Twitter-gate “Djeg” Biden-in: Senati Thërret në Dëgjesë Kreun e ‘Twitter’, për Çensurë ndaj Akuzave të Trump!

Në një skandal që do të mund të emërtohet “twitter-gate” dhe që mund të djegë Joe Binden-in zhvillohet sot lëvizja e kolosit të ‘social media’-ve, duke çensuruar llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump.

Zhvillimet e orëve të fundit janë breshëri, pasi Komisioni i Çështjeve Gjyqësore të Senatit synon të thërrasë kreun e Twitter, Jack Dorsey, për çështjen e artikullit që lidhej me djalin e Joe Biden.

Kryetari i Komisionit Lindsey Graham dhe dy senatorë republikanë thanë se Komisioni do të votojë që të thirret në datën 20 tetor 2020 për dëgjesë në Senat, CEO i Twitter.

Ju kujtojmë se Twitter vendosi të bllokojë shpërndarjen, apo përcjelljen, mes platformës së tij, të një publikimi të gazetës ‘New York Post’ që lidhej me djalin e kandidatit të majtë demokrat Joe Biden.

Video që u hodh në llogarinë @TeamTrump përmendtte publikimin e ‘New York Post’, që jepte detaje për veprimtaritë sipërmarrëse të Hunter Biden në Ukrainë dhe që mbështeste faktin se Joe Binden ishte takuar me një konsulent të sipërmarrjes ukrainase “Burisma”, për afera.

“Joe Biden është një gënjeshtar që vidhte vendin tonë për vite”, ky ishte titulli i videos.

“Të gjitha do të kalojnë nga masa disiplinore dhe mund të ndodhin gjëra shumë serioze, që do të preferoja të mos ndodhnin, por që mesa duket do të ndodhin” – tha vetë Trump, kur u pyet për veprimet e Twitter.

Platforma përmendi dje se publikimi i ‘New York Post’ shkel politikën për “materialet e hakëruara”, domethëse se ndalohet hedhja e postimeve që kanë material të vjedhur mes hakërimit dhe që mbajnë informacione personale, apo sekrete tregtare, apo që vënë njerëz në rrezik.

Facebook-u mori të njëjtat masa si dhe Twitter-i për të ndalur shpërndarjen e publikimit të gazetës.

Twitter-i vendosi kufizime analoge edhe në llogarinë e Përfaqësueses së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, që hodhi në llogarinë e saj publikimin e ‘New York Post’.

Vlen të shënohet se pas Coronavirus-it dhe luftës thelbësisht atipike nga pjesa më e madhe e Media-ve të SHBA-ve, Donald Trump është shndërruar nga këto, në një ‘outsider’ të kursës të zgjedhjeve të amerikanëve, teksa në mënyrë të vazhdueshme këto Media publikojnë sondazhe që i japin avantazh majtistit demokrat Biden, që në disa raste avantazhi i tij kundrejt Trump shkon në më shumë se 10%.

Materialet kundër Biden që presin të shikojnë dritën e publikimeve, mendohet se do të fundosin krejtësisht Joe Biden dhe se në Amerikë do të hapet Kutia e Pandorës, moment që do të sjellë boom-in e skandaleve dhe më pas të ndëshkimeve.

1 Comment

  1. Just desire to say your article is as amazing. The clearness
    in your post is just spectacular and i can assume you’re an expert on this subject.
    Well with your permission let me to grab your RSS feed to
    keep up to date with forthcoming post. Thanks a million and please
    keep up the gratifying work. Maillot France

Lini një Përgjigje te Maillot France Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Florida: Paradë Makinash Pro Trump - 30.000 Makina & në Sfond "Trump Song"!

Next Story

Bill Gates: COVID-19 do të Jetë më Keq në Vjeshtë Krahasuar me Sezonin e Verës!

Latest from Info