Letra e Roger Waters (Pink Floyd) Drejtuar Bashkëshortes së Zelenski, për Luftën

/

Legjendari Roger Waters, anëtar i grupit rock “Pink Floyd”, publikoi një letër të hapur për bashkëshorten e Presidentit Ukrainas V. Zelensky në Facebook. Ai shpreh shqetësimin e tij për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe komenton sesi mund të përfundojë ajo.

“E nderuar zonja Zelenska!

Zemra ime thyhet për ju dhe për të gjitha familjet ukrainase dhe ruse të shkatërruara nga lufta e tmerrshme në Ukrainë. Unë ndodhem në Kansas, SHBA dhe sapo lexova një artikull në BBC, mesa duket i bazuar në intervistën tuaj.

BBC ju citon të thoni: “Nëse mbështetja për Ukrainën është e fortë, kriza do të jetë më e vogël”.

Hmmm? Mendoj se e di se çfarë nënkuptoni me këtë “mbështetje për Ukrainën”.

Nëse me “mbështetje për Ukrainën” nënkupton furnizimin e vazhdueshëm me armëve për ushtrinë e qeverisë së Kievit, atëherë kam frikë se mund të gaboni rëndë.

Hedhja e lëndëve të ndezshme në formën e armëve nuk ka ndihmuar kurrë në përfundimin e një lufte në të kaluarën dhe nuk do të ndihmojë as tani, veçanërisht pasi në këtë rast pjesa më e madhe e karburantit hidhet në zjarr nga Uashingtoni, i cili është në një vend relativisht i sigurtë, larg nga zjarri, por të gjendur atje për shkak se “ata që derdhin naftë” tashmë kanë shprehur interesin e tyre që lufta të vazhdojë sa më gjatë.

Kam frikë se ne, dhe dua të them njerëz si ju dhe unë, që vërtet duan paqen në Ukrainë, njerëz që nuk duan që ju të luftoni deri në jetën e fundit të qytetari ukrainas, dhe ndoshta edhe tek skenari më i keq, deri në humbjen e jetës së fundit njerëzore – nëse, në vend të kësaj, duam të arrijmë një rezultat tjetër, mund të na duhet të gjejmë një mënyrë tjetër dhe kjo mënyrë gjendet tek qëllimet e mira të shprehura kohë më parë nga bashkëshorti juaj.

Po, e kam fjalën për platformën politike me të cilën ai, në mënyrë kaq të lavdërueshme, kandidoi për presidencën e Ukrainës, platformë mes së cilës ai siguroi fitoren e tij historike në zgjedhjet demokratike të 2019ës.

Ai vetë në platformën parazgjedhore dha premtimet e mëposhtme:

  1. Përfundimin e luftës civile në Lindje, vendosjen e paqes në Donbask dhe autonominë e pjesshme të Donetskut dhe Luganskut.

2. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjes të Minskut.

Mund të shpjegohet ky qëndrim me faktin që politika e fushatës së bashkëshortit tuaj nuk i përshtatej fraksioneve të caktuara politike në Kiev dhe se këto fraksione e bindën bashkëshortin tuaj që të ndryshonte rrënjësisht kursin politik, duke injoruar mandatin e popullit.

Fatkeqësisht, bashkëshorti juaj pranoi metoda totalitare, antidemokratike kundër vullnetit të popullit ukrainas, atëherë do të thotë se Ukraina është sunduar nga forcat e nacionalizmit ekstrem, që më parë fshiheshin në mënyrë tinëzare në hije.

Që atëherë ata kanë kaluar të gjitha linjat e kuqe, të përcaktuara dhe të deklaruara qartë nga fqinjët tuaj – Federata Ruse – dhe për këtë arsye, nacionalistët ekstremë e kanë vënë vendin tuaj në rrugën e kësaj lufte shkatërruese.

Unë nuk do të vazhdoj më gjatë.

Nëse e kam gabim, ju lutem më ndihmoni të kuptoj si?

Nëse nuk gabohem, ju lutem më ndihmoni në përpjekjet e mia të sinqerta për të bindur udhëheqësit tanë që të ndalojnë masakrën, një masakër që është vetëm në interes të klasave sunduese dhe nacionalistëve ekstremë – si këtu në Perëndim, ashtu edhe në vendin tuaj të bukur dhe në kurrizin tonë, njerëzve të thjeshtë, si këtu në Perëndim ashtu edhe në Ukrainë, si dhe të njerëzve të thjeshtë kudo në botë.

A nuk do të ishte më mirë të kërkonit përmbushjen e premtimeve të bashkëshortit tuaj në fushatë dhe t’i jepni fund kësaj lufte vdekjeprurëse?

Me dashuri, Roger Waters.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tërheqje Ruse nga Ukraina Lindore: 3 Skenarët

Next Story

Analizë: Amerika në Luftë për Hegjemoni & Rusia për anti-Globalizëm!

Latest from Info