N.Roubini: “Nga Fundi i Vitit 2021, Ata që Bënë Vaksinën Pfizer do të Fillojnë të Kenë Sjellje të Rrezikshme!”

/

Ekonomisti i njohur amerikan, me origjinë izraelite, Nuriel Roubini, me një artikull në “Japan Times” parashikon akoma edhe kryengritje të armatosur në SHBA, nga qytetarë që pranojnë se ka patur manipulim zgjedhor.

Marrë shkas nga ngjarjet dramatike që çuan në dhunimin e Kapitolit, ekonomisti poston një ‘tweet’ që ka shkruar që në Janar të vitit 2020 ku dhe parashikonte luftë antarte të armatosur.

Vlen të shënohet se personeli i Forcave të Armatosura Amerikane dhe të Policisë, mbështesin Trump (60% deri në 80%)

Në vazhdim të artikullit ekonomisti thotë se “jemi ende në fillimet e kaosit”.

Sipas tij: “Vaksinat COVID-19 nuk do të përmirësojnë situatën ekonomike dhe financiare, edhe nëse do të vaksinoheshin të gjithë banorët e globit, pasi jo vetëm efektiviteti i tyre është i rremë, apo fiktiv (sipas shkencëtarëve me të cilët jam konsultuar, do të ishim me fat nëse prodhimi i parë i vaksinave COVID-19 do të ketë rezultat pozitiv në 50% të rasteve), por ekziston rreziku, që në fund të vitit 2021, rastet e COVID-19 të shtohen në shifra shumë të mëdha, ndërsa “të vaksinuarit” (që mund të vazhdojnë të jenë transmetues të virusit dhe të mos kalojnë në anozi të plotë) të fillojnë të kenë sjellje të rrezikshme”!

Dhe në fund të artikullit ekonomisti amerikan pyet veten “zëlart”: “Që të mos harrroj, vaksina e Pfizer është kaq efektive dhe rezultative sa drejtori i bordit të konsulentëve të kompanisë i shiti aksionet që kishte në këtë kompani, pikërisht tani”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump për Twitter: "Marrëzia Kundra Nesh do u Kthehet në Bumerang"!

Next Story

1983: Bombardohet Kapitoli / Senati Amerikan. Prej Kujt?!

Latest from Info