Lockdown-i dhe Shteti Policesk po Vrasin & po Instalojnë Diktaturën!

Po shkatërrohet dhe po rrënohet gjithçka, ekonomia, sjellja njerëzore, komunikimi mes njerëzve, sistemi qeverisës po shndërrohet në demokraturë. Nuk vendosin njerëzit, atyre u imponohet qeveria vasale në shtetet ku jetojnë.

Lockdown gjithkund dhe masa kufizuese për të gjithë. Shkencëtarë dhe mjekë të njohur, specialistë në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë thonë se këto nuk janë masa pro shëndetit të individit, komunitet, popullit.

Këto janë masa policeske, kanë të tjera qëllime, apo objektiva dhe janë masa të pamoralshme. Këtë nuk e them vetëm unë, ti, ai/ajo, ne që kemi rezistuar kundër këtyre masave që prej marsit 2020, e thotë komuniteti akademik, e thonë shkencëtarë të spikatur, të cilët nuk shikojnë në këto masa ekstreme kufizuese asgjë thelbësore në mbrojtjen e jetës së njeriut, shëndetit të tij. Përkundrazi, njerëzit e mbyllur në shtëpi, nën masa kufizuese, pa mundësi qarkullimi, nga një ‘lockdown’ i vendosur me imponim dhe kundër vullnetit të njerëzve, bëhen të sëmurë psiqikë. Po rëndohet shëndeti psiqik i njerëzve. Për rrjedhojë çfarë ndodh? Krijohet terreni i duher që tek njerëzit të shfaqen gjithmonë e më shumë sëmundje kancerogjene, për shkak të stresit, më shumë sëmundje kardiake, për shkak të stresit dhe pamundësive që sjell kufizimi, si dhe një sërë sëmundjesh që po e rëndojnë shëndetin e individit.

Një njeri që humbet vendin e punës, një njeri që nuk paguhet, një njeri që nuk mund të mbajë dot familje, por as veten, një njeri që mbyll biznesin, një njeri që detyrohet të jetojë nën kufizime ekstreme, një njeri që qarkullon me kufizime, një njeri që për të marrë një lejë qarkullimi duhet të dërgojë një sms, apo një e-mail diku, por tek askush, teksa nuk di se kujt i drejtohet, nuk mund të jetë apo të mbetet një njeri normal. Kurrsesi!!!

Një “big brother”, një kod diku, një mesazh, një e-mail, që njeriu të mund të lëvizë. Mundet që njeriu në këto rrethana të imponuara, nga shteti policesk, të ruajë shëndetin e tij fizik, medor dhe psiqik?

Kryeministrat kudo në botë po na mbrojnë shëndetin, neve, residentëve të shteteve të tyre? Nga se? Apo drejtuesit e qeverive po na bëjnë të sëmurë psiqikë dhe po na shndërrojnë në kope, që mund ta mbyllin në stan, sa herë dhe kur t’u teket?

Nuk dëgjojmë më për sëmundje të tjera. Njerëz me sëmundje të tjera, a ka më vallë? Po shtyhen në kohë edhe ndërhyrje kirugjikale të programuara. Pse? Sepse qarkullon një virus, që nuk ja kemi parë as rrezikshmërinë dhe as potencën vrastare, teksa vdekjet në glob, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë më të ulta. Për rrjedhojë nuk bëhet fjalë për Pandemi, por për një luftë të planifikuar dhe të organizuar, për qëllime të errëta, tërësisht anti-humane.

Kjo është politika më e pamoralshme, më diaboike këta janë politikanët më të pamoralshëm, të shiturit tek një kastë njerëzish, që kanë kontrolluar dhe duan të vazhdojnë të kontrollojnë globin dhe jetën e gjithsecilit. Vendet tona duket të jenë protektorat i kësaj klike diabolike. Një bananizëm i kalbur qeverisja jonë dhe e të gjitha shteteve të tjera, të ngjashme, në politikën e pamoralshme të ‘lockdown’.

Ndalohet të qakullojmë, mund të na e ndalojnë edhe të frymëmarrim. Ndaj duhet të kemi parasysh që këto masa, nuk janë masa në mbrojtje të shëndetit, por masa policekse, të pamoralshme dhe tejet të rrezikshme.

Urrej çdokënd që pretendon se më do dhe se për hir të dashurisë më mbyll, më izolon, më shkatërron ekonominë dhe më kufizon liritë dhe të drejtat e dhëna nga Perëndia.

Nëse nuk të pëlqen kjo që po të ndodh, dil, sepse nuk je trung!

7 Comments

  1. Hi there, just became alert to your blog through Google,

    and found that it is truly informative.
    I’m gonna watch out for brussels. I’ll
    appreciate if you continue this in future.
    Many people will be benefited from your writing.

    Cheers!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Filloi Përmbysja - Fitore e Madhe për Proçesin Zgjedhor në Penssylvania!

Next Story

Do të Vazhdoni të Heshtni? - Rebelohu!

Latest from Opinione