Pa asnjë stepje qeveritë dhe të ashtuquajturit “specialistë” vazhdojnë të këmbëngulin për vaksinim masiv të popullatës edhe për fëmijë mbi 5 vjeç, derisa të vendosin të vaksinojnë edhe foshnjat.
Të gjithë kemi kohë që presim, që në një moment, dikush apo disa nga ndonjë qeveri të shtypin frenat, që dikush apo disa të mund të thoshin “stop! ku shkojmë me këtë taktikë dhe marrëzi?!” Por ja që një gjë e tillë nuk po ndodh askund.
Ekranet e televizioneve janë pushtuar literalisht nga “specialistët” që na bëjnë thirrje të vaksinohemi, të vaksinojmë edhe fëmijët. Dhe ndërsa edicionet e lajmeve na thonë sesa po shtohet numri i atyre që vaksinohen, brenda të njëjtit edicion dëgjojmë dhe informohemi sesa shumë shtohen edhe rastet e të prekurve. Absurd? Paranojë? Kontradiktë? -Po! Gjithçka në barkun e marrëzisë së vaksinimit masiv.
“Specialistët” e papërgjegjshëm për efektet anësore të vaksinës na tregojnë se mutacionet e virusit po prekin të rinjtë dhe fëmijët. Kërkojnë të mbjellin frikë, panik, terror dhe padyshim që kjo duhet të konsiderohet vepër kriminale.
Kam një pyetje: vaksinat e prodhuara janë për virusin Covid-19 dhe jo për mutacionet e tij, atëherë pse duhet të vaksinohemi për Covid-19 kur mund të prekemi nga mutacioni i tij? Nuk ka askund as logjikë, as arsye, as argument, ka veçse pedantizëm, urdhër dhe imponim. Ata, “specialistët” dhe qeveritë e dinë shumë mirë sesa keq po luajnë me popujt, e kanë kuptuar edhe që kanë dalë tashmë zbuluar dhe nuk fshihen dot prapa mashtrimit të tyre të tejdukshëm, e megjithatë vazhdojnë të paepur betejën e tyre për vaksinim të njerëzve. Ndërkohë që njerëzit, disa të mefshtë, disa të heshtur, disa kundërshtarë, disa apatikë nuk po sinkronizohen dot përballë marrëzisë dhe përbindëshit.
Për një virus me vdekshmëri thuajse të papërfillshme, detyrohemi të vaksinohemi. Pse?! Nga ana tjetër pse askush nga “specialistët” nuk flet për efektet anësore të vaksinës?
Por ç’është më e rëndësishmja, pse kërkohet që përgjegjës për vaksinën të jetë vetë indidvidi, i cili para vaksinimit firmos një dokument, të cilin shumica nuk e lexojnë? Ja pra, përgjegjës për efektet anësore të vaksinës, nuk është “specialisti” që ta ofron, as mjeku që ta jep, as infermeri që ta injekton, as kompania që e prodhon, por ti që e merr, ti që pranon të të bëhet vaksina. Pse?
Nëse ti vdes pasi të kesh bërë vaksinën, kush mban përgjegjësi për vdekjen? Askush tjetër, veç teje! Nëse kjo nuk ju thotë diçka, duhet t’ju thotë padyshim gjithçka rreth marrëzisë ‘vaksinim masiv’.
Vetëm në BE vdekjet pas vaksinimit arrijnë shifrën më shumë se 23.250 persona.
Shumica e njerëzve nuk duan të vaksinohen, disa janë vaksinuar sepse janë detyruar, iu është imponuar me kërcënim për largim apo pezullim nga puna, apo me pamundësi për t’u shkolluar. A nuk është kjo diktaturë?
Dhe e gjitha ndodh nën propagandën bajate dhe diabolike, tejet antihumane kornizuar në frazën: kush nuk bën vaksinës është i papërgjegjshëm. Por kush mban nga ana tjetër përgjegjësinë për jetën time/tënden/tonën? Me ferman qeverie, përgjegjësinë për vaksinën që ka prodhuar tjetri dhe për të cilën na detyron qeveria dhe specialistët, e mbajmë unë/ti/ne.
E përderisa përgjegjësinë e mbaj unë, ti, ne, atëherë nuk duhet të vihet në diskutim që ne duhet të jemi të lirë ta marrim këtë përgjegjësi ose jo. Kësisoj nuk mund të na imponohet as vaksinimi dhe as të na vendosen kondicione të tjera në jetën e përditshme që po na kthejnë në shtazë, apo në qënie të pavullnetshme.
“I was very pleased to discover this web site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely savored every part of it and I have you saved to fav to look at new information in your site.}” visit here
May I simply say what a relief to uncover somebody that really understands what theyre discussing over the internet. You certainly know how to bring a problem to light and make it important. More and more people really need to check this out and understand this side of the story. I was surprised that youre not more popular because you certainly have the gift.
Good post. I learn something totally new and challenging on blogs I stumbleupon every day. It will always be interesting to read through articles from other writers and use a little something from other sites.
Hey there! I just want to offer you a huge thumbs up for your excellent info you have here on this post. Ill be coming back to your blog for more soon.