Etatizmi global që dhunon me taksa, jep gratis vaksina.

Shteti global i dhunës, shteti i kudogjendur dhe i kudoskutur, shteti i arrogancës dhe prepotencës, shteti i taksave dhe tarifave, sypagjumi për të të rrëmbyer të ardhurat, shteti vigjilent për të të shtrydhur çdo fitim ekstra, të fal, të dhuron vaksinë anti-Covid, ta jep gratis, të lutet që ti të shpohesh, kujdeset kaq ngultazi për “shëndetin” tënd, për “shpëtimin” tënd.

Shteti diku jep disa birra për të të joshur që ti të shpohesh, gjetiu të jep 100 euro, diku tjetër të jep edhe ndonjë bakshish më shumë. E bën për të mirën tënde, tonën?! Jo! E mira dhe e keqja brenda meje, të dyja më thërrasin, ‘Jo’!

Dhe teksa vaksina gratis dhe joshja me dhurata bashkëngjitur saj nuk po bindin shumicën e kopesë për t’u shpuar, vaksinuar dua të them, sistemi global, shteti global vendos format e dhunës, që janë ato të injektimit të vaksinës me detyrim përcaktim, si në diktaturë, si në fashizëm.

Shteti, jo vetëm këtu në vendin tim, por kudo, që po na vë taksa edhe për ajrin që thithim, si është e mundur që këtë vaksinë kaq të shtrenjtë, me kaq shumë mund dhe kosto krijuar, të na e japë falas, pa na e tatuar, domethënë pa na e shitur?

Vaksinën mes taksave tona e krijoi shteti, por nuk po na e shet, siç na shet ujin, energjinë, librat, ilaçet, çertifikatën familjare dhe gjithçka që ofron si mall a shërbim publik. Të gjitha këto shërbime dhe produkte krijohen dhe ofrohen nga taksat tona, që i mbledh shteti, shpesh me dhunë, por ja që shteti na i shet sërish këto produkte dhe shërbime që ne kemi krijuar mes taksave që kemi paguar. Vaksinën pse gratis vallë?

Kushdo prej nesh është bashkëpronar me pjesë të pandashme i pronës shtet, në parim dhe jo vetëm. Por në realitet shteti është kthyer, me vullnetin tonë, në tutor i pronarëve dhe menaxhohet nga disa që ne çuditërisht i kemi zgjedhur me votë, anë e mbanë botës.

Etatizmi global bëhet i dhunshëm kur popujt harrojnë të dyshojnë, gjykojnë dhe analizojnë në thelb ato që bën shteti për ta.

Uji tatohet! Buka, tatohet. Mishi, tatohet. Banesa, tatohet. Makina, tatohet. Energjia, tatohet. Nafta, tatohet. Paga, tatohet. Gjithçka që konsumojmë dhe gjithçka që na ofrohet si shërbim, tatohet dhe e paguajmë shtrenjtë. Ja japim shtetit dhe shteti në vend që të jetë mekanizëm në shërbimin tonë, është shndërruar në hallkë në grykën tonë.
Gjithçka na tatohet, gjithçka e paguajmë shtrenjtë, shumë shtrenjtë, veç vaksinës. Pse nuk e paguajmë vaksinën vallë, o shtet?

Kujdes, vëmendje, shumë vëmendje!

Mesatarisht në vit, vdesin 9.5 milionë njerëz nga kanceri, 17.5 milionë njerëz vdesin nga sëmundje kardiovakulare dhe miliona të tjerë nga sëmundje të tjera. Ndërsa në një vit e gjysëm nga Covid-19 kanë vdekur 4.5 milionë njerëz. Mos duhet që shteti global dhe sektori i mjekësisë të mos vënë më gjumë në sy për të gjetur medikamente kundër tumoreve? Mos duhet që shteti dhe sektori i mjekësisë të punojnë dhe të investohet maksimalisht për të përmirësuar medikamentet për luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare?

Pse nuk u bëhet njerëzve gratis trajtimi me medikamente për sëmundjet kardiovaskulare? Pse nuk u paguhen kimioterapitë dhe medikamentet të prekurve nga tumori? Ashtu pra, si vaksina, gratis!

Shteti global dhe mjekësia kanë 20 muaj që investuan miliona nga taksat tona për të shpikur një vaksinë, nëse nuk e kishin paraprakisht gati, që po e eksperimentojnë mbi popullsinë globale dhe që për këtë vaksinë nuk mban askush përgjegjësi, veç personit që vaksinohet.

Vëmendje sërish:

Vaksina merret vetëm nën përgjegjësinë e individit, përgjegjës për pasojat, apo efektet anësore nuk është as kompania dhe as mjeku, këtë shkruajnë e zeza mbi të bardhë kontratat e kompanive farmaceutike me shtetin global.

U alarmua shteti global për 4.5 milionë të vdekur në 20 muaj, por nuk alarmohet për 17.5 milionë të vdekur nga sëmundje të zemrës në vit, apo 9.5 milionë të vdekur nga tumore.

Dhe ju mjekë, profesorë, gazetarë dhe disa aparatçikë të tjerë, vallaha intelektualë, jeni përgjegjës për heshtjen ose ison që po i mbani mortit.

Etatizmi i dhunës, kur më ofrohet me “karamele” gratis më vë në pozicion dyshimi, nëse kam ndërgjegje dhe logjikë, nëse kam mbetur dhe jam ende një kafshë politike dhe sociale, në të kundërt më shpon.

Ku janë dhe cilët janë potentët? Ku janë dhe cilët janë të besueshmit? Potentët duhet të ishim ne. Të besueshmit duhet të ishin shtetet. Por ja që ne nuk jemi potentët dhe shtetet tona nuk janë të besueshmit, e provuar tashmë.

Është shumë më e thjeshtë të ndalësh rrjedhën e një lumi, sesa etjen për dhunë të etatizmit ndaj turmave, popujve.
Është më e lehtë të ngresh një të vdekur nga varri, sesa njeriun e ri globalist, letargjikun e kapluar nga patetizmi që fal pakursim mediokriteti, mendjepakun e rendit të ri.

Jemi në luftë me bishën, shtetin global. Dikur luftonin kombet/popujt mes tyre, tani lufta është ajo mes etatizmit global dhe banorëve të rruzullit, armiku i njerëzimit është etatizmi global, një luftë kjo jo më me armë dhe krisma, por me viruse si saçma.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusi: "Presidenti i Afganistanit u Arratis me 4 Automjete të Mbushura me Para - Nuk i Nxinte të Gjitha Helikopteri"

Next Story

"I papërgjegjshëm" nëse nuk Vaksinohesh, por Përgjegjës për Efektet Anësore të Vaksinës - Mjekësia nuk Mban Përgjegjësi për Ty!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe