Nostradamus për Mbretëreshën dhe Luftën Botërore

/

A e parashikoi Nostradamus fundin e Monarkisë Britanike pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II?

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në Kalanë Balmoral në Skoci, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Ja një vështrim se çfarë parashikoi Nostradamus.

Nostradamus, një astrolog i famshëm, dikur bëri një profeci për fundin e botës në lidhje me atë që do të ndodhte me familjen mbretërore të Britanisë pasi Mbretëresha të ndahej nga jeta. Mbretëresha Elizabet II, Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq, Britania e Madhe tani ka një Monark të ri, ish-Princin e Uellsit Charles.

Një ditë pas vdekjes së trishtuar të Madhërisë së Saj, parashikimi i Nostradamusit është rishfaqur dhe profecia duket të jetë e tmerrshme.

Në veprat e shkruara të Nostradamusit, “Century 8 Quatrain 97”, botuar në vitin 1555, astrologu i famshëm foli për ndryshimin e “fuqive të mëdha” dhe “Mbretërinë që nuk rritet më”.

“Në fund të luftës, fuqitë e mëdha ndryshojnë. Pranë bregut lindin tre fëmijë të bukur. Shkatërrim për popullin vjen kur këta të jenë në moshë. Ndryshojnë Mbretërinë dhe nuk do e shikoni më që të rritet.”

Si të interpretohet parashikimi i Nostradamus?

Fëmijët, sipas ekspertëve, janë nipërit e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip – princat William, Henry dhe Princesha Beatrice.

Profecia shërben si një paralajmërim se Monarkia Britanike do të ishte e destinuar të përfundonte pas vdekjes së Mbretëreshës dhe, rastësisht, Mbreti i ri Charles III nuk do të mund të mbretërojë gjatë për shkak të moshës së tij madhore, ndërsa pasardhësi i tij Princi William mund ta kthejë kombin në një Republikë, për herë të dytë në historinë e tij.

Kush ishte Nostradamus dhe çfarë parashikoi ai për vitin 2022?

Emri i plotë i astrologut francez të shekullit të 16të Nostradamus ishte Michel de Nostredame. Ndjekësit e tij besojnë se ai parashikoi me saktësi ngritjen e Adolf Hitlerit, fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe Zjarrin e Madh të Londrës në 1666.

Nostradamus gjithashtu, parashikoi bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945, kur shkroi: “Brenda dy qyteteve do të ketë fatkeqësi, të ngjashme me të cilat nuk janë parë kurrë”. Nostradamus parashikoi me saktësi zjarrin që shkatërroi Katedralen Notre Dame në Paris në vitin 2019, si dhe se fluturimi komercial në hapësirë ​​do të bëhej realitet në vitin 2020, një ide që e bëri publike kompania “Space X”.

Nostradamus parashikoi një tronditje të botës për vitin 2022, së bashku me tërmete do të ketë një rënie meteori, do të fillojë një lufte e re botërore dhe se do të ndërrojë jetë një Mbretëreshë, ngjarje që do të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe luftë për pushtet në mbarë botën.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

E Vërteta dhe Gënjeshtra

Next Story

Melankolia e Inteligjencës - Çfarë Dinin në Antikitet

Latest from Info