Deklaratë e Lavrov: “Mbaron Rendi Neokolonizues që na Imponuan SHBA dhe Perëndimi”

“Bota ndryshon përfundimisht!”

Deklaratë të rëndësisë së veçantë bëri Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili përshkroi një realitet të ri për planetin me një karakteristikë thelbësore: fundi i monokracisë së SHBA-ve dhe lindja e një bote shumëpolare, me disa qendra të fuqishme pushteti.

“Rendi që bazohet në rregulla” dhe që na është imponuar nga Perëndimi parashtron një ndarje në baza raciste të botës, deklaroi këtë të Shtunë (27/8/2022) Lavrov, duke folur në Forumin Botëror të Diplomatëve të Rinj.

Ministri i Jashtëm rus përsëriti përkushtimin e Rusisë në parimet bazë të Hartës së Kombeve të Bashkuara dhe theksoi se vendi i tij mbështet në mënyrë konsistente diversitetin kulturor të popujve dhe të drejtën e tyre të përcaktojnë vetë kursin që do të ndjekin.

“Kundërshtojmë në mënyrë kategorike Rendin Neokolonizues që “bazohet në rregulla”, rend që na imponohet nga Perëndimi dhe udhëheqja e SHBA-ve”, theksoi kreu i diplomacisë ruse.

Fund ndarjes raciste të botës

“Ky imperativ (perëndimor) parashikon një ndarje raciste të botës në një grup vendesh të privilegjuara, që paraprakisht kanë të drejtën për çdo veprim dhe pjesa tjetër e botës është e detyruar të ndjekë gjurmët e të privilegjuarve, duke qënë në shërbim të tyre”, shënoi Lavrov.

Në këto linja, Moska zgjeron dhe thellon “bashkëpunimin konstruktiv me shumicën dërmuese të anëtarëve të komunitetit botëror, që përfaqësojnë më shumë se 80% të popullsisë globale“, sipas deklaratës së Lavrov.

“Ambiciet e disa vendeve për të zgjidhur çështjet e tyre në kurriz të të tjerëve nuk kanë dhënë kurrë fryte, paralajmëroi ministri i jashtëm rus dhe politika të tilla katastrofike janë të destinuara të dështojnë edhe sot”, shtoi ai.

Sipas Lavrov, lojtarë potentë dhe të pavarur në Azi, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe në Afrikë synojnë së fundmi një politikë të jashtme të orientuar drejt kombit, me nuanca nacionaliste, politika që kanë arritur të sjellin rezultate të ndjeshme në disa sektorë.

“Tani më, ekziston një botë shumëpolare dhe ky realitet gjeopolitik nuk mund të injorohet”, dhe me këtë frazë Lavrov përdundoi fjalën e tij, që në thelb ishte një deklaratë politike dhe mesazh për të gjithë.

1 Comment

  1. Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Europa u Kap në "Kurthin" e Rusisë, "Ngritur" nga Amerika

Next Story

Bizanti, Historia Jonë! (nga Helene Glykatzi-Ahrweiler)

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe