Në Kohë Kritike, Duket se Presidenti Trump do të Veprojë!

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë më të papëlqyeshmet, më të përëyerat, më abuzivet se kurrë më parë, ndaj dhe për këtë kërkohen masa të papreçedente për të mbrojtur proçesin elektoral, Republikën dhe të ardhmen.

Shkalla e manipulimit elektoral ishte e papreçedent në SHBA. Ndërkohë që Presidenti Donald J. Trump ishte shumë përpara me vota përballë kandidatit të majtë, më pas, në orët e para të mëngjesit numërimi i votave u ndal në shumë qendra dhe vëzhguesit elektoralë, në shtetet e majta, i larguan nga qendrat e numërimit. Në vazhdim, si me magji, e pamundura statistikore ndodhi, Joe Biden filloi të kryesonte me vota.

Ky model manipulimi, i cili ndodhi vetëm në shtetet ku Biden duhej të kthente rezultatet, pasi ishte shumë prapa me vota dhe që nuk kishte ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, tregon një përpjekje të koordinuar për të vjedhur zgjedhjet.

Kjo përpjekje ka përfshirë në manipulimin e votës ‘Dominion Voting Systems’. Sipas një auditimi që u është bërë makinerive të votimit dhe numërimit të votës dhe ‘software’ në Michigan, sistemi i numërimit të votave të kompanisë “Dominion” është ndërkombëtarisht i dizenjuar për të dhënë rezultat të rremë, të gabuar, pikërisht për të influencuar rezultatin elektoral.

Është fakt tashmë se parregullsitë elektorale dhe rastet e manipulimit kanë tjetërsuar rezultatin elektoral në qindra qendra votimi dhe kanë manipuluar miliona vota.

Ekzistojnë gjithashtu raporte, që mund të konfirmohen prej çdokujt, se në zgjedhjet e SHBA-ve ka ndërhyrje të huaj, shtetesh të tjera, që kanë nëpërkëmbur proçesin zgjedhor në Amerikë dhe që kanë manipuluar rezultatin.

Presidenti Trump e ka cilësuar të gjithë këtë situatë lidhur me sistemin elektoral zgjedhor si “sulm dhe rrethim të koordinuar”.

Për konsekuencë arsyetimi, forma e qeverisjes në Amerikë është në risk. Nëse një proçes elektoral mund të fitohet me mënyra të tilla të pandershme që u përdorën në këto zgjedhjet të vitit 2020, atëherë pritet që edhe në zgjedhjet e tjera me të njëjtën mënyrë do të fitojnë sërish manipulatorët. Në thelb pra, shtetasit amerikanë do të humbasin të drejtën e votës.

Amerikanët do të votojnë dhe globalistët majtistë do të numërojnë.

Përpjekjet për vjedhje të zgjedhjeve janë në fakt një veprim i koordinuar për përmbysje të sistemit, pushtetit dhe të Presidentit aktual, një puç i organizuar nga një parti politike dhe veglat në shërbim të saj.

Nëse në Shtetete Bashkuara do të jetë vetëm një parti që ka pushtetin të bëjë gjithçka dhe të vendosë me çdo formë antiligjore, kjo automatikisht vë në ‘alert’ fondamentet e sitemit qeverisës amerikan.

Demokratët, të majtët pra, janë ata që kanë folur edhe për të shkrirë Kolegjin Zgjedhor, duke thënë se qytetet e mëdha, kryesisht, do të jenë ato që do të zgjedhin Presidentin, teksa Gjykatën Supreme e blejnë apo e kërcënojnë, ose do të emërojnë njerëz në shërbim të tyre për të siguruar shumicën.

Veprime këto që kërcënojnë Republikën, shtetin e së drejtës, lirinë e shtetasve, veprime që po shkojnë në zemër të sistemit qeverisës për ta ndryshuar atë krejtësisht.

Rreziku aktual nuk është thjesht dhe vetëm për atë se kush do të fitojë, Trump apo Biden, është për atë se çfarë sistemi do të mbizotërojë në Amerikë!

Shtetet e Bashkuara po përballen me forca diabolike që duan të shkatërrojnë Amerikën dhe vetë njerëzimin.

Këto zgjedhje po përshkallëzojnë betejën mes lirisë dhe komunizmit, mes së mirës dhe së keqes.

Me rrënien e komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore, njerëzit në Amerikë dhe në të gjithë botën u relaksuan disi, duke menduar se kërcënimi komunist kishte marrë fund. Por komunizmi nuk paska fjetur kurrë. Globalizimi, internacionalja e kohëve tona e përforcoi mesa duket komunizmin dhe dobësoi Amerikën.

Nuk mund të ketë kompromis mes së mirës dhe së keqes, ato janë si zjarri me akullin. Një fitore e komunizmit në këto zgjedhje në Amerikë, do të rezultojë në mposhtje dhe asgjësim të lirisë kudo në botë. Bota do të kalojë në errësirën e një sistemi diabolik dhe anti-human.

Në Georgia, para disa ditësh Presidenti Trump për ata që vodhën zgjedhjet, tha: “Këta njerëz dëshirojnë të shkojnë përtej socializmit, duan të kalojnë në formën komuniste të qeverisjes dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim”.

Por si do të mbrohen Shtetet e Bashkuara nga ky kërcënim?

Trump duhet të nxjerrë në pah shkeljet, paligjshmëritë dhe të mbushë vakumin që lënë ato në sistemin qeverisës. Ai e ka ndërmarrë rrugën e mbrojtjes së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe e ka pushtetin presidencial për ta bërë atë.

Trump duhet ta përdorë pushtetin si President për të ruajtur të ardhmen e Republikës dhe të arrestojë ata që po privojnë njerëzit nga të drejtat e tyre themeltare, mes manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve.

Akti i Kryengritjes i mundëson Trumpit përdorimin e ushtrisë për të kapur provat kryesore elektorale në shtetet e kontestuara dhe për të dhënë një rezultat transparent dhe të saktë të votës.

Sistemi në Amerikë është në krizë. Trump do të veprojë për të rivendosur rendin e ligjit dhe kjo është rruga e vetme për të shpëtuar Amerikën dhe mbarë botën e qytetëruar.

Mes hapjes së dokumentacioneve, padyshim mund të mposhtet manipulimi. Dëshira e shumicës së amerikanëve do të përmbushet dhe kështu do të shpallet fitorja e dytë kundër komunizmit.

WE THE PEOPLE!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sidney Powell: Trump Mund të Përdorë Urdhërin Ekzekutiv të Vitit 2018 për Ndërhyrje të Huaja në Proçesin Zgjedhor!

Next Story

SHBA: 18% e Komisionit të FDA Votoi Kundër Vaksinës së 'Pfizer': "Vaksinë e Rrezikshme"!

Latest from Opinione