Një përfaqësues i lartë i ambasadës ruse foli për rrethanat në të cilat u arratis nga Kabuli presidenti avgan Asfar Gani që u dorëhoq nga posti i Presidentit, pas mbërritjes së Talibanëve në kryeqytetin avgan, duke thënë: “U largua nga Kabuli i shoqëruar nga makina të mbushura me para.
Katër makina ishin mbushur plot me para, teksa paratë nuk i nxinte të gjitha vetëm helikopteri, e megjithatë nuk i futën dot të gjitha paratë në automjete. Një pjesë e tyre mbetën në aerodrom.”
Rusia tashmë flet gjithashtu për një dështim të pashoq të Amerikës përballë Talibanëve dheasaj pjese të popullit avgan që është në mbështetje të tyre, deklaroi përfaqësuesi i ambasadës ruse në stacionin radiofonik “Echo” të Moskës.