Paditet Lulzim Basha nga Grupimi për PD-në!

/

Grupimi për PD-në, një formacion njerëzish me emra të njohur dhe të vjetër në radhët e PD-së, që prej themelimit të saj, me persona të spikatur në jetën socio-politike të vendit, kryesuar nga Edith Harxhi dhe Bujar Nishani, kanë paditur kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha pranë Gjykatës së Rrethit të Tiranës.

Grupimi për PD-në radhit në padinë e dorëzuar kundër Lulzim Bashës shkelje të shumta statuore, jo vetëm për zgjedhjet e nxituara që po bën brenda partisë Kryetari, që para 4 vitesh ngrinte dhe shkrinte duke drejtuar vjedhjen e votave në një garë farsë përballë Eduard Selamit, zgjedhje në shkelje të statutit të PD-së, por edhe për shumë shkelje të tjera të bëra në vazhdën e kohës prej të paepurit, monedhofagut Basha, që me çdo kusht kërkon të mbajë postin komod të kryetarit të opozitës, që i sjell të ardhura marramendëse, duke qënë i zhveshur nga çdo përgjegjësi që buron nga qeverisja. Duket se në të njëjtin komoditet financiar janë edhe bashallëku, që kanë vite që kaurdisen në përqindjen e tenderave dhe llokmave të majeme që u fal Rama, që “qentë” tek gardhi të mos lehin.

Padia e bërë nga grupimi për PD-në është pranuar nga Gjykata dhe ditën e premte do të zhvillohet seanca e parë. Në këto kushte, të një padie dhe përballjeje me gjyqësorin, kryetari hazard politik Basha, duhet të ndërpresë fushatën zgjedhore brenda partisë, duhet të ndalë proçesin, të presë verdiktin e drejtësisë dhe më pas të kalohet në zgjedhje brenda partisë.

Nëse sistemi i drejtësisë aprovon mes një vendimi se, Kryetari Basha ka shkelur statutin dhe ka kryer akte të tjera antiligjore, siç është mospjesëmarrja në zgjedhje, braktisja e postit të ligjvënësit në Parlament, post që buron nga zgjedhje, nga verdikti i sovranit dhe jo nga emërim dhe shumë të tjera shkelje dhe bëma jo vetëm antiligjore, por edhe antipartiake dhe antikombëtare, atëherë automatikisht Basha largohet nga kreu i PD-së dhe zgjedhjet do të zhvillohen në një klimë krejt tjetër, pa më të voglin dyshim mëse demokratike dhe të lira, mes një gare reale.

Sot Lulzim Basha duhet të ndalë fushatën zgjedhore, derisa drejtësia të shprehet, bazuar tek padia e depozituar.

Duket se nuk ka më shteg për Bashën dhe bashallëkun për më shumë llumallëk ekonomik edhe për 4 vitet opozitare, që ia siguruan vetes plot dinakëri më 25 prill dhe që sot pacipësisht flasin për “masakër elektorale”, por që në parlament do të hyjnë gjithësesi. E shikoni sesa qesharakë janë!

E ku ka si opozita për Bashën dhe bashallëkun, por ja që demokratët, të djathtët po zgjohen, sepse në kurriz të tyre nuk mund të pasurohen një grusht me njerëz që vërtiten ekraneve televizive, me veshje nga më të shtrenjtat, mes një jete luksoze, burra dhe gra këta të lustruar dhe parfumuar, të pispillosur si milionerë, por që në thelb janë të papunë prej dy vitesh. Të kenë aktivitete private vallë? Padyshim, kujdeset kryeministri për ta dhe e gjithë qeveria për t’i mirëmbajtur, idiotët e dobishëm.

Demokratët duhet dhe do të zgjohen dhe më 13 qershor, normalisht nuk duhet të ketë zgjedhje, por edhe nëse kokëshretësia e Bashës do e zhvillojë proçesin, mes tij ai duhet të humbasë thellë, teksa demokratët duhet ta ruajnë votën si beben e syrit, ose të braktisin zgjedhjet duke i nxjerrë ato të pavlefshme.

Ka gjithmonë një shteg për zgjidhje, për ata që kanë objeksion lirinë dhe që për pazmore kanë kurajon civile të të mençurit!

Në një vend që qeveriset mirë, varfëria është turp. Në një vend që qeveriset keq, pasuria është turp (Konfuci).

Është kaq i pasur Basha dhe Bashallëku, sa duket se jetojnë në një vend që qeveriset mirë, sipas Konfucit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rama Rinovon Vetveten e tij Politike Duke Larguar Bashën nga Kreu i PD-së - Agron Shehaj po Vjen, me Ndihmën e "të Gjithëve"!

Next Story

Lockdown Tjetër në Vjeshtë Kërkon OBSH: "Shumë Keq që u Hapët"! - Duan të Kenë Banorë "të kyçur" dhe të vaksinuar.

Latest from Info