Komisioni i Debateve Televizive njoftoi sot se “në debatin e 2-të të datës 15 Tetor, kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden do të marrin pjesë nga ambjente të ndryshme.
Pjesëmarrësit në debat dhe koordinatori i tij, Steve Scully i C-SPAN Networks, do të ndodhet në Adrienne Arsht Center, në Maiami të Floridas”.
Ky puç elektoral, i pahasur më parë në hitorinë e politikës në SHBA, shkaktoi reagimin e Trump, që nuk e pranoi këtë proçedurë debati: “Nuk do të marr pjesë në një ‘virtual debate’, nuk ka pse shpenzoj kohën time kot” theksoi presidenti amerikan për “Fox Business”.
Ato të deklaroi presidenti Trump
“Kjo nuk pranohet prej nesh. E mposhta lehtësisht në debatin e parë”, tha Trump pak orë pas njoftimit se debati do të bëhet online.
“Nuk do të shpërdoroj kohën time për një debat online. Nuk bëhet kështu debati, ulen prapa një kompjuteri dhe presin si të duan dhe çfarë të duan.”
Njoftimi për debat online u bë një javë përpara debatit të planifikuar dhe të caktuar, mes kandidatëve për president të Amerikës.
Veç të tjerash, Presidenti amerikan tha se nuk kishte asnjë dijeni për këtë vendim të rrjetit televiziv dhe për realizimin e debatit online, u njoftua nga lajmërimi i dhënë publikisht.
“As nuk na e thanë paraprakisht. E mësova edhe unë me popullin, si edhe ju.”
Numërimi së prapthi për majtistët e Amerikës është drejt fundit. Pas këtij vendimi qesharak për Debat Online, u përcaktua qartë fituesi. Është presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, republikani Donald Trump.