Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton paditi mbështetësit e përdorimit të maskës, pas mosbindjes së tyre për të zbatuar ligjin e Shtetit që ka rrëzuar tezën e përdorimit të maskës, sipas njoftimit të vetë Prokurorit të Përgjithshëm.
Teksasi ka vendosur për ndalimin e përdorimit të detyrueshëm të maskës në institucione publike dhe në të gjitha mjediset e tjera publike, përkrah heqjes së çdo kufizimi në orar dhe në shërbim, për sipërmarrjet.
Ndërkohë, Këshilli Bashkiak në Ostin, në kryeqytetin e shtetit, votoi që të vazhdojë të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskës.
Tashmë anëtarët e Këshillit Bashkiak gjenden në përballje me ligjin.
“I thashë Kruet të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Ostin që të disiplinohen menjëherë dhe t’i binden ligjit të shtetit lidhur me mospërdorimin e maskës.
Nuk më përfillën. Pra, edhe për njëherë tjetër po u them se do i çoj në gjykatë për moszbatim ligji, apo kundërshtim të tij”, tha prokuri i përgjithshëm mes një statusi në Twitter.
Shumë kompani zinxhir të shitjes me pakicë, super markete dhe restorante në Teksas kanë thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë prej klientëve përdorimin e maskës.
Kjo është e drejta e tyre ka thënë Prokurori i Përgjithshëm, në një letër drejtuar kreut të Bashkisë Ostin dhe kryegjyqtarit të Bashkisë, mes së cilës u bëri me dije se përdorimi i maskës nuk është në juridiksionin dhe kompetencat e tyre, vendimin mes hartimit të ligjit për mospërdorimin e maskës e merr dhe e ka marrë shteti i Teksasit.
Teksasi është nga shtetet e para në SHBA që hapi ekonominë, pas valës së parë të pandemisë, që prej majit të vitit 2020.