Në një luftë të mirëfilltë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po shndërrohen beterjat në Nogorno – Karabakh, pasi forcat e armatosura armene realizuan në orët e mëngjesit një sulm të armatosur në qytetin azerbajxhanas të Terter ose Tartar, qendrës së Rajonit me të njëjtin emër.
Është hera e parë që përplasjet e armatosura u shpërngulën brenda territorit të Nogorno – Karabakh, Azerbajxhan.
Është e shqueshme tashmë që Armenia kërkon të krijojë një front të dytë brenda Azerbajxhanit për të detyruar Bakunë të tërheqë forcat nga territori i Republikës së Aktsakh.
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ftoi komunitetin ndërkombërat të shmangë implikimin e Turqisë, gjë që do të sillte përshkallëzim të luftës, duke u thënë se një ndërhyrje e Turqisë do të çonte në përkeqësim të situatës dhe do të bënte që lufta të shtrihej edhe në më shumë territore.
Azerbajxhani filloi atë që e cilësoi si “kundërsulm”, ndërkohë që instancat e Nogorno – Karabakh akuzuan Bakunë për goditje me armë mbi popullsi të paarmatosur dhe godina civile në kryeqendrën e rajonit, Stepanakert.
Armenia dhe Nogorno – Karabakh shpallën ligj lufte dhe mobilizim të përgjithshëm militar, ndërsa Azerbajxhani shpalli vetëm ligj lufte të pjesshëm.