Gates: “Të Gjejmë Mënyra Kontrolli të Sjelljeve të Atyre që Janë Kundër ‘lockdown’-it, Vaksinës etj.”

Bill Gates që luajti një rol të dyshimtë në pandeminë e Coronavirus-it, i cili ishte promotori i nxitjes së instalimit të masave kufizuese, që nga lockdown-et, tek çertifikatat e vaksinimit dhe deri tek vaksina mRNA, por edhe mDNA, teksa paralelisht investonte miliarda dollarë, tani deklaron se është viktima “e teorive të çmendura dhe keqdashëse të konspiracionit, që shpërndahen dhe përfliten në rrjetet sociale”, të cilat dëshiron dhe sugjeron të stopohen duke kontrolluar sjelljet e njerëzve.

Në një intervistë dhënë për ‘Reuters’, Gates deklaroi se miliona postime dhe “teori të çmendura konspiracioni” për atë vetë, gjetën mesa duket vend në teorinë “e kombinimit të një pandemie terroriste virusale, mes rritjes së nivelit të shpërndarjes së këtyre postimeve në rrjetet sociale”.

“Askush nuk e besonte që unë dhe doktor Fauci do të mbizotëronim dhe do t’i mposhtnim këto teori konspirative” tha gjatë intervistës, duke shtuar se është diçka që i bën shumë përshtypje. “Shpresoj të kthjellohet (fenomeni)” tha miliarderi i shkencave kompjuterike, i cili ka disa dekada që është më shumë se mjek, është shndërruar në virolog, në terapist pandemish gjithashtu.

“I besojnë realisht njerëzit këto që thuhen?” – pyet veten Gates. “Sinqerisht, duhet të kualifikohemi për këtë, që të kuptojmë nga na erdhi ky ndryshim i sjelljes së njerëzve dhe sesi do të mund t’i kufizojmë këto lloj reagimesh” – shtoi Gates.

Me pak fjalë për Bill Gates sjelljet e njerëzve që vijnë të jenë kundër atij dhe politikave që dëshiron të imponojë, duhet të kufizohen dhe të gjendet një formë për të rregulluar mënyrën e reagimit të njerëzve. Me cilën formë vallë?

Njëkohësisht Gates tha se doktor Fauci është “një njeri i zgjuar dhe i mrekullueshëm”.

Siç edhe theksoi, pret me padurim ta shikojë Faucin në një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re të Biden.

“Jam i entuziasmuar me grupin që ka ngritur Biden për të menaxhuar krizën e pandemisë, apo atë higjenosanitare”, si dhe deklaroi që është tejet i gëzuar që Amerika iu kthye Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Doktor Fauci nuk do të jetë më nën trysni” – theksoi miliarderi tejet i kënaqur dhe disi i çliruar.

1 Comment

Lini një Përgjigje te Taulant Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Larry King, Legjenda e CNN Talk-Show, Ndërroi Jetë në Moshën 87 Vjeç!

Next Story

"Black Lives Matter" Nominohet për Çmimin Nobel!

Latest from Info