Erdogani i Thotë Botës: Jeruzalemi Është i Yni!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka thënë botës se “Jeruzalemi i përket Turqisë”, duke iu kthyer kontrollit të Perandorisë Otomane, për disa qindra vjet, deri në vitin 1917, mbi Jeruzalem.

Nga ky qytet prej të cilit u larguam mes lotësh gjatë Luftës së Parë Botërere, është ende e mundur që të kthehemi sërish mes një rezistence otomane. Jeruzalemi është qyteti ynë. “Qibla” jonë e parë al-Aqsa dhe Maja e Shkëmbit në Jeruzalem janë xhamia simbolike e besimit tonë.

***

Dhe për sqarim të lexuesit, qyteti është shtëpia e vendeve të shenjta të Krishtërimit dhe Judaizmit. Askurrëfarë lidhje ky qytet me islamin.

Por kjo nuk e pengon Erdoğanin, që gjatë fjalimit të tij të gjatë para disa ditësh në Parlamentin turk t’i qante hallin Jeruzalemit dhe palestinezëve, duke rikonfirmuar suportin e tij për Hamas-in, grupi islamik që kontrollon Rripin e Gazës dhe që konsiderohet si grup terrorist nga Izraeli, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një krizë tjetër që vendi ynë dhe kombi ynë ndjekin me kujdes dhe vëmendje është shtypja e palestinezëve nga Izraeli dhe praktikat indiferente që shpërfillin privatësinë e Jeruzalemit” – tha Ergogani ndër të tjera në fjalën e tij.

“Çështja e Izraelit nuk është një problem i zakonshëm gjeolopitik për ne. Pikë së pari, paraqitja e sotme fizike e Qytetit të Vjetër, që është zemra e Jeruzalemit, është ndërtuar nga Suleimani i Madhërishëm, me muret e tij, me pazarin dhe me shumë ndërtesa. Paraardhësit tanë treguan respekt për shekuj me radhë duke e mbajtur këtë qytet dhe duke e vlerësuar atë maksimalisht.

Populli palestinez ka jetuar në atë qytet me mijëra vjet, por atë e pushtuan, palestinezët u dhunuan dhe u dëbuan” – i tha udhëheqësi turk popullit të tij dhe botës mbarë.

Thirrjet e Turqisë për ndërhyrje në Izrael nuk janë një gjë e re, por sa herë që shfaqen dhe rishfaqen, na bindin për çmendurinë totale të Sulltanit të ri Erdogan dhe dëshirat e etura të tij për ekspansion dhe territore, në imitim të paraardhësve të tij.

Sipas ‘Breitbart News’, kreu i fesë në Turqi ka bërë disa herë thirrje për të “çliruar Jeruzalemin” dhe për t’u bërë bashkë të gjithë muslimanët në botë, për një sulm kundër Izraelit.

“Është e pamunduar për muslimanët që të dorëzohen dhe ta japin qytetin e bekuar” – ka thënë Presidenti i Punëve Fetare Ali Erbas, sipas media-s T24 dhe portalit “Jerusalem Post”.

Sipas Erbas, Izraeli dhe qendra e tij ndajnë vlera universale për botën islamike. Në të njëjtën frekuencë fjale me të është edhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili deklaroi para pak kohësh, se: “Ummah (komuniteti islamik) nuk do të dorëzohet kurrë, por do të luftojë për një Palestinë të lirë me kryeqendër të saj Quds al-Sharif”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia po Përdor Mijëra Mercenarë të ISIS, që i ka Dërguar në Azerbajxhan, Kundër Armenisë!

Next Story

Si Ishte Duke u Shkatërruar Amerika nga Kriminelët!

Latest from Opinione