar!

Next Story

Mobilizim Ushtarak: Djemtë & Burrat Armenë Shkojnë në Luftë me Buzëqeshje në Fytyrë (video)!

Latest from Info