Basha, “i Djathti” i Parë që Uron Presidentin e Media-ve, Biden!

“Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet nga turpi”, thotë Mark Twain.

Drejtuesi i të presupozuarës së djathtë shqiptare, që në 2017-ën rendte si rrozgë për një foto me Presidentin Trump, sot rendi si sprintier për një urim drejtuar Presidentit të Mediave, majtistit-globalist Biden. Hazardi politik Basha është gangrena e së djathtës shqiptare, ky i pafytyrë politik, që nuk ka miro dhe lipsanë që mund ta kthejnë në udhën e së mirës.

Kë uroi ky hazard politik? Kë president?

Cili institucion e ka çertifikuar Biden President të Amerikës?

Pse me kaq ngut Basha dhe bashallëku duhet të shfaqen pro Biden?

Ja pra, nuk do edhe shumë analizë, për të kuptuar se po rendin të zbatojnë urdhërin e dhënë nga plaku. Bilbili ra nga buzët e Soros dhe majtistëve në Amerikë dhe veglat nëpër botë filluan ison e “urimeve” për pseudo-fitoren.

Për kë fitore flet i paudhi Basha? Për kë President u flet shqiptarëve të djathtë? Për Presidentin që po të bëhej, do të mbante Ramën përjetësisht në pushtet?

Sa më sipër nuk është habi, është konstatim me doza të theksuara neverie.

Nuk është në dijeni kreu i Partisë Demokratike për mashtimin me votën, me tjetërsimin e votës në Amerikë?

Nuk është në dijeni Basha dhe bashallëku se Presidenti Trump po çon me padi penale proçeset e votimit dhe numërimit në më shumë se 5 shtete? Që për rrjedhojë nuk mund të ketë rezultat pa folur Institucionet e Drejtësisë?

Ky hazard politik që ka 8 vjet që qahet dhe jargavitet se i vjedhin votën ata të majtët, që ngrin dhe shkrin si kryetar partie kur i vjedh kundërshtari votën dhe humb zgjedhje, sot uron vjedhësin e majtë të votave në Amerikë! Absurd i një njeriu pa turp, pa skrupuj, pa cipë, pa integritet, i një pazarxhiu të pafytyrë, të dobët, të pështirë.

Apo nuk e beson Basha që në proçesin zgjedhor të SHBA-ve ka mashtrim dhe tjetërsim vote? Por edhe të mos e besojë politikani, apo çdokush një situatë, pret drejtësinë të flasë dhe më pas pozicionohet.

Ja pra, ju të djathtë që kishit ndonjë dyshim, ky është BASHA, ky është “zhagia” e milionave që merr nga bankomati qeveri dhe që PD-në e ka Shoqëri Anonime me një aksioner, vegël në duart e Soros.

***

Bashë, po të theksoj se Trump do të jetë Presidenti i SHBA-ve dhe më pas nuk do të gjesh as vrimë të futësh kokën. Mirë që e nxorre atë, që të të marrin vesh edhe ata që kishin ndonjë shpresë. Mirë që nxorre kokën, që Administrata e ardhshme Amerikane të të klasifikojë tek ata që do të jenë subjekte të Hetimeve dhe Gjykatave, që do ta bënte edhe po të mos ndodhte kjo që bëre sot.

Pushteti i Bashës në PD: skllavërim sorosian minus turp!

Turpi është mantel për krenarinë. Por, atje ku nuk ka burrëri, nuk ka krenari, për rrjedhojë nuk ka as turp!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Për Shqiptarët e Amerikës: Ju Flet Soros - Video!

Next Story

Panik në Oxford Circus - Stacioni Nëntokësor Është Mbyllur, Teksa Policia Nxiton të Arrestojë një Person që Kërcënon Personelin (video).

Latest from Opinione