Virusmaker Bill Gates Godet Medikamentet me të Cilat u Trajtua Trump: Nuk Funksionojnë për të Gjithë!

Miliarderi, themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, doli kundër trajtimit medikamental që bëri Presidenti Trump për Coronavirus-in, që ishte një terapi me antitrupa monoklonalë, duke thënë se kjo nuk është një kurë.

Gjatë një interviste në kanalin NBC, në emisionin “Meet the Press”, ai tha:

“Dua të filloj me këtë koment lidhur me trajtimin e presidentit, sepse antitrupat monoklonalë, apo kokteili eksperimental i medikamenteve që mori presidenti, nuk janë kurë.

Kjo është diçka për të cilën edhe ju si kanal televiziv keni folur dhe Fondacioni im po bën një seri kërkimesh mbi këtë kokteil që u përdor për presidentin.”

-“A mund të jetë apo të konsiderohet kjo, si kura terapeutike për Coronavirus-in?” – e pyeti gazetari.

“Fjala kurë është e papërshtatshme sepse këto medikamente nuk funksionojnë për të gjithë. Por sigurisht, mes të gjitha medikamenteve, ky është medikamenti me më shumë premisa për shërim” – pohoi Gates. Nuk mund të bënte ndryshe.

“Ne po punojmë me disa kompani për të krijuar antitrupa dhe në pranverën e ardhshme do të jemi në gjendje të flasim konkretisht. Tani jemi në partneritet me Eli Lilly, që me ‘Regeneron’ ka qënë i pari që ka mundur të krijojë këto antitrupa” – shtoi Gates, totalisht i çorientuar, teksa kishte ndërmarrë të hidhte poshtë një terapi të suksesshme me fakte.

“Ndoshta është një mënyrë për të reduktuar vdekjet në nivel shumë të ulët” – tha në fund plot djallëzi dhe pacipësi globalisti – kompjuteristi – epidemiologu – virusmaker-i Bill Gates.

***

Kurimi dhe shërmi i menjëherëshëm i presidentit Trump ka vënë në problematikë të madhe klanin e krijuesve të virusit dhe të pandemisë, teksa njerëzit në mbarë botën, çdo ditë e më shumë binden se gjithçka është një lojë politike dhe ekonomike, dhe nuk është asfare pandemi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndërhyrje e Papritur e Kissinger: "Rrezik për Luftë Botërore!"

Next Story

Qindra Qipriotë Thyen Trarin e Kufirit Turko-Qipriot me Thirrjet "Qiproja Është Greke" - Marshe Otomane Dëgjoheshin në Sfond (video)!

Latest from Opinione