Një E-mail i vitit 2017 nga një zyrtar i lartë me kompaninë kineze të energjisë, dhënë nga akuzatorët, tek investigatorët e Senatit të SHBA-së, tregojnë termat e një marrëveshjeje ku përfshihen zyrtarë të firmës që i jepnin “familjes” Biden një borxh të pasiguruar dhe të falshëm në vlerën 5 milionë dollarë.
E-mail-i i dërguar tek CEO Tony Bobulinski i kompanisë “SinoHawk Holdings”, tregon sesi një drejtues i “CEFC Energy” – një kompani tashmë e falimentuar dhe e mbyllur me seli në Kinë – ofroi që të depozitojë 10 milion dollarë në një llogari bankare për të filluar aktivitetin operacional, nga të cilat 5 milion dollarë do të ishin një borxh i pasiguruar dhe i falshëm për “Familjen Biden”.
Ky E-mail shfaq detaje të një marrëveshjeje kontraverse, zbuluar nga investiguesit e Senatit amerikan në një raport të fundit të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, nisur fillimisht nga një lajm shpërthyes publikuar nga “New York Post”, lidhur me çështjet e E-mail-eve gjetur nga laptop-i i djalit të kandidatit të majtë Biden.
E-mail-et e zbuluara tregojnë qartë sesi transferohen shuma të mëdha financiare nga zyrtarë të kompanisë CEFC tek kompania e Hunter Biden. Këto E-mail-e tregojnë sesi Biden kishte për qëllim të merrte pagesa ‘cash’ nga investitorë kinezë, gjithashtu.
Sipas raportit të Komitetit të Sigurisë Kombëtare, shuma prej 5 milion dollarë ishin kaluar direkt në llogarinë bankare përkatëse, që u çel për transfertën korruptive, më pas firma e Hunter Biden shpenzoi 4.8 milion dollarë, shumë e transferuar në llogarinë bankare të vetë firmës së Hunter Biden.
CEFC ishte një kompani kontraverse energjie. “Pronari i CEFC, Ye Jianming, ishte një ndër sipërmarrësit më ambiciozë deri në momentin e kolapsit të perandorisë së tij sipërmarrëse” – përmend në një artikull të tij portali Breitbart.
Në E-mail-in origjinal, publikuar nga “New York Post”, marrë nga laptop-i i Hunter Biden, kuptohet qartë sesi i kanë shpërndarë shumat në miliona dollarë. E-mail-i thotë në një pikë të tij: “10 u morën nga H për të madhin”. “I madhi” në rastin konkret ishte vetë zv.presidenti i kohës, Joe Biden.
Ky është një abuzim që ndoshta i heq Joe Biden të drejtën morale dhe politike për të kandiduar deri në fund të garës presidenciale, teksa hapat që do të pasojnë, pas investigimit të këtij skandali, do të jenë veçse ndëshkuese kundër tij dhe kundër kujto tjetri të implikuar në këtë abuzim ekonomik, financiar, politik.