Duket se terreni politik propagandistik i Partisë Demokratike është mbushur me disa efekte Mediatike, Social Media Facebook & Instagram, ngarkuar me video dhe foto të stisura, disa bajate dhe shumë qesharake. Një fushatë shumë e qetë nga PD, për të qënë apo për t’u cilësuar fushatë për garë fituese, një fushatë aspak agresive nga ana e dikujt që kërkon të bëhet kryeministër, një organizim partiak pa vitalitet, pa temp, pa pigment, thuajse pa asgjë këmbëngulëse. Një parti thuajse e shthurur, me struktura të shkërmoqura dhe pa asnjë pushtet. Pushtete këto të humbura dhe të braktisura me koshiencë dhe me vullnetin e plotë të kreut të PD-së Lulzim Basha.
230 mijë të munguarit votues të djathtë të vitit 2017, ata të zhgënjyerit dhe të denjët që nuk e përtypën dot tradhëtinë e një nate pranvere, kë do të votojnë vallë në 25 prill 2021?
Duket se pjesa e madhe, apo një pjesë e konsiderueshme e tyre po i drejtohen Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke patur më shumë besim se kundërshtari real i pozitës dhe Ramës janë këta dhe jo Basha, kurrsesi Basha.
“Njeriu është më pak vetvete kur flet si vete. Jepi një maskë të të thotë të vërtetën” – thotë Oscar Wilde.
Të zhgënjyerit nga Basha, të mashtruarit, të përdorurit dhe të flakurit tej nga PD dhe Basha (me qëllim dhe plan të mirëorganizuar), sot nuk janë vetvete kur flasin si vete, por sapo veshin një maskë, domethënë sapo takojnë dikë jo nga vatha militante e PD-së shprehin mosbesimin e tyre absolut ndaj Bashës dhe ka një tendencë të besojnë tek Meta. Duket të ketë edhe një afeksion real politik për t’i qëndruar pranë atij që solli në pushtet Berishën dhe Ramën, por kurrsesi nuk mund të votojnë si alternativë atë që u soll në pushtet me katapult, atij që iu dhurua pushtet i pamatë dhe atij që të djathtët i shiti në orët e vogla të një nate, ndaj të gdhire.
230 mijë votat e munguara nga PD-ja, për shkak të Bashës në vitin 2017, duket se janë shtuar dhe konsoliduar dhe nuk ka asnjë shenjë që ndonjë nga këta ish mosvotues të PD-së të kthehet. Mungon arsyeja, mungon motivi dhe ekzistojnë të gjitha argumentet për të mos u kthyer në një parti që braktisi me vullnet të gjitha pushtetet, duke krijuar një pozitë me pushtet absolut.
Një shprehje e njohur thotë: “Ndëshkimi i mashtruesit nuk është fakti që nuk e beson askush, por që ai vetë nuk mund të besojë”. Basha nuk mund të besojë që fiton edhe sikur ta dëshirojë fitoren.
Ku do të shkojnë këta 230 mijë? Tek Patozi? Tek Jozefina? Tek vota e pavlefshme? Tek mospjesëmarrja në zgjedhje? Apo tek LSI?
Me provë dhe bindje 230 mijë të munguarit e djathtë nuk po shkojnë as me Astritin dhe as me Jozefinën, për faktin e thjeshtë që të djathtët demokratë prisnin prej të dyve që të gjenin mekanizmin brenda PD-së për të larguar Bashën, prisnin që të bëhej lufta atje, në vathë, por kjo nuk ndodhi.
Me prova dhe bindje pjesa më e madhe e 230 mijë njerëzve, mosbesuesve të konsoliduar të hazardit dhe manekinit politik Basha, nuk duan më qëndrimin e Ramës në pushtet, teksa paralelisht nuk e shikojnë Bashën si alternativë për kryeministër, teksa thellësisht dyshojnë për kripto-marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, si tentakulë që zgjatet nga marrëveshja e majit 2017 mes të dyve.
Do të jenë të shumtë ata demokratë të zhgënjyer nga Basha, që nuk ka as kush i tërheq si votë, pasi PD është një parti me struktura të çafalitura, që do të votojnë Metën dhe Kryemadhin.
LSI e shkundi PD-në në vitin 2013, do e bëjë sërish tani, në vitin 2021, dikur për inerci potence pushteti dhe tani për impotencë të Bashës dhe pushtet të munguar.
Gjithmonë dhe para së gjithash prin Mashtrimi, duke tërhequr ata që nuk kanë mend mes falsitetit ulëritës. Në fund vjen gjithmonë e Vërteta, që hiqet zvarrë prapa Kohës së çalë.
8 vjet të djathtën e priu mashtrimi, koha e çalë po nxjerr të vërteta në pah. Për shkak të së vërtetës Basha dhe PD nuk do të kenë vota. Në garën politike nuk është PD përballë PS, por LSI përballë PS!
Fatkeqësisht? Padyshim!
Every weekend i used to visit this site,
as i want enjoyment, as this this site conations in fact fastidious funny information too.
EarthaBat manchester united spillertrøje DRDAngele
ElliottSo acheter maillot de foot pas cher MichellTo
PasqualeA billige Tyskland Trøje SwenTench
NickolasD bayern munchen tröja JudsonHar
JannetteP kjøpe fotballdrakter
AgustinAn
JerroldBo maglie calcio Uruguay 2021 ColleenCo
AldaKimru jalkapallo pelipaikat TiffanyAt
Appreciate this post. Will try it out.