Trump për Twitter: “Marrëzia Kundra Nesh do u Kthehet në Bumerang”!

/

Lufta e hapur dhe e pakufi e platformës online Twitter kundër Presidentit Trump mund t’i kthehet platformës në bumerang, sipas analizës së specialistëve të rrjetit.

Mbyllja e llogarisë së Presidentit Trump me justifikimi qesharak “të rrezikut për të nxitur edhe më shumë dhunë”, nuk çuditi në fakt askënd.

Lufta e platformës kundër Presidentit amerikan ka filluar hershëm, shumë më parë se zgjedhjet e 3 nëntorit. Me një çensurë të vazhdueshme ndaj postimeve të presidentit, Twitter u bë shpirti binjak i të majtës amerikane, i Partisë Demokratike, vegël e bindur në duart e saj.

Janë gjithashtu me mijëra llogari të tjera pro Trump që janë mbyllur dhe vazhdojnë të mbyllen. Nëse kjo nuk e ka emrin diktaturë, nuk di si ndryshe mund të emërtohet vrasja e fjalës së lirë, apo burgosja e saj.

“Nuk do të na mbysin”, deklaroi Presidenti Trump duke ju drejtuar 75 milionë amerikanëve që e votuan.

La të nënkuptohej gjithashtu se do të marrë masa dhe do të kundërpërgjigjet, pasi Twitter ka penguar dhe po vret lirinë e shprehjes dhe fjalës, duke komplotuar me majtistët, ndërkohë që u tha të gjithëve se shumë shpejt do të krijohet një platformë tjetër, e fjalës së lirë.

Kjo lëvzje e Presidentit mund të jetë fatale për të ardhmen e Twitter-it, por edhe YouTube-it apo disa platformave të tjera, që po mishërojnë mes akteve të tyre, vrasësit e fjalës së lirë.

Në Twitter sot ka me dhjetra mijëra llogari terroristësh, diktatorësh, hajdutësh, kriminelësh, pedofilësh, trafikantësh dhe shumë njerëzish të errët dhe të rrezikshëm, por që funksionojnë dhe që Twitter-i nuk i mbyll.

Twitter-i guxoi të mbyllë llogarinë e Presidentit në fuqi të SHBA-ve. Kurajo e tepruar, apo një frikë e madhe për ato që mund të thotë dhe të bëjë Presidenti Trump në këto 11 ditë të mbetura? Kjo e dyta duket të jetë më pranë realitetit të logjikës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Presidenti Hero & Presidenti Zero - Patriotët & Hajdutët, Dy Fytyrat e Amerikës!

Next Story

N.Roubini: "Nga Fundi i Vitit 2021, Ata që Bënë Vaksinën Pfizer do të Fillojnë të Kenë Sjellje të Rrezikshme!"

Latest from Info