Avokatja Sindey Powell tha se është mëse e domosdoshme tani më, që Presidenti Trump të përdorë Urdhërin Ekzekutiv të vitit 2018, për ndërhyrje të huaja në Zgjedhjet Presidenciale të 3 nëntorit 2020.
Në shtator 2018, Trump firmosi një Urdhër Ekzekutiv që thotë se “jo më vonë se 45 ditë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, në konsultim me drejtuesit e departamenteve ekzekutive dhe agjensive, duhet të bëjë publike çdo ndërhyrje qeverish apo shtetesh të huaja, që provohet se kanë intereferuar në zgjedhje, në Shtetet e Bashkuara”.
Powell tha se ajo beson se ky urdhër ekzekutiv, i jep Trump-it të gjithë pushtetin që të ngrijë situatën dhe të vërtetojë manipulimin që u bë në zgjedhje mes makinerive të votimit dhe numërimit.
“Në kushtet e emergjencës ai mund të emërojë një Prokuror Special për të hetuar çështjen, diçka që duhet dhe do të ndodhë” – tha Powell. “Çdo makineri votimi dhe numërimi duhet të kontrollohet menjëherë. Ka me mijëra fakte kriminale të vjedhjes dhe manipulimit dhe gjithkush që është i vullnetshëm t’i bindet ligjit, faktet i ka të qarta dhe të prekshme dhe drejtësia sot duhet të jetë përkrah së vërtetës dhe jo përkrah politikës, korporatave dhe lëvizjeve globaliste. Dikush duhet të ngrerë krye, sepse mesa duket nuk kemi as Gjykatë Supreme, teksa shohim që iu dorëzua mashtrimit. Të majtët po kërcënojnë me jetë, po ushtrojnë presion, po korruptojnë njerëz në pozicione kyçe. Presioni që po ushtrojnë është i paimagjinueshëm.”
Powell tha gjithashtu se: “Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe ka edhe pak ditë për të përgatitur raportin për Presidentin, bazuar tek ky Urdhër Ekzekutiv i vitit 2018 dhe duhet ta bëjë sa më shpejt me kurajo dhe në emër të amerikanëve dhe të së vërtetës.
Ratcliffe duhet ta bëjë patjetër raportin dhe do të shikoni sesi shtetasit amerikanë, por edhe të gjithë do të çmenden përpara fakteve dhe mënyrave të manipulimit zgjedhor.
Kjo që ka ndodhur në këto zgjedhje, nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e vendit tonë. Dhe që të mohosh manipulimin do të thotë që je i shitur, por edhe i pandërgjegjshëm përpara së vërtetës dhe kombit. Duhet të ngrihemi tani dhe të ndalim revanzhin e manipulatorëve për t’u siguruar amerikanëve zgjedhje të lira. 1 njeri, 1 votë, këtu është bazuar Amerika e lirive.
Nuk mund të ulen në Dhomën e përfaqësuesve, nuk mund të ketë delegatë apo elektorë me vota të vjedhura, të manipuluara, sepse Amerika nuk mund të jemi shteti i bananeve, as një shtet si vendet e treta.”