Për të parandaluar kolapsin e sistemit energjetik ndërmerren hapa neokomunistë shtetëzimi.
Qeveria gjermane do të rrisë aksionet e saj tek importuesi më i madh europian i gazit natyror, kompania “Uniper” me më shumë se 50%, duke mos përjashtuar mundësinë e një shtetëzimi të plotë, për të parandaluar kolapsin e sistemit energjetik.
Importuesi i gazit “Uniper” po përballet me probleme financiare.
Për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të gazit natyror në treg, grupi me bazë në Dusseldorf u ndje i detyruar të merrte miliarda kredi nga banka shtetërore KfW.
Disa ditë më parë, Agjencia e Lajmeve “Reuters”, duke cituar informacione konfidenciale, raportoi se kompania mund të ketë nevojë për mbështetje të mëtejshme shtetërore dhe tani shteti është gati ta shtetëzojë atë!