Rinumërimi problematik dhe falco në Shtetin Georgia të SHBA-ve është një rinumërim i kotë, që nga momenti që nuk po lejohet kontrolli dhe verifikimi i firmave në flotët e votimit.
Sekretarja e Shtetit të Georgia-s nuk po lejon numëruesit të kontrollojnë dhe verifikojnë firmat në fletët e votimit dhe ky akt është vazhdimësi në përpjekjet për manipulimin e votës. Pse ndodh kjo? Pse nuk lejohet verifikimi i firmave në fletët e votimit? Pyetje që nuk gjejnë përgjigje tek akti i Sekretares së Shtetit të Georgia-s dhe që e bënë rinumërimin proçes të pandershëm, të parregullt dhe të pakuptimtë.
Gjithkush e di që fitues në Georgia është Trump dhe që humbësi është Biden. Për këtë tashmë janë të bindur edhe vetë të majtët.
Populli amerikan dhe veçanërisht populli i Georgia-s duan dhe kërkojnë një proçes korrekt dhe transparent rinumërimi. E djathta në Amerikë është duke bërë betejë për integritetin e proçesit zgjedhor dhe po haset orë e çast me format manipulative të rinumërimit, që në thelb janë edhe antikushtetuese.
Stafi i presidentit Trump u bën sot thirrje të gjithë amerikanëve që duan dhe mbështetin lirinë, ligjin dhe rendin të bëhen së bashku, për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin e Amerikës, si dhe Kushtetutën e saj.
An interesting discussion is worth comment. I do believe that you ought to write more about this subject, it may not be a taboo matter but typically people do not discuss such subjects.
To the next! Many thanks!!