Vdekja e Palavdishme & e Çuditshme e Eskilit!

Një prej tragjikëve më të rëndësishëm grekë, Eskili la pas vepra të rëndësisë së veçantë, verpa të cilat edhe sot e kësaj dite janë aktuale dhe vlerësohen në çdo skaj të planetit.

Tragjeditë më të lexuara të tij, janë: “Shtatë në Tebë (Thivë)”; “Prometeu i lidhur”; “Orestia”.

Përveç se shkrimtar tragjedish, Eskili ishte i famshëm dhe njihej për aftësitë e tij si luftëtar, ka marrë pjesë edhe në Betejën e Maratonës, por edhe në Betejën e Salaminës.

Por, ndërsa kishte marrë pjesë në beteja të mëdha dhe kishte dalë i gjallë prej tyre, vdekjen e kishte të palavdishme dhe të çuditshme.

Një shqiponje, një ditë, i rrëshqiti nga kthetrat një breshkë e madhe që kishte rrëmbyer, nga një lartësi e madhe, e cila i ra në kokë Eskilit dhe i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Cilat Janë 12 Karakteristikat e Hiper-Njeriut Sipas Aristotelit?

Next Story

Profeti Paisios: "Do të Bëhet Luftë mes Rusisë & Turqisë... më Tej do të Pasojnë Ngjarjet!"

Latest from Info