Kaliforni: Grupimit të Djathtë “Let Freedom Ring” nuk iu Dha Lëjë për Protestë Paqësore!

Strukturat e Shtetit të Kalifornisë nuk i dhanë lejë për protestë paqësore Grupimit “Let Freedom Ring”, protestë që do të zhvillohej ditën e diel.

Chris Bish, një republikane që nuk mundi të fitojë në nëntor vendin në Kongres, si përfaqësuese e Sacramento, ka bërë kërkesën për protestë paqësore, ku ka deklaruar se në protestë do të ketë afro 3 mijë persona.

Shteti u justifikua për mosdhënien e lejës fillimisht me limitin deri në 200 persona, që lejohet në kushtet e pandemisë dhe masave kufizuese.

Republikania organizatore tha se pa një lejë, protesta nuk do të mund të zhvillohet, por nuk harroi të theksonte se edhe nëse do të bënin një protestë më të vogël, siç ka ndodhur ndodhur në të shkuarën, protestuesit paqësorë do të sulmoheshin nga dhunuesit e BLM dhe Antifa, teksa do të ishin të pakët në numër.

Kapitoli i Shtetit të Kalifornisë është rrethuar me gardh teli afro 10m të lartë dhe barriera hekuri. Ndërsa Guvernatori i Kalifornisë ka vënë në gadishmëri Gardën Kombëtare për të shmangur dhunën që mund të ushtrohet prej protestuesve gjatë protestave që do të zhvillohen javën e inagurimit të presidentit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Riaktivizohet Profili i Presidentit Trump në Facebook!

Next Story

Trump Deklasifikon Dokumenta nga Çështja #Obamagate!

Latest from Info