Lockdown Tjetër në Vjeshtë Kërkon OBSH: “Shumë Keq që u Hapët”! – Duan të Kenë Banorë “të kyçur” dhe të vaksinuar.

/

Për shpërthim tjetër të pandemisë dhe masa të reja kufizuese paralajmëron OBSH-ja, pasi vaksinimet nuk kanë ecur me ritmin e dëshiruar prej saj.

Shumë vende kudo në Europë po i kthehen normalitetit, duke hapur të gjitha aktivitetet. Megjithatë rreziku i valës së 4-t, por edhe i mutacioneve të virusit, duket se preokupon veçanërisht qeveritë, teksa Britania e Madhe e cila ka vaksinuar afro 42% të popullsisë, regjistron rritje të përshpejtuar të vdekjeve, për shkak të virusit të mutacionuar “Delta”.

Në këtë kuadër kreu i OBSH-së për Europën, paralajmëron se Europa, në asnjë rast, nuk i është shmangur rrezikur të COVID-it.

“Teksa në ditët dhe javët në vazhdim do të ketë më shumë grumbullime dhe takime me publik të zgjeruar, më shumë qarkullim njerëzish, më shumë festa dhe aktivitete sportive, OBSH-ja kërkon të bëhet kujdes” – ka theksuar kreu i Europës në një deklaratë për shtyp.

Paralelisht OBSH-ja i ra “kambanës” për ecurinë e vaksinimeve në Europë, duke nënvizuar se numri i vaksinimeve nuk mjafton për të shmangur një shpërthim tjetër të virusit, ndaj dhe mund të kalohet sërish në masa të reja kufizuese për lëvizjen e njerëzve.

Dhe të gjitha këto, ndodhin në një Europë që ka 1 vit e gjysëm në një lockdown, i cili nuk mundi ta mposhtë pandeminë edhe pse ka filluar vaksinimin e popullsisë në shtetet e saj, por që kërkohet dhe mendohet se ilaçi i vetëm për të shmangur pandeminë është vaksinimi i të gjithë popullsisë, pa përjashtim.

Pasi lexon ndokush këto, i vijnë ndërmend fjalë si: kataklizmo, apokalips, Babel, varka e Noes, fundi i botës, Anti-Krishti në pushtet etj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Paditet Lulzim Basha nga Grupimi për PD-në!

Latest from Info