Mashtrimi, Profesioni i Kreut të PD – “Ushtarët” e Shkelur në Besë po Ngrehin Krye në Prag Zgjedhjesh!

Hazardi politik, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Xhelal Basha, ja arriti mbërmë mes disa burrash që i ngritën krye, të nxjerrë në pah realitetin byk të kësaj force politike.

Parti Demokratike të organizuar në bazë dhe në qendër, NUK KA.

Parti Demokratike të gatshme për të hyrë në zgjedhje dhe për të siguruar fitoren, NUK KA!

Parti Demokratike me demokraci të brendëshme, NUK KA.

Parti Demokratike ku meritokracia është etaloni përzgjedhës, NUK KA.

Parti Demokratike ku kolegjialiteti dhe vota e lirë, si dhe e numëruar ndershëm, vendos, NUK KA.

Parti Demokratike ku të gjithë pranohen, edhe ata që kundërshtojnë pa u servilosur, NUK KA.

Në Shqipëri, ku sot më shumë se kurrë duhej një alternativë politike opozitare për të zgjedhur, NUK KA.

Në krye të opozitës qëndron një njeri i aferave dhe mashtrimit ordiner. Në krye të PD-së qëndron një individ që mori në dorëzim një parti batalion dhe e katandisi çetë të çarmatosur. Në krye të PD-së qëndron një burrë që nuk ka fjalë dhe besë. Në krye të PD-së qëndron një i paaftë politik dhe aspak i djathtë në ideologjinë e tij socio-ekonomike. Në krye të PD-së qëndron me thonj një grabitqar që partinë politike e ktheu në sipërmarrje private, së cilës ja ngre dhe ul aksionet në tregun elektoral çdo dy vjet. Në krye të PD-së qëndron një mashtrues kalibri, që nuk nguron të gënjejë çdokënd. Në krye të PD-së qëndron një “politikan” i pacipë që shkel mbi këdo të djathtë, në përmbushje të funksionit të tij të fshehur për ta shkatërruar tërësisht forcën e vetme të djathtë në Shqipëri, duke e shndërruar atë në një parti që në përqindje është më pak se 1/3 e shqiptarëve.

Dje nga Vlora disa burra, të djathtë dhe konservatorë ja zhubravitën maskën Lulzim Xhelal Bashës dhe sa mirë që më në fund, dolën disa burra që fjalën e kanë besë të dhënë, për vepër të kryer. Por ja që ky nuk është formati i mashtruesit ordiner, kryetar partie. Lulzim Xhelal Basha kështu ka mashtruar me dhjetra kandidatë edhe në zgjedhjet e vitit 2017, gjetiu u kishte premtuar t’i vendoste në lista, gjetiu i vendosi dhe pjesën më të madhe të njerëzve, të cilëve u kishte premtuar, nuk i vendosi fare nëpër lista kandidimi, por me një të rënë të lapsit i flaku tutje tëhu, si të ishin të gjithë të pavlerë dhe të padobishëm. Teksa të gjithë dimë që në një parti politike, çdokush është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne të gjithë e dimë këtë, por këtë nuk e di Lulzim Xhelal Basha, ky nuk e di që kryetar të mban baza dhe jo Saliu, aferat, Rama dhe mashtrimet.

Mesa duket erdhi momenti që Basha të kuptojë se Partinë Demokratike ja arriti ta shkrijë, por rrëzoi shkëmbin mbi të cilin qëndronte dhe për pasojë ka marrë të tatëpjetën.

Duhet të jesh mjaftueshëm inteligjent që edhe bazën e partisë tënde ta mbash të unifikuar edhe të bësh pazare fshehur me kundështarin. Duhet intelekt i lartë që edhe të garosh për kryeministër, por edhe të mos e rrezikosh kundërshtarin kryeministër që nuk ke dëshirë ta rrëzosh, sepse e ke shndërruar në bankomat.

Në këtë periudhë Basha pa se populi i lodhur nga Rama do të votonte, kjo e tronditi vërtet dhe pa nguruar i dha dërmën partisë politike dhe shumë e shumë të djathtëve brenda saj që i spostoi, apo i flaku, që i mashtroi për muaj me radhë, deri në mbrëmjen e listave që nuk doli t’i bëjë publike si partitë e tjera, por që me paturpësi e zgajti dhe zgërlaqi PD-në me lista të gabuara, që vallaha do të mund të ndryshonin, si për t’i shpërtuar sulmit dhe revanshit të demokratëve të mashtruar prej tij personalisht, kryesisht lidhur me kandidimet. Por ja që në Vlorë i hasi sharra në gozhdë!

Lulzim, gënjeshtra është paburrëri dhe ti je përfaqësues “i denjë” i paburrërisë!

Lulzim, mashtrimi është thjesht paaftësi për të vënë në funksion imagjinatën, do të të thoshte Hemingway ty hazard dhe parazit politik.

Ik sa më shpejt dhe lëre PD-në të marrë frymë, sa pa ta rrëmbyer opozitarizmin Ilir Meta dhe e katandisim Shqipërinë me dy të majta!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Atentat PD-së: Listat e PD në Qarqe, Bindën Shqiptarët për Humbjen e Thellë & Vetvrasjen Politike të PD-së!

Next Story

Teksas: Prokurori i Përgjithshëm Dërgon në Gjykatë Mbështetësit e Përdorimit të Maskës - "Do të Përballen me Ligjin!"

Latest from Opinione