Erdogani i Thotë Greqisë & Qipros: “Do jua Presim Duart – Do të Shikoni Makthe Teksa do të Shtrihemi në Territor!”

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, presidenti turk, bëri kërcënimet e tij të radhës kundër Greqisë dhe Qipros, duke u thënë se “do u presë duart”, ndërkohë që deklaroi se shtrirja e Turqisë në territor do të vazhdojë.

“Sa më shumë zmadhohet Turqia, aq më shumë shtohet dhe zona e interesit të saj”, tha presidenti turk.

“Nuk do të lejojmë të na shkelen të drejtat – tha presidenti lidhur me Mesdheun Lindor dhe shtoi në fjalën e tij – rezervojmë edhe më shumë makthe për ata që nuk braktisin ëndërrat e tyre për të na kufizuar shtrirjen në Mesdheun Lindor, diçka që do ta mbrojmë me jetën tonë, kur të jetë e nevojshme.”

“Uroj që zbulimi që u bë në Detin e Zi të jetë në interes të vendit tonë. Çdo metër kub gazi natyror që gjendet në Detin e Zi do të përdoret për begatinë, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e këtij vendi dhe kombi”, shtoi presidenti, duke iu referuar pasurive të nëndetit.

“Të gjithë atyre që godasin atdheun tonë, flamurin tonë, vlerat tona, do ua presim duart”, tha presidenti në fund të fjalës së tij.

4 Comments

  1. I must thank you for
    the efforts you have put in penning this website.
    I am hoping to check out
    the same high-grade blog posts by you
    in the future as well. In truth, your creative writing
    abilities has encouraged me to get my own blog now

Lini një Përgjigje te Britt Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Shqipëria i vetmi vend në botë, që nxjerr naftë dhe del me humbje!

Next Story

Foto e Rrallë e Ushtrisë Amerikane në Respekt të Kuajve në Betejat e L1B.

Latest from Opinione