Panik në Oxford Circus – Stacioni Nëntokësor Është Mbyllur, Teksa Policia Nxiton të Arrestojë një Person që Kërcënon Personelin (video).

Dailymail informon se në Stacionin nëntokësor ‘Oxford Circus’ është bërë evakuimi i njerëzve, për shkak të një incidenti që është duke ndodhur.

Forca të shumta policore u panë të rendin drejt stacionit dhe nga njerëzit dhe kamerat u pa se u kap një person, i cili u nxorr prej forcave policore nga stacioni.

Ka raportime lidhur me këtë incident që po ndodh, që thonë se një mashkull i veshur me maskë në fytyrë dhe pa këpucë, po i sulej me agresivitet personelit të stacionit.

Por më pas, personi në fjalë u pa të nxirret nga stacionin nëntokësor nga forcat e policisë, që ndërhynë në mënyrë të menjëherëshme. U pa se personi agresiv u kap dhe u nxorr nga stacioni, ende pa mbërritur ambulanca dhe u fut në makinën e policisë.

Stacioni ‘Oxford Street’ sapo u hap sërish për londrezët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Basha, "i Djathti" i Parë që Uron Presidentin e Media-ve, Biden!

Next Story

Skandal me Nancy Pelosi dhe Sistemin Kompjuterik të Votimit & Numërimit!

Latest from Info