Bullgaria Vendosi ‘VETO’ Zyrtare Kundër Integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE: “Divergjencat tona Janë Historike” – Zbuluar Athina!

Bullgaria nuk pranoi të aprovojë kuadrin negociator me Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar në thelb fillimin zyrtar të negociatave për integrimin e këtij vendi, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë, duke nxjerrë zbuluar Athinën e qeverisë Mitsotakis, që pranoi të dorëhiqet nga pretendimet historike kundër “gjuhës maqedonase” dhe “kombësisë maqedonase” të popullsisë së këtij vendi.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva tha se Sofia nuk mundet që të mbështesë fillimin e negociatave mes “27” vendeve anëtare dhe Shkupit, për shkak të divergjencave historike dhe linguistike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Në këtë stad Bullgaria nuk mund të mbështesë projektin e kuadrit negociator me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm për Çështje të Përgjithshme.

Vendet e BE-së ranë dakord në mars 2020, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillonin negociatat për integrimin e tyre në Europë. Fillimi zyrtar i negociatave me këto dy vende të Ballkanit pritej të ndodhte në dhjetor 2020.

Zaharieva tha se Bullgaria miratoi kuadrin negociator me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rinumërimi Problematik në Georgia.

Next Story

Kaliforni: 2 Persona të Akuzuar për Mashtrim me Votuesit!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një