Në Belgjikë Fëmijët e Moshës mbi 11 Vjeç do të Grupohen në 3 Gjini (Mashkull, Femër, Asnjanës)!

Prindërit do të mund të përzgjedhin prej muajit shtator dhe në vazhdim “gjininë asnjëanëse” gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre në shkollat e nivelit të dytë, pas-fillor në Belgjikë, siç është bërë me dije ditën e Premte nga struktura shtetërore përgjegjëse me çështjen.

Një vendim-veprim shtesë në Europën “e re” që mesa duket nuk do të vonojë të vijë edhe në vendet tona fqinje dhe më pas edhe në Shqipëri, me pretendimin se duhet të ndjekim formën moderne të jetës.

Përkatësisht, sipas një publikimi të “Dernière Heure” dhe të “Sputniknews”, fëmijë të moshës mbi 11 vjeç do të grupohen në 3 gjini (mashkull, femër dhe asnjanës) gjatë fazës së parë të planit për zbatim, plan që do të çojë në riplanifikim për përshtatje të banjave në shkolla, dhomave të zhveshjes të nxënësve dhe sportistëve dhe mjediseve të tjera ku dy gjinitë kanë hapësira të veçuara.

Kjo iniciativë pasqyron vullnetin e ministres së Arsimit të Belgjikës, Caroline Désir, për të luftuar homofobinë dhe transfobinë, si dhe do të sigurojë pjesëmarrjen më të mirë të nxënësve dhe të familjeve të komunitetit LGBTQIA+.

Ministrja belge shprehet se: “Të rejat e fundit, fatkeqësisht, mbartin raste ngacmimi dhe përbuzjeje për disa grupe vurnerabël fëmijësh apo adoleshentësh transeksualë në shkollat e vendit”.

Ministrja theksoi njëkohësisht rëndësinë e vënies në dispozicion të burimeve financiare, në mënyrë që këta fëmijë të mund të mbështeten, dëgjohen dhe njihen.

Çështja e ndarjes administrative të transeksualëve u shqyrtua në vitin 2018 nga shteti belg dhe në këta lloj individësh u dha e drejta të ndryshojnë zyrtarisht gjininë / seksin e tyre në kuadrin ligjor, pa raportim mjeksor, edhe pse më parë ishte i detyrueshëm depozitimi i provave, apo vërtetimeve mjekësore të funksioneve gjenetale.

Ndërkaq, e Drejta Kushtetuese anuloi pjesërisht ligjin në fjalë, duke konsideruar se në këtë formë injektoheshin dallime meqë nuk ekzistonte zgjedhje personale për individët jashtë dy binarëve gjinorë.

Në tetor, Petra de Sutter, një grua transeksuale u bë gruaja e parë në Europë që u emëruar si Zv.Kryeministre dhe Ministre e Administratës Publike dhe Sipërmarrjeve Publike në ristrukturimin e qeverisë belge.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sot, Demokratët nuk Mund & nuk Duhet të Votojnë MASHTRUESIN Basha, në të Kundërt PD-ja Shpërbëhet!

Next Story

Kur Titoja i Shkroi Letër Stalinit - "Mjaft Dërgove Njerëz të më Vrasin..."

Latest from Info