Perëndimorët kanë afro një dekadë që kërkojnë fushëbetejën për t’u përplasur me Rusinë, qoftë edhe “by proxy” (mes një tjetri), deri në përshkallëzimin e saj, që më pas të hynin vetë në fushën e betejës. Në vëmendjen e perëndimore për të filluar zbatimin e planit ishin vendet Balltike, Polonia dhe Ukraina, por ja që e gatshme për t’u ofruar ishte kjo e fundit. Dhe historikisht, Ukraina është vendi nga ku perëndimorët kanë ndërmarrë tre herë aksione për shkatërrimin e Rusisë, që në thelb do të ishte copëzim i saj, që prej shekullit të 19të dhe deri më sot. Edhe vetë Hitlerin, në fillimet e marrëzisë së tij, perëndimorët e shtynin drejt përplasjes me Rusinë, mes një sulmi që do t’i bëhej nga Ukraina (këtë thonë një seri dokumentash të deklasifikuar të asaj kohe, të disa vendeve perëndimore).
Është hera e parë që sistemi nuk po del dot nga rrethi vicioz i një krize shumëdimensionale, shumështresore dhe që ka prekur pa përjashtim të gjitha vendet. Jemi në një krizë mes së cilës po ndryshon korrelacioni i pushteteve dhe kjo arrihet vetëm mes armëve të pushteteve, interesat e të cilëve cënohen, ose detyrimisht ndryshojnë. Pushtetet që interesat e tyre duan t’i zgjidhin me armë, pa marrë parasysh trysninë që ushtrohet në masat, mund dhe duhet të rrëzohen nga popujt, por mesa duket, deri më tani, europianët, popujt që e apartojnë këtë Europë, janë thuajse të mpirë.
Europa sot është kontinenti më i prapambetur socio-politikisht, ajo Europë e iluminuar, ajo Europë progresiste, Europa e revolucioneve të mëdha, e lëvizjeve të mëdha demokratike, Europa që luftoi totalitarizmin dhe diktaturat, sot ka një tjetër fizionomi sociale, politike dhe ekonomike, padyshim edhe demografike. Sot të bën përshtypje forma me të cilën po zhytet dhe po mbytet Europa. Udhëheqësit europianë, të zgjedhur apo të emëruar janë individë të paaftë, në pamundësi për t’u përballur me rrethanat dhe ngjarjet. Teksa shikoj fytyrat e këtyre që drejtojnë Europën, shpesh pyes veten nëse janë sociopatë, apo psikopatë dhe ndryshimi mes dy rasteve qëndron tek fakti nëse personi është ose jo koshient i akteve që ndërmerr, apo i veprimeve që kryen.
Këta drejtues janë produkt i depolitizimit të politikës, persona pa asnjë integritet, në krye të vendeve me një histori të gjatë dhe të rëndësishme nga prapa, mund të përmend këtu Suedinë, apo Finlandën. A mund të jetë e mundur që të ketë Gjermania këtë Kancelar që ka sot? Një kancelar që nëse e krahasojmë me Merkel, mund të dënohemi për krahasimin, ose në më të paktën do të ofendonim zonjën Dhorothea Krasner (Merkel).
Këta janë politikanë të tubit, laboratorit, i përgatisin, i brumosin siç duan dhe i pozicionojnë. Këta nuk krahasohen dot me asnjë politikan të së shkuarës, as edhe me diktatorët e Lindjes, për nga niveli gnostik, formimi politik dhe kryesisht ideologjia, fjalë me të cilën politikanët apolitikë të së sotmes nuk kanë asnjë lidhje.
Mund të mendonin amerikanët, për të dalë pak nga Europa, se do të mund të kishin një President si ky që kanë? Kurrësesi! Por ai i duhet sistemit, ky plak matuf dhe me mendje të munguar, që më kujton pleq me sklerozë, me të cilët është e pamundur të komunikosh, një individ që patjetër e mbajnë me medikamente dhe substanca “magjike” që të mund të artikulojë disa fjali në publik, është planetarku i superfuqisë.
Ky matuf, President i SHBA-ve, para disa muajsh teksa kishte mbledhur një grup biznesmenësh amerikanë, u thoshte si pa të keq dhe me buzëqeshje, që në një luftë mund të kemi edhe disa milionë njerëz të vrarë, por është një luftë që më pas na çon një një Rend të Ri gjërash, një Rend ama mbi të cilin ne do të duhet të jemi hegjemonë.
Nëse popujt nuk ndërgjegjësohen dhe nuk kryengrihen, nuk ka për të shpëtuar askush nga ky sistem dhe nga këto plane ogurzeza, që cënojnë vetëm popujt dhe jo drejtuesit e sistemit, as oligarkinë.
A ka mbetur kohë që popujt të ndërgjegjësohen? Megjithëse koha historike ka një tjetër ritëm nga tik-tak-u i orës, ende ka kohë. Nëse nuk do të kishte kohë, nuk do të flisnim më, por ka aq pak kohë, sa duket sikur të mos ketë.
Ekziston edhe një tjetër problem madhor, sistemi i ka ndarë njerëzit në dysh, në ekstreme politike majtas dhe djathtas dhe në njerëz pro vaksinës dhe kundër vaksinës. Prova gjenerale u bë me Covid-19, para luftës që ka nisur. Dhe të përmendim këtu se nga pandemia kompanitë e mëdha fituan 47 trilionë dollarë në dy vite, ngjarje historike.
Kompani që kapitalet e tyre i kanë në bursa, janë vetëm 50 mijë. Një numër shumë i vogël në një botë kaq kaq të madhe, në një treg kaq të madh dhe gjysmën e këtyre kapitaleve i kontrollojnë 10 kompani, kompani të portofolit (Vanguard, Blackrock etj.), kompani që rastis të jenë aksioneret kryesore të kompanive Fizer, Moderna dhe në kompani të tjera të industrisë farmaceutike.
Por sot, me fillimin e luftës dhe nga kapitalizimi i fitimeve kanë humbur 18 trilionë, ndaj dhe duhet të gjejnë patjetër një zgjidhje, si për shembull mes rritjes së inflacionit, sepse inflacioni është një mekanizëm rishpërndarje i të ardhurave dhe i pasurisë në favor të të fuqishmëve në treg dhe fenomeni inflacion shfaqet kur sasi të mëdha parash, koncentrohen, mbidhen në pak duar. Prandaj janë tifozët dhe mbështetësit më të fuqishëm të luftës dhe vazhdimit të saj.
Jetojmë tani më në kohën kur inflacioni, mbiborxhi dhe lufta do të ecin paralelisht. Është pak a shumë një pamje e ngjashme me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sigurisht me mekanizma shumë më të modernizuar dhe të kamufluar, por me një ndryshim të madh, që ka çuditur edhe vetë sistemin, edhe vetë ata që hartojnë planet e veprimit të sistemit, fakti që sesi njerëzit “e hëngrën” ose “hanë” gjithçka që ju serviret, lehtësisht. Në këtë pikë i kemi nxjerrë jashtë parashikimeve. Frikë kishin vetëm reagimin tonë, tani më, pas pandemisë, na njohën plotësisht cilët jemi dhe janë të lumtur që ja kanë arritur me sukses të krijojnë “europianin e ri” që bidet dhe nuk reagon, si dhe kurrë nuk dyshon tek sistemi.
Të krijosh europianë të tillë të pamend dhe indiferentë, naivë dhe të papërgjegjshëm, mos ndoshta është genocid?
I kthehem luftës dhe them se janë amerikanët ata që e nisën, e nxitën, e organizuan, e orkestuan dhe janë ata që do e vazhdojnë këtë luftë, duke e mbështetur atë me të gjitha format, duke përdorur kryesisht Europën. Në maj të vitit 2021, amerikanët i japin gati një projektligj Zelenskit, për futjen në territorin e Ukrainës, qoftë edhe me armë, të Krimesë dhe pamundësinë e vetvendosjes për autonomi. Ky ligj u miratua nga parlamenti ukrainas, për të nxitur Rusinë. Rusisë i mbetej të pranonte tërheqjen nga Krimeja dhe zonat e tjera, ose të pranonte përplasjen. Automatikisht ishte ezauruar rruga e negociatës për zgjidhje paqësore.
Lufta ka filluar dhe kemi një Rusi që ka vënë në dispozicion të luftës 1/10 e ushtrisë, duke patur humbje padyshim, ndërkohë që përballë ka një Ukrainë që deri më tani ka humbur 1/2 e ushtrisë së saj, por që po ndihmohet fuqishëm me ushtarë dhe armë nga Perëdimi dhe NATO, pa harruar të përmendim që afro 5 milionë meshkuj janë larguar nga Ukraina për të mos shkuar në luftë.
Plani fillimisht ishte shkatërrimi i ekonomisë ruse, por këtij qëllimi nuk ja arritën dot, ovjektiv që do të çonte më pas në copëzimin territorial të Rusisë.
Në korrik, në një konferencë të mbajtur nga një ‘Think Tank’ amerikan me emërtimin “Qendra e Studimeve Strategjke” sugjerohej që brenda Rusisë duhet të ekzistojnë 13-14 shtete më vete, brenda territorit pra, të Rusisë së sotme. Ky është plani amerikan dhe është i vjetër, i gjen rrënjëjt në histori që prej viteve 1850. Anglezët dhe amerikanët pas rrënies së Carit e kishin objektiv të parë copëzimin e Rusisë, por ja që Revolucioni Rus e shpëtoi Rusinë, duke zhvedosur vëmendjen dhe objektivin, ndoshta shpëtoi edhe Europën.
Sot, Amerikës i duhet Lufta për të ruajtur hegjemoninë, e nxitur nga politika e saj e brendshme.
Sot, Rusisë i duhet lufta për të ndryshuar balancat dhe qendrat botërore të pushtetit, e nxitur nga politika e jashtme.
Po na çojnë drejt një Lufte që mund të dalë jashtë kontrollit, deri në përdorimin e armëve bërthamore. Shkojmë drejt ndryshimit tërësor të botës, mes barbarizmash. Po ju sjell një fakt, “Atlantic Council”, ‘Think Tank’ pranë NATOs mes drejtuesit të tij (njeri aspak rastësor) thotë se, nuk ka pse të çuditet Perëndimi me një përplasje bërthamore, por të kujdeset për atë sesi do të operohet me të, për të fituar.
Problemi më i madh është se nuk po shfaqet asnjë rrymë apo grupim europian që qëndron kundër luftës. Të gjithë janë të gatshëm për luftë, këtë e ritheksoi edhe dje në Kiev sërish Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, si dhe të gjithë “çirakët” e SHBA-ve në Europë.
Kuptojeni që qendra e sistemit sot pyet veten: Çfarë do të bëjmë me gjithë këta njerëz skarco që kemi krijuar dhe janë bërë shumë? Mbipopullimi i planetit e shqetëson së tepërmi sistemin, për vetë faktin që ne jemi kaq skarco, kot, të pavlefshëm dhe i rëndojmë dheut. Gjithashtu fakti që prodhimi ka nevojë më shumë për teknologjinë, sesa për njeriun, automatikisht jemi të tepërt për ekonominë e sistemit dhe ngarkesë për financat.
Jetojmë në epokën kur:
Njeriu dëmton mjedisin;
Njeriu dëmton ekonominë;
Ndaj njeriu duhet të ushqejë luftën me shifra të konsiderueshme jetësh të humbura, për të shpëtuar sistemin.