Krak Ekonomik: 40 Industri të Metaleve në Europë Deklarojnë Mbylljen për Shkak të Sanksioneve Kundër Rusisë

/

Përshkallëzohen reagimet për shkak të krizës energjitike, industrialistët kërkojnë nga Komisioni Europian të marrë masa emergjente për një dimër, që karakterizohet dimri “jetë a vdekje” për shumë aktivitete sipërmarrëse dhe që mbërriti këtu për shkak të sanksioneve të ndërmarra kundër Rusisë, sanksione që po i kthehen bumerang ekonomisë europiane.

Industritë më të mëdha të metaleve në Europë bëjnë fjallë për një krak ekonomik që po u troket në derë të gjitha vendeve anëtare dhe jo vetëm. Brukseli nga ana tjetër vazhdon të këmbëngulë për sanksionet dhe për çmimin tavan për gazin ndaj Rusisë, si të kenë vënë me qëllim në shënjestër sipërmarrjet dhe të punësuarit në vendet e Bashkimit Europian.

Gjendja është dramatike dhe kolosë në këtë industri si kompania “ArcelorMittal”, kanë vënë “tutjus”në fabrikat e tyre, për shkak të krizës ekonomike, krizë që po prek kryesisht Europën dhe jo Rusinë apo aleatë të tjerë të saj.

Në një letër që e nënshkruan 40 kompani të industrisë së metaleve, theksojnë barën e rëndë ekonomike që ka rënë mbi ta, si dhe presioni i krizës godet ata dhe të punësuarit e tyre. Disa prej tyre do të jenë në prag të falimentimit nëse nuk merren masa të menjëherëshme për ndryshimin e situatës.

Në letrën e tyre industrialistët i përshkruajnë Komisionit 12 raste kompanish të kësaj industrie, që gjatë këtyre ditëve janë mbyllur për shkak të krizës energjitike dhe ekonomike.

Këto mega-sipërmarrje i bëjnë me dije Komisionit se arritja e objektivit të energjisë së gjelbër të BE-së, kërkon rritje të konkurrencës dhe zhvillim të sektorit të metaleve, për të siguruar materialin bazë që nevojitet në kalimin nga energjia e karburanteve në energjinë alternative dhe në ekonominë e gjelbër. Një periudhë tranzitore që kërkon shumë e shumë vite që të implementohet dhe të bëhet sektor i qëndrueshëm i ekonomisë.

“Pa prodhuar metale bazë, metale për bateri dhe aksesorë të tjerë, që kërkojnë sasi të konsiderueshme prodhimi, për të zhvilluar rrjetin e infrastrukturës së objektivit të BE-së, si për shembull në sektorët e prodhimit të makinave elektrike, paneleve diellore, elektrohelikave e të tjera, nuk mund të arrihet objektivi dhe ekonomia në këtë pikë ndodhet në ngërç”, shkruhet në letrën e industrialistëve.

Pa marrë masa të menjëherëshme, në vitin 2023 do të fillojnë të mbyllen, apo edhe të falimentojnë edhe biznese të sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Industrialistët i sugjerojnë Komisionit që një ndër masat që duhet të ndërmarrë është ulja e menjëherëshme e çmimit të energjisë elektrike, mes subvencionesh shtetërore, në mënyrë që të mund të përballohet deri në një farë mase kriza, teksa ekonomia e gjelbër është ende një “ëndërr” e bukur, që mund të ketë të ardhme, por çështja është e tashmja dhe vitet që vijnë.

Kriza ekonomike që po kaplon Europën dëmton tani më jo vetëm fuqinë punëtore, klasën e ulët dhe të mesme të shoqërisë, por edhe biznesim e madh, kompanitë koloso të industrive më të rëndësishme të ekonomisë europiane.

Është momenti kur duket sikur politikanët europianë dhe qytetarët europianë janë në “divorc”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Piramidat e Rusisë dhe Rrjeti i Piramidave në Tokë

Next Story

Shqipëria Ndërpret Marrëdhëniet Diplomatike me Iranin - Mbyll Ambasadën

Latest from Info