Armenia akuzon Turqinë se ka dërguar sirianë “me pagesë”, mercenarë në Nagorno-Karabakh. Por Ankaraja nuk ka bërë asnjë koment zyrtar lidhur me këtë akuzë. Pse kaq heshtje?
Sipas Agjensisë Siriane të të Drejtave të Njeriut, 1200 sirianë, të cilët kanë luftuar kundër Bashar al Asad, u dërguan nga Turqia në krah të forcave azerbajxhanase, kundër autonomistëve armenë.
Të paktën 64 luftëtarë nga Siria, të cilët kanë mbështetjen e Turqisë, janë vrarë në betejat e ashpra mes azerëve dhe armenëve në Nogorno-Karabakh.
Që prej datës 27 shtator në këtë rajon po zhvillohen beteja të ashpra, rajon ku shumica e popullsisë janë armenë dhe një pakicë azerbajxhanas, që iu ndanë Azerbajxhanit në ngjarjet e vitit 1990, në kryengritjen e armatosur, me të paktën 30 mijë të vdekur, në periudhën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Të shtunë, Ministria e Jashtme e Sirisë kërcënoi Turqinë me përplasje dhe shpërbërje të saj.
Ndërsa Ankaraja nga ana tjetër, ka për qëllim rritjen e intesitetit të luftës dhe shtrirjen e saj në më shumë territore, një taktikë e njohur kjo e Turqisë edhe në vende të tjera, ku teksa shikon që ka zjarr, i hedh atij benzinë.
Presidenti i Francës Macron deklaroi të premten se afro 300 xhihadistë u larguan nga Siria drejt Azerbajxhanit për të luftuar, duke kaluar nga Turqia, duke theksuar se “tani më është kaluar vija e kuqe”.
Shërbimi Kombëtar Informativ i Armenisë paraqiti të dhëna të sakta lidhur me veprimtarinë e Turqisë dhe përdorimin prej saj të mercenarëve sirianë në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Pjesa më e madhe e mercenarëve janë të rritur dhe formuar për të qënë kamikazë.
Në përgjimet e Shërbimit Informativ të Armenisë, janë regjistuar bisedime me ushtrisë turke dhe ushtrisë azerbajxhanase, si dhe është e qartë që Turqia do të ndërhyjë, bazuar në bisedat e regjistruara, mes ajrit në zonën e Artsakh, përveç xhihadistëve që po i paguan për të luftuar kundër armenëve.