M. Weber: “Të Pajisim Qytetarët me Pasaportë Vaksinimi sa më Shpejt që të Jetë e Mundur!”

Kreu i grupit të Partieve Popullore Euriopiane në Parlamentin Europian shprehu dëshirën për përshpejtim të pajisjes së qytetarëve me Pasaportë Vaksinimi.

“Kjo pasaportë mund t’u vijë në ndihmë veçanërisht atyre që punojnë në zona ndërkufitare, atyre që bëjnë udhëtime pune, apo edhe atyre që udhëtojnë për pushime. Duhet të qartësojmë sa më shpejt detajet e pajisjes me këtë pasaportë. Dhe le t’i pajisim qytetarët sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi kreu i PPE-ve gjatë një interviste që do të botohet nesër në gazetën “Rheinische Post”.

Njëkohësisht politikani i CSU u pozicionua kundër qëndrimeve të njëanëshme të vendeve anëtare të BE-së dhe pro një qëndrimi unik në përballje me pandeminë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kujt i Besojnë më Shumë PD-istët e Zhgënjyer, Bashës apo Metës?

Next Story

Fjalimi i Trump në CPAC - LIVE!

Latest from Info