Ukraina Merr Garanci për Anëtarësim në NATO – Rusia: “Do Ta Shikoni Tokën Të Digjet & Betonet të Shkrijnë!”

Shpejtësi të plotë ka marë “makina” drejt Luftës së Tretë Botërore.

Çfarë parashikon plani i NATOs!

Bota po shkon me shpejtësi të plotë drejt Luftës së Tretë Botërore, pasi Ukraina zbuloi një plan të garancisë së sigurisë, që thotë se vendi do të kërkojë të bëhet anëtar i plotë i NATOs.

Kjo nga ana tjetër – nëse kryhet – do të thotë se Ukraina do të jetë në gjendje të thirret nën nenin e famshëm 5 të Aleancës, për ndihmën e aleatëve nëse një shtet sulmohet. Fakt që bëri që ish Presidentin e Rusisë, Medvedev të shpërthejë në deklarata të forta.

Ish Presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar sërish se propozimet e Ukrainës mund të çojnë në një “luftë të tretë botërore”.

Në një deklaratë të tij, Medvedev vuri në dukje se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të nënkuptonte se anëtarët e tjerë të NATOs do të duhej të ndihmonin në mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Në këtë mënyrë NATO shpreson të dobësojë Moskën, atëherë do të shohë “tokën të digjet dhe betonet të shkrihen”.

Theksojmë se Ukraina prezantoi dje garancitë e sigurisë që i konsideron të nevojshme për vendin, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Plani u prezantua nga Andriy Germak, shefi i Shtabit të Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs Anders Fo Rasmussen, dje në Kiev. Kjo i referohet pajisjeve dhe trajnimit të nevojave ushtarake të Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, për të siguruar që vendi të mund të mbrojë sovranitetin e tij në të ardhmen. Sipas propozimeve të Kievit, disa vende evropiane, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë dhe Turqinë, do të garantojnë sigurinë e Ukrainës, e cila do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO.

Edhe pse Kievi kishte treguar në fillim të pushtimit rus se synonte të braktiste synimin e tij për t’u bashkuar me NATOn, në këmbim të një armëpushimi, Kievi tani thekson se është i interesuar për anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Dokumenti parashikon investime të huaja në bazën ushtarako-industriale të Ukrainës, transferim në shkallë të gjerë të armëve dhe inteligjencës ushtarake, organizimin e ushtrimeve ushtarake në vend me pjesëmarrjen e instruktorëve dhe këshilltarëve të huaj.

Dokumenti thekson gjithashtu se vendet e BE-së duhet të sigurojnë furnizim të përhershëm me armë dhe të ndihmojnë financiarisht Kievin.

Bazuar në paragrafë të të njëjtit dokument, të publikuar nga agjencia ‘Tass’ lexojmë, “Japin garanci sigurie, grupi kryesor i aleatëve që përbëhet nga SHBA, Britania, Kanadaja, Italia, Gjermania, Franca, Australia, Polonia, Vendet Nordike dhe Baltike, Qendrore dhe Evropa Lindore, të cilët do të marrin përsipër angazhime të qarta, për të ofruar kështu garanci për Ukrainën dhe për të punuar së bashku për të promovuar një plan të përbashkët strategjik – që do të quhet ‘Pakti i Sigurisë së Kievit’. Korniza e garancive do të plotësohet me marrëveshje shtesë për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës, me sigurimin e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes kundër raketave”, domethënë në thelb me sigurimin e sistemeve të mëtejshme të pajisjeve nga vendet e NATOs në Ukrainë.

Roli qendror i NATO-s në hartimin e planit.

Drejtori ukrainas i Zyrës së Zelenskit, Andrey Yermak, sqaroi se drafti për garancitë e sigurisë garanton sigurinë e Ukrainës derisa të bëhet anëtare e NATOs dhe është hapi i parë drejt anëtarësimit të vendit në NATO.

“Garancat e sigurisë janë një alternativë e përkohëshme e politikës së Ukrainës për t’u bërë një anëtar 100% i NATOs. Integrimi Euroatlantik ekziston në Kushtetutën tonë dhe padyshim do të ekzistojë përsa kohë që Ukraina nuk është anëtare e NATO-s”, shtoi ai.

Ish Sekretari i përgjithshëm i NATOs dhe kryeministri i Danimarkës Anders Fog Rassmunsen theksoi nga ana e tij se fitorja e Ukrainës në këtë luftë është një prioritet i menjëhershëm.

“Tani për tani, ukrainasit po tregojnë në vijën e parë se me burimet e nevojshme, ata mund ta mposhtin Rusinë në fushën e betejës. Ukrainasit po tregojnë vullnetin e tyre për të luftuar dhe bota demokratike duhet të vazhdojë t’u sigurojë atyre mjetet për luftën e tyre. Kur kjo luftë të përfundojë, ne duhet të garantojmë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të pushtojë më Ukrainën. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që Ukraina të ketë një forcë të rëndësishme ushtarake të aftë për t’iu kundërvënë çdo sulmi të ardhshëm rus”, tha Rassmunsen, duke shtuar se “krijimi dhe mbajtja e një force të tillë kërkon angazhimin e aleatëve të Ukrainës për një periudhë dekadash”.

Rassmunsen tha gjithashtu se teksti i garancive të sigurisë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë Traktati i ardhshëm i Sigurisë së Kievit përfshin dy risi:

Së pari, garantuesit marrin përsipër t’i sigurojnë Ukrainës gjithçka të nevojshme, armë, stërvitje, inteligjencë, industri ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj.

Së dyti, garancitë nuk bazohen në Këshillin e Sigurimit të OKBsë, anëtare e të cilit është Rusia, por vetëm në gjykimin e garantuesve.

Së fundi, sipas Rassmunsen, garancitë e sigurisë dhe traktati i sigurisë kërkojnë përfshirjen e një mekanizëm për të detajuar zbatimin e tij, ku sanksionet kundër Rusisë janë pjesë e këtij traktati.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Papa Kritika Patriarkut të Moskës - Kisha Ruse: "Mos Shtrembëro Ngjarjet!"

Next Story

Suedi: Vjen në Pushtet e Djathta Ekstreme & e Djathta e Qendrës

Latest from Info