Leksion nga Bizantinologia Helene Glykatzi-Ahrweiler, Rektorja e Parë Femër e Akademisë Franceze dhe Universitetit Sorbonne.
***
Mendova që të mos u them ato që do të gjeni nëpër libra për Bizantin, ndaj le të filloj nga emërtimi. Kurrë bizantinët nuk e emërtuan veten bizantin. Kurrë Bizanti nuk është referuar si Bizant, por është përmendur si Romë, Romani, Perandor dhe Mbet i Romakëve, deri në Perandorin e fundit.
Nga doli emërtimi Bizant? Kur galët, frëngët vendosën të publikojnë shkrimet e vjetra, në një moment mbërritën në periudhën e asaj që e quajmë epoka e Bizantit. Frangët pyetën veten dhe thanë: “si t’i quajmë, sepse këta nuk janë pjesë e antikitetit?” Dikush tha: “ti quajmë romanë”. “Jo, sepse romanë janë romakët e vjetër, jemi tashmë ne katolikët dhe nuk mundet që këta heretikë ortodoksë, t’i quajmë romanë”, tha dikush tjetër. “Le t’i qujmë frangë” dhe nënkuptonin Kostandinopojën mes këtij emërtimi. Më pas, një tjetër tha: “Kostandinopoja u ndërtua mbi rrënojat e qytetit të Bizantos, ndaj le t’i quajmë Biznatinë”.
Dhe kështu për herë të parë, frangët filluan të flisnin për Histori Bizantine. Anglezët nuk e pranuan kurrë këtë emërtim. “Later Roman Empire” ky ishte emrëtimi i Bizantit për anglezët, apo “East Roman Empire” edhe për gjermanikët deri në një farë kohe.
Grekët pranuan emërtimin dhe termin Bizant dhe jo “Historia Mejsetare Greke”, që të katandiset Bizanti, në Amerikë, Angli, Francë, Gjermani dhe kudo si epoka, që nuk u emërtua kurrë si Historia e Mesjetës së Helenizmit.
Cili është Bizanti? Cili është përcaktimi për Bizantin?
Bizanti është vazhdimësia organike dhe thuajse vazhdimësia biologjike e Perandorisë Romake. Perandoria Romake, Roma është elementi i parë përbërës i Bizantit. Roma si fuqi botërore ishte ndarë në Perandorinë e Lindjes dhe në Perandorinë e Perëndimit. Pjesa Lindore e Perandorisë Romake është pikërisht ajo që ne sot e quajmë Bizant. Biznati ishte pjesa Romaike Lindore e kristianizuar (pra Roma pushoi së qënë pagane dhe u bë kristiane), e helenizuar (pra nuk është vetëm latishitja gjuha e folur në Perandorinë që e quajmë Bizantine) dhe padyshim Kostandinopoja ishte qendra, them qendër dhe nuk them kryeqytet, pasi e tillë u bë më vonë.
Si u ndërtua Kostandinopoja
Konstandini (jemi në fillimet e shekullit të 4-ët pas Krishtit) kërkon të ndërtojë një qendër ushtarake në Lindje, sepse nga Lindja vinte kërcënimi kundër Perandorisë. Përzgjodhi fillimisht Trojën, Ilionin. Pse? Sepse donte që dy popujt e mëdhenj të Perandorisë Romake, domethënë helenët dhe latinët, të kenë një traditë të përbashkët. Helenët si të lashtë kishin fituar dikur mbi Trojën. Po latinët përse? Sepse Enea, duke u larguar nga Troja, mbërriti nëpërmjet Kalkidonës, ku u dashuria me Didonë, në Itali. Dhe çfarë bëri? Ndërtoi Romën, ndaj dhe të gjitha dinastitë perëndimore që pasuan u konsideruan si trojane.
Por Konsandini nuk e ndërtoi qendrën ushtarake në Trojë, sepse drejtuesit e marinës i thanë që Troja nuk ka një port të përshtatshëm, për të mbledhur flotë dhe ushtri të madhe në numër dhe atyre u ishte e nevojshme një qendër ushtarake.
Konstandini vendos të shkojë në Selanik, sepse Selaniku ishte një qendër e madhe romanike e asaj periudhe, rruga Egnatia që kalonte prej andej, që ishte shumë më e hershme se Bizanti, atje ku sot gjejmë edhe Harkun e Kamarës. Mbërriti në Selanik dhe ndërtoi Rotondën. Dhe këtu vlen të përmendim diçka të papublikuar më parë se, Konstandini e ndërtoi si mauzoleum për veten e tij. Por nuk qëndroi as në Selanik, pasi rreziku nga Lindja nuk mund të shmangej dhe as mund të përballohej nga kjo vendndodhje.
Atëherë zgjedh trevën e Polis-it (Kostandinopojës), por në cilin vend, pikërisht përballë, në zonën aziatike, në Skutali. Dhe tani miti dhe thrileri thonë: Ëngjëll Zoti çdo mbrëmje merrte veglat e punës së punëtorëve, gurët dhe shkëmbinjtë dhe çonte nga bregu përballë. Pra, Polis-i është një përzgjedhje teike, nga Zoti. Dhe kështu ndërtoi qytetin të cilit i dha emrin e tij, duke ndjekur një zakon aleksandrian, sepse kurrë më parë, grekët e antikitetit nuk u jepnin qyteteve dhe vendbanimeve emra mbretërish, me përjashtim të maqedonasve.
Sa më sipër nuk ka pse t’ju sjellë nëpërmend pyetjen e dyshimit, nëse maqedonasit janë helenë apo jo. Janë dhe ju kujtoj vargun e Andrianit nga shënimet e Aleksandrit të Madh, “esti oun Ellas kai Makedonia” (është një Maqedonia dhe Greqia).
Dhe kështu Konstandini ndërtoi qytetin e Kostandinopojës dhe këtu kemi fillimet e Historisë Bizantine. Konvencinalisht, 11 maji i vitit 330 është data e përurimit të themelimit të Polis-it, Qytetit. Dhe kur Konstandini përuroi Polis-in, duke ju përmendur se ai ende nuk ishte i krishterë, por qytetin, Polis-in, ja dedikoi Krishtit, “Ty Krisht këtë Qytet ta dedikoj…”.
Kështu pra u ndërtua qyteti, qendra, sepse në atë kohë të historisë, Perandoria kishte dy rreziqe, ishin persët në Lindje, që pas katastrofës aleksanriane, rigjetën me dinastinë e sassanidëve madhështinë e tyre magjepsëse dhe po kërkonin nga Perandoria Romake, apo Bizanti tashmë, atë që njihet si ‘Dominium Mundi’, dominimin universal. Domethënë, Konstandini ka përballë, një Perandori, me të tilla ambicje, që vjen nga Lindja dhe problemi, apo rreziku tjetër me të cilin përballet Perandori është zbritja, apo dyndja e “barbarëve” dhe flasim për gotë, visigotë vandilë, vandalë, unitë, utrigurus, kutrigurus etj., fakt që tregon se duhet të bëjë rezistencë edhe nga territori europian.
Ndaj dhe Konstandini e ndërtoi qytetin atje ku e ndërtoi, që të mund të përballojë të dyja këto kërcënime që i kanoseshin Perandorisë. Por nëse sassanidët nga Lindja ishin të organizuar, barbarët në veri, nga territori i Europës, nuk kishin shtet të organizuar, ndaj dhe biznatinët këto vende i kanë qujatur ‘Kombet e Pathemeluara’, janë ata pra që ende nuk janë të organizaur në struktura shtetërore.
Këto ‘Kombe të Pathemeluara’ janë ato që kanë krijuar Europën e sotme.
Cilat janë karakteristikat e kësaj pjesë të Perandorisë, pas vitit 430, që sipas historianëve fillon Historia Bizantine?
Kurrë Konstandini nuk e bëri kryeqytet Kostandinopojën, kurrë. Por gjithmonë, Roma do të konsiderohej ‘Qyteti i Përjetshëm’ dhe kryeqyteti i Perandorisë do të ishte gjithmonë atje ku do të ishte Perandori, Roma pra, mbeti veçse ‘Qyteti i Përjetshëm’.
Pse Konstandini erdhi në Lindje?
Sepse karakteristikat e pjesës Lindore të Perandorisë në atë periudhë kohore ishin:
- Kristianizimi. Lindja është rajoni i parë i kristianizuar, i krishtëruar, territori i parë i krishterë. Nga e dimë këtë? E thjeshtë, nëse lexoni Apokalipsin e Joanit do të shikoni se ekzistojnë 7 lihnitë / kishat ndriçuese të Apokalipsit, që nuk janë gjë tjetër veçse shtatë qendrat e mëdha kristiane të epokës: Efesi, Zmirna, Pergamo, Thietira, Sardis, Filadelfia dhe Laodikia, të gjitha qytete, qendra në Rajonin e Azisë së Vogël. Një territor popullata e të cilit duhet të përballej me persët dhe që gjendej pra në pjesën Lindore të Perandorisë.
- Helenizmi dhe helenofonia. Cila është ndarja mes greqishtes dhe latinishtes? Nëse mbi hartë bëni një vijë nga Venecia dhe e zbrisni deri në Sirtin e Afrikës, do të gjeni në Lindje civilizimin helenofon, popullatën helenofone dhe në Perëndim do të gjeni civilizimin latinogjen, si dhe latinofonët.
Po të flasim për kristianizimin e kësaj pjese të Perandorisë, duhet të përmendim se i gjthë kodi i krishtërimit, përveç Ungjillit sipas Markut, është i shkruar në greqisht. Por edhe Ungjilli i Markut në vitin 64 u përkthye në greqisht, domethënë në një periudhë shumë të afërt me atë të Krishtit fizikisht mes nesh. Përmenden këto fakte për të puthitur bashkëekzistencën e krishtërimit me helenizmin.
Ndërkohë, Konstandini deri në momentet e fundit të jetës nuk ishte pagëzuar, por vazhdonte dhe bënte flijime në altarin e Diellit dhe nëse themi se Konstandini u bë i krishterë, i referohemi shkrimeve të Efsevit, i cili na thotë se Konstandini u pagëzua në shtarin e tij të vdekjes. Por kjo nuk e pengoi aspak për të ndërtuar një Polis apo Qytet të krishterë, pikërisht sepse popujt e krishterë të Lindjes i kishte të nevojshëm, popujt helinofonë e kidhin të nevojshme për të qenë bashkë, si dhe për të qëndruar kundër persëve.
Kështu pra, Kostandinopoja nuk është kryeqyteti ende, por veçse një qendër e madhe kundër dhe përballë persëve. Konstandinit i duhej një Perandori që do të kishte organizim dhe rend. Për këtë ajo që bën është që të njohë krishtërimin si besim zyrtar, vendosur me dekretin e Milanos, përbri besimeve të tjera, si panteizmi dhe për herë të parë në vitin 325 organizon Sinodin e Parë Ikumenin të Kishës Kristiane në Nikea. Kujtojmë se Polis-i nuk është ndërtuar ende.
Siç edhe e dini, Sinodi i Parë Ikumenik është sinodi që hartoi “Simbolin e Lutjes së Krishtërimit” (Besoj në një Perëndi, At, të Gjithpushtetshëm, Krijuesin e Qiellit dhe të Tokës…). Dhe cilët e hartuan këtë lutje? Këtë lutje e hartuan 318 etër teoforë të Nikeas, mes të cilëve edhe Shenjti Athanas, i cili për të treguar se të Treja janë Një, mori një tullë dhe në atë moment zjarri nga tulla u ngjit lart, uji ra poshtë dhe në duart e tij mbeti dheu. Pra, zjarri, dheu dhe uji, përbënin tullën, këtë mbrekulli bëri për të treguar se Trinia e Shenjtë është Një. Ndaj dhe në disa ikonografi, nëse shikoni Shën Thanasin me një tullë në dorë, mos u çudisni, është pikërisht ky moment nga Sinodi i Parë Ikumenik i vitit 325.
Viti 325, Sinodi i Parë Ikumenin kishte për drejtues të tij, vetë Konstandinin. Konstandini nuk është i pagëzuar në këto momente e megjithatë drejtoi Sinodin e Parë të Kishës. Dhe çfarë titull mbante Konstandini në ato Sinod? Mbante titullin Episkopi i të Jashtëmve, domethënë ishte Episkopi i atyre që nuk ishin ende të krishterë, e atyre që ishin ende jashtë krishtërimit dhe si Perandor ishte i detyruar të siguronte që të ekzistonte rend dhe të mbronte krishtërimin.
Për të konkluduar, krishtërim, helenofoni dhe qendra Kostandinojë, na japin përcaktimin e Perandorisë që e quajmë Bizant. Ritheksoj, kjo është Perandoria Lindore, Romaike, e Krishtëruar dhe e Helenizuar me qendër Kostandinopojën, ky është i vetmi përcaktim, apo determinim i saktë për Bizantin. Fillon nga viti 330 dhe përfundon në vitin 1453. Siç dhe ju theksova më lart, anglezët nuk pranuar kurrë që ta quajnë Bizant, por “Later Roman Empire” dhe Puri do të shkruante: “Bizanti nuk ekzistonte kurrë, Roma ra në vitin 1453”.
Çfarë mbetet nga Roma?
Fillimisht mbeti emri, Romë dhe Romani. Adminitrimi, kodi legjislativ dhe gjithçka u ngrit dhe mbeti mbi ideologjinë e Bizantit. Roma ishte e barazvlefshme me Perandorinë Botërore, Perandori e cila printe kudo ku kishte tokë që shkelej dhe det që lundrohej. Pra universalja, do të jetë një nga elementët që do të mbështesë Bizanti deri në fund të ekzistencës së tij.
Duhet theksuar se çdo luftë e bërë nga Biznati ishte luftë për t’u mbrojtur, domethënë mbronte territore që i përkisnin Perandorisë, si dhe bënte luftë përkrah ‘vëllezërve të paçliruar’ (ky togfjalësh haset në shkrimet dhe dokumentet zyrtare të kohës). Luftë mbrojtëse, për rrjedhojë, luftë e drejtë. Kuptimi i luftës së drejtë është kontekst bizantin dhe thuhet dhe shkruhet se lufta që ka gjak kristian është edhe lufta e pastër dhe e drejtë, luftë në mbrojtje, gjak i derdhur për t’u mbrojtur.
***
Të themi diçka për helenofoninë. Dimë se popullata e pjesës Lindore të Perandorisë ishte helenofone. Etërit e Kishës shkruanin greqisht, Sinodet Ikumenike mbanin praktika dhe proçesverbale në greqisht dhe latinisht, arsimi zhvillohej në greqisht. Për herë të parë kemi Universitet dhe ky krijohet në Kostandinopojë në vitin 425, me shkollë juridike dhe degë të tjera, të gjitha në greqisht.
Por kur u bë greqishtja gjuha zyrtare e shtetit, Perandorisë dhe pse?
Legjislacioni mbetej në gjuhën latine, Kodi i Teodosit ishte në latinisht, Kodet e Justinianit ishin sërisht në latinisht dhe duhet të pritej Mbretërinë e Irakliut, vitet 610-641, që greqishtja të bëhej gjuha zyrtare e shtetit, Perandorisë Lindore, Bizantit.
Por çfarë kishte ndodhur më parë, sepse asgjë nuk vjen spontanisht dhe papritur? Kush njeh veprën legjislative të Justinianit, di që verpa e tij e fundit është e ashtuquajtura “Neares”. “Neare” çfarë? Nëse mendoni se këto “Neare” janë Ligjet e Bizantit, po ju bëj me dije se të gjitha janë të shkruara në greqisht. Ç’do të thotë “neara”? Sipas Justinianit “nearos nomos” (ligji i ri), “nearos” do të duhej të ishte, por ka përdorur gjininë femërore “neara”, ndikuar nga femërorja e latinishtes, hatroi ligje në greqisht dhe për këtë nuk ka më diskutim, pasi është pranuar prej të gjithë profesionistëve të fushës.
Joani Lidos, i cilë është kryeministër i Justinianit në ato kohë, shkruan në një nga verpat e tij të mëdha, e cila titullohet “Pari Axiomaton” (The Positions): “…kur flisnim gjuhën e atit dikur, ishim të mëdhenj dhe të fuqishëm…”. Tekst i shkruar në gjuhën greke dhe jo i përkthyer nga latinishtja në greqisht. Kudo në Perandori filloi të shkruhej greqisht.
Të bëj një parantesë dhe të them që epoka e Justinianit është edhe periudha e përplasjeve të shumta me persët. Justiniani dërgoi në një moment Patrikun dhe Joanin si ambasadorë në Persi, për të bërë diskutimet e fundit përpara luftës. Teksa filluan bisedimet Joani i thotë udhëheqësit pers Horsroi: “Edhe pse jemi të sigurtë që do të fitojmë, preferojmë paqen, sepse besojmë se fituesi është më i keq se humbësi i luftës, sepse vetëm të humburit derdhin kaq lot dhe janë kaq fatkeqë, por sërish fituesi jeton më keq se kushdo”. Ndoshta këto fjalë duhet të thuhen dhe mësohen sot në çdo klasë shkolle dhe në çdo platformë publike, për të edukuar brezat.
Në një moment tjetër të rëndësishëm për helenofoninë, Julian Paravati, apo shkelësi i ligjit, i cili nuk donte t’i jepte krishtërimit formën dhe trajtën në të cilën e donin njerëzit që e besonin, i ndaloi për një periudhë të krishterët të flisnin dhe të shkruanin greqisht, duke u thënë se greqishta ishte gjuhë e intelektit dhe nuk mund të lejohej të flitej prej kujtdo (pretekst). Dhe atëherë për ta kundërshtuar, Grigori Nanzianzinos i dërgon tezën, punën e tij shkencore me titull “Tinos to Ellenizeis” (E kujt është greqishtja), duke i thënë se gjithçka është e jona, gjithçka u përket të krishterëve, duke përmendur të gjithë sektorët e jetës, përveç një gjëje, pederastisë, kjo nuk na përket ne, të krishterëve.
Fjala, termi “ellin” për biznatinët, deri vonë, përfaqësonte vetëm idololatrët (adhuruesit e idhujve, idhtarët), asgjë tjetër, me epiqendër Athinën.
Korstandinopoja u quajt, Roma e Re, Jeruzalemi i Ri, Sioni i Ri, por kurrë Athina e Re, sepse Athina ishte qyteti i idhujve dhe Kostandinopoja qendra e krishtërimit. Dhe për të asgjësuar ekzistencën e idhtarëve në epokën e Justinianit, në vitin 529, me vendim u mbyll Akademia e Athinës, vatra e brumosjes së idhtarëve. Dhe ku shkuan profesorët dhe dhaskalët e Akademisë? Pikërisht, përballë, në Lindje tek Persët. Dhe kështu arabët në atë kohë, gjetën njerëz për të përkthyer shkrimet e antikitetit dhe nuk ka asnjë vërtetësi ajo që thuhet se, arabët paskan shpëtuar vepra nga antikiteti grek. Dhe vepra kryesore që përkthyen ishte një vepër e Aristotelit, që iu nevojitej për të administruar Perandorinë e tyre.
Dëgjoj shpesh që thuhet se falë arabëve, sot kemi shkrimet klasike. Po të ishte kështu dua t’ju drejtoj disa pyetje: Ku është Homeri arab? Ku është tragjedia arabe? Ku është poezia lirike arabe? Askund! Pra, arabët përkthyen vetëm veprat të cilat u ishin të nevojshme, për administratën e tyre, duke përkthyer Aristotelin, pak nga gjeografët, kryesisht Prolemeun dhe shumë pak nga Platoni.
Këto, për të thënë se në epokën e Justinianit kemi edhe kritianizimin perfekt të të gjithë Perandorisë, kështu pra Kostandinopoja, Krishtërimi dhe Helenizmi u bënë një realitet i pamohueshëm.
Kur u bë Kostandinopja kryeqytet i Perandorisë?
Deri në këtë periudhë që falim, është Roma, kryeqendra. Ndërkohë Konstandini krijon në Kostandinopojë të gjithë strukturën administrative, vendos dhe emëron drejtues periferish, krijon hierakri pushteti në të gjitha nivelet, por ende qyteti nuk është kryeqytet.
Kur në vitin 396 gotët largohen nga Athina, pasi kanë dëmtuar edhe Akropolin (theksoj që Akropolin e kanë shkatërruar gotët), shkrimet thonë që së bashku me ta ishin edhe mbartësit e Hyjnit, domethënë disa murgjër kristianë, që më pas shkuan në Perëndim, në Romë. Dhe më pas, gotët në vitin 410 shkatërruan tërësisht edhe Romën. Që nga ky moment Kostandipoja mbetet të jetë Roma e vetme dhe bëhet mbretërorja, bëhet kryeqyteti, kryeqendra, teksa këtu ndodhen tani më qarqet administrative, Patriarkanat, në Konstandinopijë është dhe do të mbetet përgjithmonë Perandori. Dhe ç’do të thotë mbretërore? Do të thotë që kush zotëron Qytetin / Polis-in zotëron Mbretërinë. Për rrjedhojë banori i Kostandinopojës bëhet Perandor. Ndaj dhe ju sugjeroj të lexoni sesi Dushani donte të merrte Qytetin dhe kur e mori Muhamedi i II, ai personalisht në greqisht shkroi: “Këtu jam Mbret, Këtu është Mbretërorja. Mbart titullin”, ndoqi gërmë pas gërme vendimet e Bizantit.
Krishtërimi në Kostandinopojën kryeqytet u bë besimi zyrtar i Perandorisë. Edhe pse ishte në minorancë fillimisht, arriti të mbijetojë dhe të përhapet në të gjithë Perandorinë, sepse kishte organizimin më të mirë të mundshëm administrativ, me hierarki absolute: mitropolitë, episkopë, koroepiskopë, enoritë dhe të tjerë, gjë që e ndihmonte Perandorinë për të bërë mobilizimin e popullatës, nëse do të nevojitej. Por, krishtërimi vuan që prej lindjes së tij, nga herezitë. Janë fillimisht herezitë parakristiane, si për shembull heretikët e dijes, apo filozofët gnostikë siç njihen, më pas vijnë manikeët që orvaten mes së mirës dhe së keqes dhe se mes këtyre të dyjave ka një asgjë, zgjidhni dhe merrni, si dhe të tjera herezi dhe heretikë të disa llojeve dhe rrymave.
Krishtërimi vuajti edhe nga rryma protestante që parashtronte pyetje dhe teza heretike, si: “Nëse Krishti ishte Perëndi, nuk kishte pse ndjente vuajtje në kryqëzim. Pra, vuajtjet në kryq janë thjesht element fantazmagorik. Përse duhet të anagazhohemi me të Premten e zerë, apo me Pashkën:” Kështu filloi mosmarrëveshja dhe përplasja e madhe kristianologjike dhe përpara kësaj kemi protestën e Arios-it (presviter i Kishës në Aleksandri), i cili shkruante: “Nëse Krishti është Biri i Perëndisë duhet të jetë i mëvonshëm, sepse nuk mund të jenë të një epoke edhe Ati edhe Biri. Pra, fillimisht Ati, më pas Biri dhe më tej dhe më vonë Shpirti i Shenjtë”.
Kaluan dy Sinode Ikumenike, edhe i pari i vitit 325 dhe i dyti i vitit 381, mbajtur në Kostandinopojë, për t’u krijuar dhe kristalizuar si mendim i padiskutueshëm kristian “Omousi” (ideni, identiku, i të njëjtës trajte, i të njëjtit thelb).
Të mos harrojmë pa përmendur se Arios-i krijoi rrymën e tij që u quajt Arianizëm dhe arianë ishin të gjithë barbarët që jetonin brenda Perandorisë, ndaj dhe në ato kohë është bërë një pastrim etnik kundër gotëve.
Do të duhet të arrinim në Sinodin e Katër Ikumenik të vitit 451, në Kalkidonë, duke kujtuar këtu se Roma nuk ka më asnjë rol, është shkatërruar dhe të gjitha luhen në Polis dhe në Lindje. Në këtë Sinod pra, vendoset që Krijuesi është Perëndi dhe Njeri, Një dhe i Vetëm.
Vlen të përmendim gjithashtu se nga viti 451 i këtij Sinodi, Maria përmendet si Theotoko (Hyjlindëse), kjo shkruhet edhe në ikonat e saj pas këtij Sinodi. Të gjitha ikonat e mëpërmarëshme nuk e përmendin Shën Marinë si Theotoko.
Dhe ky diskutim për figurën e Krishtit mbyllet rreth viteve 600, kur Perandori nxjerr një “fetva” (vendim) dhe nuk lejon më diskutime mbi këtë çështje, që lidhet me dimensionin hyjnor të Krishtit.
Në këtë periudhë vlen të përmendim që Egjipti dhe Palestina janë nxjerrë nga Perandoria, fillimisht për shkak të herezive dhe më pas se në to u dyndën arabët, duke ndërprerë kështu marrëdhëniet me Perandorinë Bizantine.
Ndërsa në shekullin e 7-të Perandoria do të kalojë në betejën e ikonave, që e ndan popullatën në dy grupime, atyrë që kërkonin largimin e ikonave nga kishat dhe atyre që kërkonin prezencën e ikonave në tempullin e Zotit, në Kishë. Ata që kërkonin heqjen e ikonave ndodhen në lindje të Perandorisë, pranë ndikimit arab ku ishte shfaqur një fe pa ikona dhe ata që kërkonin dhe donin ikonat brenda kishave dhe tempujve ndodheshin në pjesë perëndimore të Perandorisë Bizantine, Greqia, Ballkani, Italia e të tjerë, pasi janë të mësuar dhe edukuar me prezencën e ikonografisë, skulpturës, artit gjithashtu. Ndërkohë lindorët i quajnë perëndimorët e Bizantit besimtarë të dogramasë, perëndimorët i quajnë lindorët e Bizantit muslimano-besimtarë. Elementi mysliman pra, shfaqet rrezikshëm.
Kjo betejë zgjati për më shumë se një shekull, nga viti 741 deri në vitin 843. Kush i jep fund kësaj beteje, e famshmja Shënjtore Theodhora, që e adhurojmë të gjithë në ditën e Ortodoksisë, bashkëshortja e Perandorit Theofil. Këtu merr fund kjo betejë, ikonat vendosen në të gjitha kishat dhe tempujt kristianë dhe më pas fillon përplasja tjetër me nuanca fetare, që u quajt, Skizma.
Në vitin 800, kur Roma ka filloi të ringrihej, për Perandor të Romanëve, vendosën Carlo Magno. Për herë të parë kemi dy Perandorë të Romanëve, me një botë perëndimore nën Papën dhe një botë lindore nën Patriarkun Ikumenik.
Skizma e parë ndodhi në vitin 867, kur Patriarku Fotios mbërriti në Romë për një organizim kishtar dhe atje u ndez debati se kush ka rolin primar, Roma apo Kostandinopoja. Debat që zgjati për shekuj, shoqëruar me kryqëzata dhe beteja të shumta.
Bizanti është historia jonë, historia e krishtërimit dhe ortodoksisë, Perandoria më afatgjatë në historinë e njerëzimit, e lënë në hije me qëllime të caktuara dhe kryesisht për të hedhur “pluhur harrese” mbi krishtërimin dhe helenizmin.
Kur flasim për Bizant, flasim për një Perandori multietnike, si të gjitha Perandoritë, sepse nuk ka Perandori monoetnike, por Perandoria Biznantine është monokulturore, një gjuhë, një traditë dhe Polis-i, zemra a pasionit tonë kristian. Ishte kaq i madhërishëm civilizimi helen, sa u shndërrua vetiu dhe pa sforco në hon mbledhës të shumë popujve dhe kombeve që jetuan në territoret e Perandorisë dhe u brumosën në civilizimin e saj.
Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!