Avokatë, juristë dhe hetues vërtetojnë se ka mashtrim dhe tjetërsim të votimit dhe numërimit mes sistemit kompjuterik, fakte dhe prova që të hënë, të martë dhe të mërkurë republikanët do i depozitojnë pranë Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtetet dhe rajonet ku është kapur vjedhje dhe tjetërsim i votës kanë guvernatorë dhe drejtues të majtë. A nuk është ky një fakt jo thjesht dhe vetëm i dyshimtë, por bindës për skemë gjigante mashtrimi për të vjedhur zgjedhjet? E në mos qoftë, botën do e bindë për këtë mashtrim dalja në dritë e provave dhe vendimi i drejtësisë.
Skandal!
Në 1/3 e territorit, kompania “Dominion” që kishte marrë përsipër organizimin e proçesit zgjedhor është kompani e interesave të Nency Pelosi (kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve). Kompania e parë për lobim e kompanisë së madhe “Dominion” është “Brownstein Farber Hyatt & Schreck”, ku Nadeam Elshami, ish shefi i shtabit të Pelosi, është një nga lobistët në llogari. Biznesi i interesave të Pelosi menaxhon skemën e mashtrimit elektoral.
Ditët dhe javët në vijim do të jenë të errëta dhe të dhimshme për “shoqen” Pelosi, si dhe për të gjithë të implikuarit në skemën e mashtrimit elektoral.