Njohuri të Ndaluara: Dhoma e 5të e Zemrës si Dalja e Emergjencës nga Matrix!

/

Bazuar tek mjekësia tradicionale, zemra nuk është gjë tjetër veçse një pompë gjaku. Tërheq gjak të oksigjenuar nga trupi, për të ushqyer të gjitha organet me oksigjenin që u nevojitet. Por në të vërtetë, zemra është shumë më shumë se një pompë gjaku.

Para shumë viteve, Dr.Osman Hanisch bëri një zbulim të rëndësishëm duke përdorur një kamera mikroskopike. Ai gjeti vendin më të shenjtë tek njeriu, dhomën e 5të të zemrës.

Hanisch zbuloi se në të vërtetë ekzistojnë pesë dhoma (hapësira) në zemër, dhe jo katër, siç të gjithë dinë dhe besojnë. Kjo është hapësira më misterioze e trupit të njeriut sot.

Barkushja e 5të (dhoma mistike e 5të kardiake) gjendet në thellësi të zemrës, është mikroskopike, me diametër më të vogël se 4 milimetër dhe mbështillet nga nyja e venave, në zonën e venës superiore në grykën e atriumit të majtë.

Nyja e sinusit është gjeneratori i orës dhe përgjegjës për linjën e stimulimit të zemrës. Në kirurgjinë e zemrës së hapur, sinusi kryesisht anashkalohet, sepse pacienti vdes nëse ai preket drejtpërdrejt. Në qarqet mjekësore ka disa njohuri për sfondin e vërtetë të kësaj shenje, por të cilat mbetet ende një mister.

NË ZEMRËN TONË GJEJMË PERËNDINË

Para shumë vitesh Dr.Hanich fotografoi dhomën e 5të të zemrës me një kamera mikroskopoike dhe më pas e zmadhoi një milion herë.

Në këtë hapësirë të vogël të zemrës, Hanisch zbuloi formën gjeometrike të dodekahedronit (dymbëdhjetë faqeve). Në këtë formë të shenjtë gjeometrike (që përbëhet nga 12 pentagonë të barabartë), u shfaq një formë njerëzore, androgjene. Edhe nëse bëhet fjalë për një fëmijë, edhe nëse bëhet fjalë për një burrë në moshë, dukej gjithmonë e njëjta figurë pa moshë, e cila nuk prekte muret e dodekahedronit. Kjo pamje në zemrën tonë është figura e mitrës hyjnore (që vazhdimisht është përmendur nga shumë njerëz, të profesioneve të ndryshme).

Dr.Hanisch e përshkroi këtë figurë si “individi hyjnor”. Këtu prezenca hyjnore, figura arkaike, fillestare dhe përsosmëria e njeriut janë në shtëpinë e tyre.

Jeanne Ruland shkruan në librin e saj “The Dodecahedron and the Fifth Chamber of the Heart” se kjo është një “linjë e theksuar” drejt hyjnores në gjithçka. Kjo linjë fuqizon aftësitë tona ndjesore dhe na risjell në natyrën tonë të hyjnit dhe të shpirtit, si dhe na ndihmon për të çkyçur fuqinë e Krishtit brenda nesh.

Rastësisht, dodekahedroni është më i shenjti nga trupat e ngurtë platonike dhe nuk u lejua kurrë të përmendej në shkollat ​​e lashta të misterit, sepse ai ka fuqi të jashtëzakonshme që na lidhin me forcën krijuese, dhomën e pestë më të shenjtë të zemrës sonë, atomin hyjnor brenda nesh, si dhe me fushën e energjisë, pleksusin e Krishtit, që përhapet rreth tokës.

Dodekahedroni është “vija e drejtë drejt hyjnores” në gjithçka. Ai rrit aftësitë tona ndjesore dhe na çon përsëri në natyrën tonë shpirtëroro-hyjnore. Mund të na ndihmojë të çlirojmë fuqinë tonë të vërtetë, fuqinë e Krishtit, mund të na ndihmojë të çlirojmë energjinë shëruese dhe të sjellë bekim të madh tek ne.

Hanisch foli në këtë kuadër për atomin, individin hyjnor, për prezencën hyjnore që banon tek të gjithë ne, për bukurinë arkaike dhe përsosmërinë e njeriut. Kjo do të thotë se do të gjejmë akses në krijimtarinë hyjnore vetëm përmes zemrave tona – dhe askund tjetër.

Është vend i nxehtë brenda zemrës sonë.

Megjithatë, ka shkencëtarë që e përshkruajnë këtë dhomë të vogël me një fjalë pak më ndryshe (hot spot), duke folur për një pikë të nxehtë. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se në këtë zonë është vërtet nxehtë, pasi në këtë zonë matet lehtësisht temperaturë deri në 100°. Por si është e mundur kjo, kur temperatura mesatare e trupit është 37°?!

Ndoshta e ndjeni këtë nxehtësi vetëm në situata të caktuara. Për shembull, kur literalisht merrni zjarr (nevrikoseni) me diçka, kur dashuroheni, ose kur skuqeni nga një situatë e pavolitshme.

Dhe fakti që nxehtësia ekstreme nuk na dëmton ne apo trupat tanë, a mund të jetë dëshmi se ky vend mund të mos jetë fare me origjinë tokësore?

Dikush mund të hamendësojë dhe të supozojë se zjarri i përjetshëm i pasionit hyjnor digjet pikërisht në këtë dhomë, se ky është vendi dhe qendra e dashurisë sonë, megjithëse ne nuk e kuptojmë, nuk e dyshojmë (dimë) ende.

***

Edhe gazetari dhe ezoteriku austriak Rudolf Steiner dinte, kishte njohuri për këtë vend misterioz brenda nesh ndaj dhe dikur shkroi:

“Në epokën tonë, ka disa ndryshime në zemër, ndryshime të cilat gradualisht zhvillohen në dhomën e pestë. Nëpërmjet kësaj dhome të pestë, njerëzimi do të marrë një instrument të ri që do të na mundësojë t’i drejtojmë forcat e jetës ndryshe nga ç’kemi bërë deri më tani.

Organizimi dhe rregullimi i Egos është aktiv në gjak. Dhe në fakt, ky organizim vë në lëvizje gjakun dhe pas kësaj lëvizje, zemra fillon të rrahë. Në të ashtuquajturat libra të specializuar, dyshoj se do të gjeni gjithmonë informacione të gabuara. Librat mbështesin idenë se zemra është një pompë dhe se zemra pompë shpërndan gjakun në të gjithë trupin.

Por në realitet, organizimi i Egos brenda nesh është ai që vë në lëvizje gjakun në të gjithë trupin. Nëse dikush mbështet teorinë se zemra shpërndan dhe vë në lëvizje gjakun, atëherë duhet të mbështesë për shembull, në rastin e një turbine atë se, turbina vë në lëvizje ujin, dhe jo uji turbinën. Por është uji në fakt, që vë në lëvizje turbinën.

Njeriu ka të njëjtat pika rezistence në zemrën e tij. Gjaku ngrihet kundër tyre dhe e vë zemrën në lëvizje, kështu organizimi i Egos funksionon drejtpërdrejt me qarkullimin e gjakut”.

Steiner e pa funksionimin e zemrës vetëm si një suport të një proçesi të ndërlikuar. Ai përmendi rrjedhjen e gjakut në enët para zhvillimit të zemrës në embrion. Sipas Steiner, rrjedha e gjakut është një spirale rrymash që drejtohet nga nga impulsi i saj biologjik në të njëjtët tuba, që më vonë formojnë zemrën.

Për rrjedhojë, Rudolf Steiner e kishte të qartë që në fillim se teoria e pompës thjesht nuk ishte menduar mirë, dhe se ishte sa fëminore, po aq edhe e thjeshtë.

Steiner ngriti pyetjen sesi një organ që peshon vetëm 300 gram mund të pompojë 8000 litra gjak në ditë pa çaluar.

Atëherë çfarë është zemra jonë? Është realisht ena (selia) e ndërgjegjes sonë të vërtetë?

Përveç kësaj, nuk themi kot: “dëgjoni zemrën tuaj”. Pra, ne bëjmë dallimin midis zemrës dhe mendjes – ose, në këtë rast, do të ishte më mirë të themi bëjmë dallimin midis parajsës dhe ferrit.

Nëse në këtë pikë supozojmë në realitet se ka një person Perëndi që prehet në zemrën tonë, që na tregon monopatin e drejtë në të gjitha situatat, atëherë cili është funksioni i mendjes? A fle brenda saj djalli, i cili me përpjekjet e tij të pandërprera përpiqet të na largojë (të na kthejë) nga rrjedha e vërtetë e jetës, i cili na largon nga kjo prani hyjnore brenda nesh? 

A mësojnë të kuptojmë Matrix (matricën) mes dhomës së 5të të zemrës?

Mos ndoshta mendja është një tundim që ende nuk e kuptojmë? Nëse dhoma e 5të është në të vërtetë një rrjedhë e vazhdueshme e forcave eterike, që bashkojnë forcat më të larta të natyrës eterike dhe njerëzore, atëherë ne, ose më mirë shpirti ynë, vetja jonë e vërtetë hyjnore, ushqehet pothuajse vazhdimisht me të gjithë informacionin që na nevojitet, por me të cilin ne nuk mund të vazhdojmë (të bashkërendim), sepse mendja jonë e kontrolluar nga jashtë, djalli, merr kundërmasa dhe nuk jemi në gjendje t’i parandalojmë ato, apo t’i përmbysim.

Nëse supozojmë se djalli është vetëm një metaforë, domethënë një emërtim apo personifikim i së keqes, atëherë në mënyrë të pashmangshme duhet ngritur pyetja: “kush është i keqi?”

A janë ata alienë të errët e keqdashës që na godasin rrufeshëm mendjen me teknologji të avancuara inteligjente për mijëra, apo ndoshta miliona vjet, duke na e manipuluar atë në mënyra krejt të zgjuar dhe tinzare?

A është e mundur që dhoma e 5të e zemrës të jetë rrugëdalja nga burgu i Matrix? Hanisch do të shkruante këto për dhomën: “Ventrikuli i pestë ndodhet në trup pas sternumit dhe në të njëjtën kohë formon syrin e fushës torike rreth zemrës sonë”.

Kjo do të thotë se të gjithë mbartim brenda nesh një fushë potente energjie që është në gjendje gjithashtu të shpërbëjë mendimet, veçanërisht mendimet negative që na mbajnë të izoluar në mitrën e mendimit. Nëse i shpëtojmë kësaj mitre, në fund do të ekzistojë vetëm një lidhje e gjithanëshme me prezencën hyjnore dhe botën, pa i rënduar pjesëve të egos.

Gjithçka që na nevojitet për të hyrë në dhomën e 5ë të zemrës është një përmirësim i vetëdijes. Megjithatë, pyetja mbetet: “si do të ndihemi më vonë, sepse në atë moment do të humbasim çdo lidhje me realitetin me të cilin jemi mësuar?”

Është e mundur që në këtë kohë, ne tashmë, po marrim të gjitha përmirësimet e nevojshme përmes fluksit të energjive më të larta nga universi. Nëse marrim parasysh frekuencën aktuale të Schumann-it, mund të supozojmë se në dhomën e 5të të zemrës ndodh e pabesueshmja: brenda diametrit prej 4 mm, të katër elementët bashkohen me elementin e 5të kozmik, me eterin. Ky element thuhet se lejon përhapjen e dritës. Eterin Sokrati e quajti “pemtousia” ose “kuintesenca”, që do të thotë, substanca, thelbi i 5të. Thelbi, nuk mund të gjendej gjetiu, veçse në zemër. “Princi i Vogël” (një ish magjistar që iu kthye besimit në Krisht) na foli të gjithëve nga mençuria e zemrës: “Vetëm me zemër mund të shihet qartë, thelbësorja, substancialja që është e padukshme për sytë tanë…”.

ORIENTIMI DHE GJEOMETRIA E ZEMRËS

Zemra gjendet në seksionin e artë të gjoksit. 2/3 e zemrës është në të majtë dhe 1/3 në të djathtë të kraharorit. Dhoma e 5të e zemrës ndodhet pikërisht në mes, afër shtyllës kurrizore dhe korrespondon me çakrën e zemrës në pozicionin e saj qendror. Është gjithashtu në mes të shtatë çakrave. Ka tre çakra të tjera sipër dhe poshtë çakrës së zemrës. Energjitë e çakrave të tjera rrjedhin përmes çakrës së zemrës dhe në të njëjtën kohë japin të gjithë informacionin e vetëdijes së tyre. Në çakrën e zemrës ato lidhen dhe aktivizohen.

Lëvizja e trupit tonë, të gjitha organet (përveç veshkave) dhe të gjitha organet shqisore janë të dizejnuara të jenë përpara. Kjo përqëndron fokusin tonë në atë se, Perëndia do që të na çojë përpara. Çdo gjë në pjesën e prapme të trupit tonë është e lidhur me të kaluarën tonë. Ventrikuli i 5të ndodhet në murin e pasmë të zemrës, sepse kjo dhomë ka ekzistuar që nga fillimi i jetës sonë dhe kthehet prapa në fillim të gjithë jetës. Kjo lidhje na ushqen dhe na mban të aftë për gjithçka që jeta na sjell dhe me të cilat na has çdo ditë. Është një lloj mbështetjeje shumë e veçantë.

A përfaqëson vërtet djalli forcat negative aliene, të panjohura?

Ajo që ne po përjetojmë në jetën tonë të sistemit të vjetër që po vdes, është në fakt një luftë e vazhdueshme midis hyjnores brenda nesh dhe forcave negative të huaja dhe pasardhësve të tyre (marionetave) në politikë dhe ekonomi mbi këtë Tokë.

Kështu, bëhet një betejë e vazhdueshme midis vetëdijes së shëndoshë të zemrës dhe mendjes, me zemrën tonë që vazhdimisht përpiqet të na shtyjë përpara në rrugën tonë të jetës, ndërsa forcat e këqija qëndrojnë të pozicionuara në anën e kundërt, duke përdorur teknologjinë e kontrollit të mendjes, për të parandaluar zgjimin duke shtypur (trysnuar) dhomën e 5të magjike në zemrën tonë. Në këtë rast, sulmi vjen nga mendja jonë (sulmi pra, bëhet vetëm përmes mendjes).

Kjo do të thotë se barkushja e 5të (dhoma e 5të e zemrës) është një kërcënim vdekjeprurës për forcat e këqija, prandaj ata përpiqen ta mbulojnë atë me petkun e famshëm të heshtjes edhe sot e kësaj dite.

Askush nuk duhet ta dijë kurrë se vetëdija e vërtetë është zemra jonë dhe jo mendja jonë, sepse në këtë rast, çdo manipulim nga jashtë do të ishte i pasuksesshëm.

Edhe nëse nuk është ende aq qartë dhe e dukshme nga jashtë, gjithçka duket sikur është pikërisht tani koha për të realizuar vetëdijen e vërtetë, pavarësisht gjithë propagandës shurdhuese të derdhur në vesh nga Mediat dhe Politikanët.

Por ky është vetëm gulçimi i fundit i një matrice të vjetër që është gati të shëmbet me shumë pluhur dhe bujë.

Kaosi i lëshuar nga errësira në vitin 2020 për të vendosur Rendin e tij të Ri Botëror është bërë kurthi i tyre, sepse u ka dalë jashtë kontrollit.

Pyetja që shtrohet në fund është: “çfarë di në të vërtetë mjekësia për dhomën e 5të misterioze të zemrës?” Në literaturën anatomike përshkruhet si dhoma e 5të hermetike, pra si një boshllëk që pothuajse çdo kirurg duhet ta shmangë gjatë kryerjes së operacionit në zemër.

Dashuria dhe drita janë një ilaç vdekjeprurës për errësirën, kështu që ata bënë gjithçka që ishte e mundur për të mbajtur luftën, shkatërrimin dhe kaosin në tokë për mijëra vjet.

Vetëm pak vite më parë, mjekët në Shtetet e Bashkuara zbuluan një njollë me përmasa pothuajse të sakta në pjesën e sipërme të majtë të zemrës, që në fakt ishte shumë më e ngrohtë se pjesa tjetër e zemrës.

A është kjo dhoma e pestë e përshkruar nga Hanisch, ai vend misterioz ku shkëndija e Zotit na godet dhe literalisht i bën zemrat tona të shkëlqejnë?

Në të vërtetë, ajo mund të jetë drita hyjnore e Krijuesit, që mbështjell dhe përshkon në mënyrë magjike secilin prej nesh.

Dhoma e 5të e Zemrës – Porta e Yjeve në Dimensione të Reja

Por si mund të hyjmë në këtë vend? Mund të arrijmë të hyjmë në këtë vend kur të lëmë mënjanë mendjen dhe egon. Jo më vonë se ky moment, ne zhytemi në pjesën më të shenjtë të vetes.

Këtu gjejmë imazhin e Krijuesit, i cili na bën atë që jemi. Në këtë rast, dhoma e 5të e zemrës mund të përshkruhet gjithashtu si një ndërfaqe, një portë astrale drejt dimensioneve të reja.

Deri më tani, perceptojmë vetëm një pjesë të vogël të ndërgjegjes sonë, përmes të menduarit tonë, kështu që ne nuk e njohim madhështinë tonë të vërtetë dhe fuqinë krijuese në këtë pjesë. Dashuria e pamasë që na mbush sapo hyjmë në këtë dhomë, duke shqyer atë që deri më tani na ka penguar dhe verbuar, shkatërron iluzionet, idetë dhe imazhet e mendjes njerëzore.

Në këtë pikë, dhembshuria e vërtetë hyn në zemrat dhe mendjet tona, në mënyrë që të mund të ketë pranim të pakushtëzuar, pa asnjë paragjykim dhe apo dipka tjetër. Idetë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shpërndahen menjëherë.

Në një lidhje me veten tonë të vërtetë, ne jemi të lidhur drejtpërdrejt me burimin hyjnor dhe jo më vonë se ky moment mund të kuptojmë se detyra jonë e vërtetë në tokë është të gjejmë veten.

Tani është momenti madhështor për të hedhur hapin në drejtimin e duhur.

Truri i Zemrës

Për një kohë të gjatë, në terma mjekësorë, zemra ishte afërsisht ekuivalenti organik i një pompë pellgu kopshti. Thjesht shtyn gjakun nëpër trup dhe nëse “pompa” prishet, ajo zëvendësohet. Por studiuesit gjetën diçka befasuese: “Zemra është një organ delikat dhe i ndjeshëm, që merr dhe përpunon një mori informacionesh. Zemra duket se është një tru në kuptimin e vërtetë të fjalës. Zemra-tru ka rreth 40,000 neurone. Zemra vazhdimisht dërgon informacion në kokën-tru përmes nervave aferente, duke ndikuar kështu në perceptimet dhe proceset tona mendore. Rrugët nervore nga zemra arrijnë në medullë, vazhdojnë në qendrat më të larta të trurit dhe mesa duket ndikojnë shumë në qendër e rëndësishme të instinktit, emocioneve dhe frikës. Gjëja interesante këtu është se zemra-tru mesa duket “mendon” plotësisht vetë, e pavarur nga truri dhe sistemi nervor autonom.” (Rollin McCraty, Ph.D. nga ‘Institute of Hearth Math’)

***

Një studim zbuloi se zemra merr dhe reagon ndaj ngacmimeve para se ato të ndodhin, duke formuar një reagim ndaj tyre, përpara se truri t’i përpunojë ato.

Studiuesit i referohen këtij fenomeni si “parandjenja e trupit”.

Kjo inkurajon më tej idenë se duhet të konsiderojmë zemrën si një organ perceptimi, një ide që mund të jetë shumë më e mençur sesa të konsideruarit e trurit si e vetmja qendër e perceptimit dhe vetëdijes.

Zemra, e cila mban titullin si organi me fushën më të fortë elektromagnetike në trup, mund të ndiejë zemrën e një personi tjetër deri në dhjetë metra larg.

Meqenëse truri është shumë i ndjeshëm ndaj reagimeve të zemrës, ai është në gjendje të kapë këtë lloj “ndjesie të zemrës” elektromagnetike dhe në thelb të ndryshojë valët e trurit të një personi tjetër, si dhe të vetat, dhe/ose në fakt të sinkronizojë valët e trurit të tij me të një tjetri.

Shumica prej nesh kanë hasur në një person, prania e të cilit, pa ndonjë arsye të dukshme, u ka ngjallur një ndjenjë shqetësimi – qoftë trishtim, zemërim, ankth, apo ndonjë emocion tjetër të pakëndshëm – që justifikonte vendimin për të mos krijuar një marrëdhënie më të thellë me atë person.

Zemra transmeton informacion në tru dhe në të gjithë trupin përmes ndërveprimeve të fushës elektromagnetike. Zemra krijon fushën elektromagnetike ritmike më të fortë dhe më të përhapur në trup.

Komponenti magnetik i zemrës është rreth 500 herë më i fortë se fusha magnetike e trurit dhe mund të zbulohet disa metra larg trupit, kjo fushë e zemrës vepron si një valë bartëse e informacionit që siguron një sinjal sinkron universal për të gjithë trupin.

“Çfarë është Matrix? Është kontrolli. Matrix është një botë ëndrrash e krijuar nga kompjuteri, e krijuar për të na mbajtur nën kontroll, në mënyrë që ta kthejmë njeriun në të [një bateri].”

Matrica është sistemi i përdorur nga forcat aliene që veprojnë në këtë planet, për të përshpejtuar zgjedhjet shpirtërore të çdo individi në Tokë, pa e cënuar vullnetin e tyre të lirë.

Ata përdorin forma tokësore për të jetuar si personazhe mes nesh – të maskuar si njerëz tokësorë – depërtojnë në shoqëri, duke u sjellë tamam si njerëz.

Toka është nën ndërhyrjen e fshehtë të alienëve prej shumë dekadash më parë.

Matrica është një sistem kontrolli i bazuar në leximin e mendjes dhe në manipulimin e gjuhës, në një luftë shpirtërore që zhvillohet në zemrat dhe mendjet e individëve që jetojnë në Tokë.

Matrix gjithashtu mbështetet në teknikat e kontrollit të subkoshiencës që “peshkojnë” nga mendja juaj përgjigjet e parëndësishme për jetën tuaj të zakonshme, që përdoruesit tuaj i njohin mirë. Matrix përdor strukturën e memories njerëzore. Projekton artificialisht imazhe gjatë natës në ëndrrat tuaja, duke manipuluar simbole dhe arketipe. Manipulon – dhe ndonjëherë shtrembëron – vlerat aktuale të shoqërisë (si paraja, suksesi, fama, njohja intelektuale dhe përmbushja profesionale, ndër të tjera) për të krijuar “ëndrra” në mendjen tuaj, që nuk i kishit imagjinuar kurrë se do t’i kishit.

Është një sistem me sa duket i krijuar për të shtypur ndjenjën e vërtetë të Dashurisë nga zemra juaj, në mënyrë që t’ju shtyjë që të “humbni shpirtin”.

Matrix është një sistem që formon një realitetet rreth jush bazuar në emocione, frikë, dëshira, pritshmëri, besime, ndjenja dhe mendime.

Ndërkohë që Dashuria e Vërtetë nuk bazohet në ngjashmëria apo në diferenca mes elementëve.

Jetojmë në kohë eskate, në kohët e fundit të së keqe dhe asgjësimi i së keqes do të ngrejë shumë pluhur dhe do të bëjë shumë zhurmë, por kjo nuk ka pse t’ju frikësojë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveritë e Europës në Alarm: Putin Ndërpreu Furnizimin me Gaz për Gjithë Europën!

Next Story

Pa Skrupuj Bashkëshortja e Zelenskit u Thotë Europianëve "Varfërohuni për Hir të Ukrainës"

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një